Intervista / Një libër për “Shqiptarët e harruar në Turqi”

E shtunë, 15 Mars, 2025

Historia e shqiptarëve në Turqi është padyshim një pjesë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Të vendosur në periudha të ndryshme kohore komunitete shqiptare aty shpesh kanë ruajtur kulturën dhe traditat e vendlindjes, por një pjesë edhe i janë dorëzuar asimilimit. Kamil Bitis sjell në një libër historitë e tyre. Nisur nga hulumtimet, por pasuruar më së shumti me intervistat që ai ka bërë në familjet e vjetra shqiptare në Turqi.

Z. Bitis si lindi ideja për të shkruar librin “Shqiptarët e Harruar në Turqi”?

Për shqiptarët e Turqisë pothuaj nuk kishte asnjë libër deri më tani. Unë kam bërë vizita në shume qytete të Turqisë dhe jam takuar me shqiptarët e këtyre qyteteve. Në të shumtën e rasteve këto vizita i kam postuar në median sociale.

Disa miq më thane së mirë po bën që po i poston por do të ishte më mirë nëse i shkruan në një libër. Pastaj erdhi koha e pandemisë dhe thash që më në fund ta shkruaj këtë libër.

Ku nisën kërkimet fillimisht?

Ky libër nuk është një libër akademik ndoshta sicc mendohet. Janë grumbullimet e librave që kam lexuar dhe informacione që kam marrë nga takimet që kam pasur me shqiptarët e Turqisë deri më tani. Në libëra jam bazuar për kohën e Perandorisë Romake Lindore (Bizantine), kohën e Perandorisë Osmane dhe Turqisë moderne dhe vazhdon deri në ditët tona. Kuptohet që kemi të dhëna historike për shpërngulje. Por më së shumti do të ketë të dhëna të dokumentuara se ku jetojnë shqiptarët e sidomos nëpër ato vende kur nuk është ditur deri më tani.

Cili është synimi i këtij libri?

Synimi im është që të tregoj sa më shumë për shqiptarët e Turqisë dhe në disa raste edhe shkakun e këtyre shpërnguljeve. Psh. Në botën shqiptare për okupimin e trojeve shqiptare fajësohet Perandoria Osmane. Por para disa ditësh ka qenë përvjetori i fillimit të Kongresit të Berlinit ku në këtë kongres haptas dihet sa fajtori kryesor për okupimin e trojeve shqiptare nga fqinjët kanë qenë shtetet perëndimore dhe sidomos Rusia. Në kete kongres udhëheqësi i kongresit gjermani Oto von Bismark në mënyrë të vrazhdë thotë “Nuk egziston kombi shqiptar”.

Çfarë historish përmban? Çfarë të dhënash? Ka histori të ndryshme. Për shpërngulje, të dhëna historike, për shqiptarët që jetojnë nëpër qytete të ndryshme të Turqisë, intervista me shqiptarët nga vende të ndryshme, foto me intervistuesit, etj. Në libër kam edhe një intervistë me një shqiptar Hunzak të Afganistanit, shqiptarë që janë shpërngulur në kohën e Aleksandrit të Madh para 2.500 vitesh. Ky Hunzak është student në Turqi.

Kur datojnë historitë më të hershme? 

Libri fillon ku flitet për kohën e Perandorisë Romake Lindore. Por janë disa faqe. Ku kemi edhe fotone të Kishës se Shën Sofisë e cila është ndërtuar nga një perandor shqiptar i Perandorisë Romake.

Sipas të dhënave që keni sa shqiptarë janë aktualisht në Turqi, po në Ankara? Numër të saktë të shqiptarëve në Turqi nuk ka sepse regjistrimi i popullsisë në Turqi nuk behet mbi baza kombëtare-etnicitetit. Bëhet sikurse në shtetet perëndimore.

 Ju prej vitesh drejtoni një qendër kulturore shqiptare. Çfarë përfshin programi i kësaj qendre?

Unë nga fundi i Nëntorit të vitit 2012 deri në Tetor 2018 kam qenë ushtrues i detyrës si drejtor i Qëndrës Kulturore të Kosovës e cila është qendra e parë që e ka hapur Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Këtu ju ofroni mësime të gjuhës shqipe për fëmijë dhe të rritur. Ku e keni vënë re interesin me te madh?  

Kurset nuk i kemi të ndara për fëmije apo për të rritur, por me shumë interesim tregojnë të rriturit. Kam pasur kursant në moshën 77 vjeç.

Sa nxënës keni në klasat e gjuhës shqipe?

Të them të drejtën në fillim vijnë shumë dhe klasa me vështirësi i nxë. Por me kalimin e kohës numri bie. Mësimi i gjuhës shqipe është i veshtirë dhe kjo ndikon për vijimin e kurseve. Në anën tjetër mësimi i gjuhës do vullnet dhe durim. Ata që nuk i kanë këto me kalimin e kohës e lënë kursin. Kam disa grupe të gjuhës, mund të them se gjithë janë rreth 30-40  kursantë në Qendrën Kulturore të Kosovës. Unë jap kurs edhe në një shoqatë tjetër dhe në universitetin publik “Yıldız Teknik Üniversitesi”. Edhe në Qendrën Kulturore të Kosovës edhe në shoqatë edhe në universitet mësimet i jap vullnetarisht, pa pagese.

Cilat janë institucionet apo klasat e tjera ku mësohet gjuhë shqipe.

Katedra e Albanologjisë është hapur rreth 10 vite më parë në universitetin “Trakya Üniversitesi” në qytetin Edirne të Turqise. Kurse kursi i parë i gjuhës shqipe ka filluar në vitin 1993 në “Shoqatën Vëllazëria Turko-Shqiptare”. Por të them të vërtetën nuk ka pasur aq interesim. Pastaj komuna  Bayrampaşa në Stamboll ka hapur kursin e gjuhës shqipe dhe me hapjen e Qendrës Kulturore të Kosovës më 23 Shkurt 2013 kursi i gjuhës shqipe ka filluar me datën 29 Prill 2013.

Sot në disa qytete të Turqisë sicc janë Stambolli, Ankaraja, Izmiri kemi kurse të gjuhës shqipe. Në vitin shkollor 2017/2018 në shkollat shtetërore të Turqisë gjuha shqipe është pranuar si lëndë me zgjedhje. Kam pasur fatin që mësimin e parë ta jap unë si i ftuar në fillimin e mësimit. Në anën tjetër unë jap edhe në internet kursin e gjuhës shqipe që mund të ndiqet 24 ore falas kudo në botë.

Sot shqiptarët  e Turqisë janë shumë të shpërndarë, jo vetëm nëpër qytetet e mëdha urbane si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, por edhe nëpër fshatra të largëta të Anadollit në dy anët e gadishullit turk, si në brigjet e Detit te Zi ashtu edhe në atë te Egjeut. Dallojnë këta shqiptarë nga njëri-tjetri, qoftë edhe për sa i takon mënyrës së të jetuarit, zakonet që ruajnë?

Ata shqiptarë që janë shpërngulur dhe jetojnë nëpër fshatra gjuhën e kanë ruajtur më shumë sepse kanë qenë si familje të mbyllura. Nga mëngjesi deri në mbrëmje anëtarët e familjes kane kaluar tërë ditën së bashku. Të rinjtë nuk janë larguar nga fshati kështu që e kane ruajtur gjuhën. Kurse ata që janë shpërngulur nëpër qytete më shpejt e kanë harruar gjuhën për shkak se kanë jetuar të përzier, kanë hyrë nëpër punë dha ditën kanë qenë në pune kurse në mbremje me familje. Dmth shumë pak kanë folur shqip dhe me kalimin e kohës kanë harruar gjuhën. Nëse flasim për tradita tani në gjithë boten traditat kane ndryshuar duke u modernizuar. Sot sa ruhen traditat shqiptare në Shqipëri apo në Kosovë? Pothuajse fare nuk ruhen. Modernizimi ka bërë të vetën në gjithë botën. Nuk ka mbetur tradita askund në botë!

Prej sa vitesh jetoni dhe punoni në Stamboll, Turqi?

Në Turqi jemi shpërngulur në vitin 1964. Shkollën fillore dhe të mesme e kam mbaruar në Stamboll kurse të lartën në Kosovë.

Komuniteti shqiptar në Stamboll, sa i bashkuar është? 

Nëse e shikojmë anën e plotë të gotës mund të flasim pozitivisht që jemi të organizuar. Por nëse e shikojmë anën e zbrazët nuk jemi sa duhet të orginizuar. Në fillim dmth. kur janë shpërngulur kanë qenë më të bashkuar sepse kanë pasur nevojë për njeri-tjetrin. Me ngritjen nga ana ekonomike njerëzit po fillojnë të mos ndiejnë nevojë për njeri-tjetrin dhe po fillon largimi.  Sipas potencialit që kemi në Turqi unë nuk jam i kënaqur nga organizimi. Mund jemi shumë më të fuqishëm sepse kemi të gjitha mundësitë ekonomike, politike, intelektuale, etj. Na mungon vetëm veprimi jo si individ por si kolektiv. Veprimet kolektive në shqiptarëve na mungojnë, në gjithë boten por edhe në trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, etj

.

Ju faleminderit për interesimin që keni treguar për shqiptarët e Turqisë. I përshendes të gjithë lexuesit e gazetës “Diaspora Shqiptare”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.