Abdurahim Ashiku, publicisti që ka nderuar emigracionin…

E martë, 23 Prill, 2024

Emigracioni shqiptar në Greqi ka qenë shumë i shthurur, kaotik. Kush e ka përjetuar vërshimin e shqiptarëve drejt vendit fqinj pas vitit 1991, nuk mund ta harrojë atë turmën e pafundme që kalonte përditë kufirin e të dy vendeve, atë turmë mjerane që shkonte drejt shpresës, pa pasur asnjë shpresë reale.

Në fillim vërshuan të rinjtë meshkuj e femra me një bindje dhe optimizëm utopik se përtej kufirit do të gjendej mirëqenia dhe lumturia, por më tej kalonin familje të tëra që ecnin drejt së panjohurës, duke braktisur vendin e tyre, shtëpinë, atë katandi që kishin, madje shumë prej tyre sapo kalonin kufirin grisnin dhe dokumentet përkatëse ose hidhnin tutje në plehra ato pak plaçka që kishin me vete me bindje se në vendin e huaj do të gjenin gjithçka sa më të mirë, sikur dikush tua kishte garantuar këtë, sidomos punë, veshje, ushqim dhe së fundi strehim. Sigurish asgjë nga këto nuk gjetën me lehtësi, as ua dhuroi kush. Shpresat se mund t’i ndihmonte shteti i vendit fqinj u harruan shpejt dhe ikanakët e shumtë u detyruan të përballonin vetë jetesën dhe kjo me sakrifica të pashembullta, sidomos për vitet e para.

Domosdo nuk duhet harruar se populli grek bëri ç’ishte e mundur. Ose më mirë sa kishte mundësi tu jepte punë, bukë, veshmbathje dhe strehim të ardhurve të paftuar.
Megjithatë nuk ishin të paktë ata që humbën gjithçka, akoma dhe jetën, por kush pyeste për jetën e shqiptarëve aso kohe? Ashtu si nuk mund të mos përmendim rastet e shumta të shfrytëzimit të emigrantëve të pafuqishëm dhe të paligjshëm, nga punëdhënësit vendas. Nga ky kaos dhe babëzi shqiptare, për t’u pasuruar, lindi në mes tyre trafikimi i drogës dhe një plagë më e rëndë, e prostitucionit, gjëra të panjohura për shqiptarin deri atëherë.Mjerisht këto dukuri nuk janë shuar akoma dhe sot, madje janë më te theksuara se kurrë.

Si ishte e natyrshme në mes tyre kaluan kufirin dhe shumë intelektualë shqiptarë të cilët regjimi i ri demokratik i kishte lënë pa punë. Disa nga këta u detyruan të largoheshin për tu shpëtuar kërcënimeve të pushtetarëve të rinj që donin të hakmerreshin për çdo kundërshtim ndaj masave të tyre katastrofike gjoja për hir të demokratizimit të vendit, kur ishte e qartë se ata që po na bënin demokracinë ishin vetë ish komunistët të cilët, si grisën teserën e partisë, u vet shpallën demokratë të kulluar. Ndaj këtyre dukurive regresive disa gazetarë që kishin akoma mundësi të shkruanin në ndonjë gazetë, i’u kundërvunë, por nuk vonoi të jenë në shënjestër të “pushtetarëve” të rinj që kishin hedhur parullën famëkeqe “Erdhi dita jonë!” Një nga këta gazetarë ishte dhe gazetari i njohur Abdurahim Ashiku.

Kur në vitin 1996 erdhi në Athinë Abdurahim Ashiku, kishte filluar njëfarë lëvizje e intelektualëve shqiptarë që të organizoheshin në shoqata dhe, kryesorja të botonin ndonjë gazetë në gjuhën amtare. Për kohën që flasim ishte shumë e vështirë si për njërën ashtu dhe për të dytën. Në mes tyre ishte dhe i porsaardhuri ynë Abdurahimi, i cili me gjithë vështirësitë ekonomike familjare që kalonte ngaqë akoma nuk ishte ambientuar me jetën e emigrantit dhe kur dihej se krahu i punës shqiptar ishte kudo dhe shumë i lirë për vendasit, por çfarë mund të bënte Abdurahimi i cili, megjithëse kishte dhe profesionin e agronomit, nuk ishte mësuar me punë krahu në ndërtim?

Fillimisht pra u punësua dhe mbështeti familjen, djali i madh Altini dhe djali i vogël 14 vjeçar Indriti (i cili më vonë do të bëhet një specialist i elektronikës bashkëkohëse). Megjithatë A. Ashiku u aktivizua që nga ditët e para në emigracion në lëvizjet e intelektualëve dhe aktivistëve të tjerë për ngritjen e shoqatave dhe për botimin e gazetave. Ai nuk pushoi asnjëherë të mos jetë në ballë të shtypit shqiptar të Athinës. Në gazetat shqiptare që u botuan këtu (dhe ishin shumë : “Vëllazërimi”, “Emigranti”, “ Shekulli 21”, “E vërteta” “Tribuna”, “Intervista”, “Gazeta e Athinës”, dhe më vonë “Plus Gazeta e Athinës” dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet) shkrimet e Ashikut i gjen kudo dhe gjithnjë pa asnjë shpërblim.

Por A. Ashiku nuk u kufizua më kaq. Përpjekjet e tij më të mëdha u drejtuan ndaj shkollimi shqip të fëmijëve të emigrantëve. Ngaherë ai shkruante për nevojën e madhe të mësimit të gjuhës amtare për fëmijët e emigrantëve. Duke pasur shoqen e tij të jetës, Natashën, arsimtare ai i u vu me mish e me shpirt, pa kursyer as lodhjen as edhe shpenzimet (nga të ardhurat e pakta që kishte nga puna që bënte si ai dhe Natasha) arsimimit të fëmijëve shqiptarë në Greqi. Kudo që ndërmerrej ndonjë përpjekje për hapjen e ndonjë shkollë modeste të gjuhës shqipe ai do të vraponte ta shikonte me sytë e tij, të fotografonte mësues e nxënës, të merrte intervista dhe ti pasqyronte në gazetat ku bashkëpunonte në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Zvicër, Londër etj. Por nuk i mjaftonin gazetat që ishin dhe janë të përkohshme. Vendosi ti ngrinte në libra e ti fuste edhe në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Greqisë, të Shqipërisë, të Kosovës e të vendlindjes së tij, Dibrës. Botoi librin e pare ku pasqyroi me jetë emigracioni njerëz të punës e të përkushtimit qytetar që bënë emër në Greqi me titullin “NJERËZ QË I DUA”.

Më tej ai iu përkushtua mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtare shqiptarë në Greqi, mësim që filloi më 7 mars 2001 në Selanik për të vazhduar më tej me dokumentimin e nismës së madhe në Athinë, Volos, Patra, Korinth, Kallabaka, etj.

“RILINDËSIT E KOHËS SONË” (Tiranë 2008 Botimet M&B) titullohet libri i parë, emër i huazuar nga një bisedë me Dritëroin e madh të letrave shqipe, libër në të cilin me dokumente e fotografi jepen hapat e parë të nismës për gjuhën shqipe në Greqi, me vende dhe emra realë.
“SHKOLLA SHQIPTARE E ATHINËS” (Tiranë 2009 Botimet M&B) vjen shpejt, vetëm një vit pas të parës, libër kushtuar Shkollës Shqiptare të Athinës, pioniere e mësimit shqip të kompjuterit dhe shkollimit shqip të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Athinë, shkollë që vazhdon edhe sot me rreth 100 nxënës në vit, shkollë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të mjekut dhe specialistit të informatikës Lorenc Koka tash me punë dhe banim në Kanada.
“SHKOLLA SHQIPE E SELANIKUT” (Tiranë 2014 Botimet M&B) vjen me 21 mësues në Selanik dhe periferi të tij, me mbi njëmijë nxënës që nga hapi i parë i saj, 7 mars 2001, që dhanë dhe morën mësime për ta lexuar, shkruar e kënduar gjuhën shqipe.
“DASHMIR ZAÇE NJË RILINDËS I KOHËS SONË (Tiranë 2017 Botimet M&B) është i katërti në radhë për dokumentimin e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, kësaj radhe me fokus Dashmir Zaçen, mësuesin e parë të shkollimit shqip të fëmijëve në Greqi, njeriun që më 7 mars 2001 hapi epokën e mësimit shqip të fëmijëve emigrantë në Greqi. Libri është një portret i gjallë i jetës dhe i veprimtarisë së Dashit si mësues në vendlindje e emigracion, si një njeri i dashuruar me gjuhën shqipe, një atdhetari të përkushtuar, të një krijuesi letrar e mbledhësi të vlerave kombëtare në trevën e Përmetit.
Libri, botuar pas ikjes është një homazh për mësuesit, këta “Rilindës çudi” siç i quan në nëntitull Abdurahim Ashiku.Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi, në katër librat e Abdurahim Ashikut, ka një volum prej më se dy mijë faqe dhe rreth shtatëqind fotografi e dokumente që i japin vërtetësi të gjerë penës së tij.

Të shtatë librat, përfshi edhe librin e tij dashuri e madhe për vendlindjen: ”PO DIBRËS! JO SKAVICËS!” si bosht kanë “Njerëz që i dua”, që siç thotë autori pa dashtë, pa dashuruar, nuk punon pena.

Të gjitha këto u përballuan nga vetë familja, e cila menjimend duhet admiruar.
Megjithatë deri sot askush nuk ishte kujtuar të nderonte këtë njeri të sakrificave kombëtare, kur nga organet shqiptare, sidomos nga presidenca janë dekoruar e nderuar njerëz që kanë punuar shumë më pak për vendin e shqiponjave. Disa here kisha shprehur brengosjen time se si ishte e mundur që ky atdhetar i palodhur po kalonte pa u dukur, pa u përmendur, madje në harresë…

U gëzova shumë kur më “lajmëruan” se Ambasada shqiptare në Athinë do të organizonte një mbrëmje për të nderuar gazetarin Abdurahim Ashiku. Megjithëse kam disa vite që jam tërhequr nga aktivitete të tilla, madje ambasadorja e tanishme shqiptare është i vetmi ambasador që nuk e kam njohur (kam njohur të gjithë ambasadorët shqiptarë që nga Lik Seiti deri tek Minarolli e Dervishi!) nuk ishte e mundur të mungoja në një mbrëmje ku do të nderohej miku im i mirë Abdurahim Ashiku. U mblodhën shumë njerëz për të nderuar Duron, si e quajnë shumë prej tyre, dhe të gjithë folën me nderim të thellë dhe me mirënjohje ndaj tij. Kryetari i shoqatës shqiptare në Athinë e nderoi me një çmim mirënjohës kurse ambasadori me një fjalë të shkurtër falënderoi gazetarin dhe publicistin e shquar. Sigurisht folën dhe ish bashkëpunëtorë të tij, si ishte ish kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi Jovan Mëhilli i cili ngriti në qiell, me të drejtë, aktivitetin publicistik dhe shoqëror të Abdurahim Ashikut.
Gazetari Abdurahim Ashiku atë mbrëmje prezantoi veten me një gjini tjetër të veprimtarisë së tij, me një skenar kushtuar mësueses Vera Shkurti, mësuese që u jepte mësim shqip fëmijëve në dy ishuj të Greqisë, në Tinos dhe Siros, një bashkëpunim me kinooperatorin dhe gazetarin Arian Melonashi, filmi “Vera-mësuese në dy ishuj”
Duke e mbyllur dua të theksoj se pa punën e palodhshme të Abdurahim Ashikut ne nuk do t’i kishim njohur as ato as dhe punën e tyre për mësimin e gjuhës amtare në stere dhe ishujt e Greqisë.
Prandaj falënderojmë për këtë mikun tonë Abdurahim Ashiku.
Ashtu si e falënderojmë për gjithçka ka bërë deri sot për të mirën e Kombit Arbëror.