“Νeurolinguistika”, nervozizmi gjuhësor dhe komunikimi në një vend të huaj

E martë, 16 Prill, 2024

Të gjithë flasim por nuk dinë se gjuha është një armë me katër presa. Vetëm nga e folura mund të kuptosh çfarë mund ta kesh dikë në jetë, a mund të jesh me këtë njeri.

Ka njerëz e folura e të cilëve na relakson, na gëzon, na nervozon, ose na shkakton inat të paparë.

Ky fenomen quhet: Nervozizmi gjuhësor.

Zëri i dikujt që është tingull dhe jo fjalë, prek neurozat e trurit tonë dhe shkakton diçka që është o pozitive o negative. Kur kjo mbarset edhe me fjalë lind një inat i madh, deri në urrejtje.

Ndonëse përpiqemi të jemi me këta njerëz, është e kotë, është reaksion natyror që nuk është në dorën tonë dhe vetëm keq i bëjmë atij dhe vetes. Largohuni.

“Nuk e duroj dot kur flet” është shprehja e thjeshtësuar që përdorin njerëzit për rastin lart.

Ky fenomen nervor është shumë i studiuar pasi lidhet me aftësinë superlative të njeriut që është e folura.

Bebet nuk flasin. Nga mënyra si nervozohen kur diçka i shqetëson, mënyra si qajnë, kuptojmë saktë “fjalët” që na thonë.

Kur një fëmijë fatkeqësisht nuk do flasë dot, kuptohet nga prindërit nga mënyra se si përpiqet kur vjen ora për të folur dhe nuk mundet. I adresohen pediatrit për këtë te vërtetë të hidhur.

Ka njerëz që flasin me një nervozizëm të paparë. Këta nuk mund të jenë kurrë mësues, edukatorë, pedagogë.

Një test për nervozizmin gjuhësor nxjerr se ka vokale shume të larta që shkaktojnë efekt negativ tek te miturit.

Kur shkoni në një shtet që nuk dini gjuhën fenomeni i pare i keq me të cilin përballeni është ky.

Emigrantët e vuajnë për një kohë të gjatë këtë dëm neurozë, derisa të mësojnë dialogun e përditshëm.

Mbaj mend veten në ato fillime që njerëzit qeshnin, unë nuk kuptoja fjalët dhe qaja nga mërzia, ose me saktë nga inati.

Moskuptimi i një gjuhe na çon deri në agresivitet. Mendojmë se të huajt tallen me ne.

Mosnjohja e mirë e gjuhës amtare, kategorinë analfabete të popullit e bën agresive.

Ata shprehen për inteligjenten se: ”Kush merret me këtë që flet me fjalë të mëdha, i duket vetja sikur çfarë është”. Kanë një mani refuzimi të njerëzve që kanë pushtet.

“Ironia thyen kockat”. Është një nocion gjuhe që përdoret nga inteligjentët që dinë mijëra labirinte të gjuhës.

Ata vetëm flasin, por mjetet gjuhësore që përdorin të kanë thyer në mes.

Ata nuk përdorin kurrë fjalë fyese, por të kanë fyer keq. Këtë armë e përdorin punonjësit e administratave të cilët arrijnë të të dëbojnë nga institucioni.

Spikeret e lajmeve zgjidhen me kritere të larta gjuhësore dhe kryesisht të jenë të qeta në zë dhe sigurisht edhe në fizionomi.

Njerëzit që vuajnë nga neuroza gjuhësore kanë pamje jo të mirë, pasi muskujt e fytyrës ju sforcohen shpesh nga inati që nuk dinë të komunikojnë, me rezultat t’ju deformohen tiparet.

Kur shikojmë dikë që na pëlqen virtualisht mezi presim ti dëgjojmë zerin. Pasi ja dëgjojmë shprehemi: ”Sa mirë, fytyra jote përputhet me zërin!”.

Zëri i dikujt na krijon kujtesë akustike ndaj ata që veçojmë në jetë zërin e tyre se harrojmë kurrë.

Personat që janë përdorues të fjalës publike duhet të zgjidhen me zë të ëmbël, melodioz dhe jo nervoz pasi shkaktojnë mëri publike deri në revoltë.

Gjuha Shqipe është bazike, gjoksore, e ngrohtë, e thellë, pa zanore ulëritëse. Kur e flasin persona që imitojnë gjuhën angleze që është thjeshtë gjuhë-mjet se “e di” dhe kompjuteri, njerëzit nuk futen në të thella por thonë: ”Ça thotë kjo mo vëlla”? Shqip flet por nuk e kuptojnë pasi ndërron intonacionin e gjuhës dhe fjalëve shqip ju vë diksion italian ose anglez.

Njerëzve si unë që ushtrojnë Interpretimin Stimulant në Konferenca të Nivelit të Lartë, ku fjala është më e rëndë se vetë ndërtesa ku bëhet, pra dëgjohet me shume vëmendje, ju bëhet “Testi i Ngrohtësisë së Zërit”. Nuk lejohet që të jesh çjerrëse dhe një personalitet të dëgjojë me ore të tëra përkthime shumë të rëndësishme. Ata nuk të njohin si fizionomi, por si zë. Menjëherë nëse ju shkakton nervozizëm kërkojnë ndërrimin e personit që është të kabina e përkthimit, pa dashur të të bëjnë keq ty si person, por thjesht se nuk mund të përqendrohen nga zëri jot.

Nervozizmi gjuhësor është lëndë akademike. E detyruar të jepet si lëndë në Degët e Filozofisë dhe Shkencës Gjuhësore. Po nuk e kalove nuk merr diplomë.

Fjalët i dimë, mënyra si do flasim është ajo që mëson në universitet.