Ylfete Fanaj, zyrtarisht Presidentja e parë shqiptare e Parlamentit të Lucernës

E premte, 29 Mars, 2024

Ylfete Fanaj ka marrë zyrtarisht sot postin e Presidentes në Parlamentin e Lucernës

Me 3925 vota, ajo fitoi të drejtën të përfaqësojë elektoratin dhe partinë e saj në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.

Në këtë proces ka përfaqësuar Partinë Socialdemokrate të qytetit të Lucernit. Gjatë kohës që të pranishmit në sallë po uronin shqiptaren për postin e ri të saj, këngëtarja zvicerane doli në skenë dhe interpretoi këngën e njohur arbëreshe “Moj e bukura More”, veprim që i sinkronizuar me emocionet e Ylfetes, solli duartrokitjet e sallës.

Po ashtu, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post të rëndësishëm, artisti i njohur shqiptaro-zviceran Samedin Asllani, i dorëzoi një pikturë në shenjë simbolike për arritjen e saj.

Pozicionimi i saj në postin e ri, vjen pasi një vit më parë ajo u zgjodh nënkryetare e këtij parlamenti.

Sapo mori detyrën e re, ajo bëri edhe një falenderim në rrjete sociale dhe ndau për ndjekësit e saj disa momente nga ceremonia.

Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë.

Ylfete Fanaj u vendos në Zvicër në vitin 1991 në moshën 9-vjeçare. Në vitin 2007 zgjidhet në asamblenë e qytetit të Lucernës, ku është edhe kosovarja e parë që përfshihet në këtë organizëm.

Me këtë përvojë të re në politikë, Ylfete Fanaj kthehet në një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.

Brenda pak kohësh dhe si pasojë e një pune me shumë pasion, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane.