Diaspora në tre dekada, remitancat dhe e drejta e votës

E premte, 19 Prill, 2024

Përgjatë tre dekadave të fundit, Diaspora Shqiptare ka luajtur rol kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit.

Si zgjidhje e vetme për problemin e papunësisë, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur emigracionin. Ndërsa nga ana tjetër, dërgesat drejt familjeve në vend kanë zënë një peshë prej 9-15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Emigracioni ka krijuar probleme të mëdha ekonomike, kryesisht me reduktimin e fuqisë punëtore me mbi 1.44 milionë persona dhe duke mbajtur pagat në nivele të ulëta.

Në një intervistë për A2 CNN, ekonomisti Selami Xhepa u shpreh se kontributi në këto tre dekada ka qenë pozitiv. Në këtë mënyrë përfaqësimi i Diasporës në procesin demokratik të vendit bëhet më se i nëvojshëm.

“Gjatë 30 viteve të demokracisë, emigrimi i të papunëve në vecanti, le të themi në vendet kryesisht në tregjet e Europës por edhe në vendet e tjera të botës ka qenë dhe forma kryesore e eksporteve shqiptare. Në këtë kuptim, të ardhurat që ka patur ekonomia e vendit nga transfertat e tyre, nga transfertat e emigrantëve, ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, në vecanti për zbutjen e problemit të varfërisë në vend. Me kalimin e viteve, duke grumbulluar ekspertizë, duke krijuar lidhje me tregun apo industritë në vendet ku ata kanë qenë të emigruar, kanë krijuar biznese të reja në Shqipëri dhe sot ato janë gjithashtu biznesmenë shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm,”- u shpreh eksperti Xhepa.

Xhepa vijon më tej duke thënë se e drejta e votës i jep një kërkesë më të madhe për llogarie komunitetit shqiptar që jeton jashtë vendit, për problematikat që ata hasin, ku dhe duhet ndërhyrja e shtetit shqiptar.

“Veprimtaritë konsullore, shërbimet e tjera që shteti shqiptar është i detyruar që të kryejë në favor të tyre, mbrojtjen e të drejtave të tyre për në tregun e punës, nga mosdiskriminimi, njohja e vjetërsisë së pensionet e sidomos për individët të cilët kanë punuar një periudhë relativisht të gjatë kohe dhe mund të mbartin pension të tyre, qoftë në vendin ku rrinë apo në vendin e tyre mëmë. Kështu që ka një mori të madhe shërbimesh që publiku ose komuniteti i emigrantëve mund t’i shohë të arrira më fort, të përfaqësuara më mirë në qoftë se ato do të kishin gjithashtu një të drejtë vote, ”- vijon ai.

Referuar të dhënave të INSTAT, emigrantët hezitojnë të kthehen në atdhe pasi nuk kanë besim tek institucionet shtetërore.

Pa kapërcimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, remitancat do të vijojnë të përdoren për konsum nga familjet.