Programi “Code for Albania”, një nga nismat ambicioze në mbështetje të rinisë shqiptare hapi edhe këtë vit aplikimet për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë.
Programi i krijuar nga Diaspora shqiptare në Silicon Valley, vjen në bashkëpunim me organizatën amerikane Code.X.
Në të mësohet kodim dhe mendim kritik me instruktorë amerikanë dhe shqiptarë.
Organizatorët e programit “Code for Albania” dhe Alfa Plan i gjetëm në një orë leksioni të kodimit me profesoren Erisa Terolli, e cila jepte një leksion online Instituti Max Plan në Sarbruken të Gjermanisë për afro 70 nxënës dhe studentë, që e ndiqnin atë drejtpërdrejt përmes kompjuterit, shkruan Zëri i Amerikës.
Ajo po u shpjegonte nxënësve të ardhshëm të Programit “Code for Albania”, bazat e programimit.
Sivjet programi mori formatin e një kampi veror online.
“Projekti për orën e kodimit Code for Albania e nisi më 10 dhjetor dhe u zhvillua në 10 shkolla 9-vjecare në Tiranë, deri sa pandemia i mbylli shkollat dhe gjithë program kaloi online. Kampi veror i një viti më parë me profesorë amerikanë për dy javë, sivjet ia ka lënë vendin një kampi veror online dhe regjistrimet për këtë nismë sfiduese sapo filluan” – thotë profesori i inxhinierisë kompjuterike, Enea Mançellari.
Rrjeti koduesve në Shqipëri ëshë zgjeruar me të rinj të kthyer nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nga to është edhe ekspertja e zhvillimit ekonomik Zerina Bruci. Ajo u kthye në Shqipëri pas një punësimi në Sillicon Valley në fushën e zhvillimit kompjuterik.
“Rrjeti i diasporës që na mbështet, tashmë po përhapet nga SilIcon Valley drejt Europës. Code for Albania u ka bërë thirrje diasporës shqiptare, bizneseve, shoqatave, institucioneve publike e shkollave që t’i bashkohen kësaj nisme, sepse ky është casti i duhur për të investuar tek tek aftësimi i të rinjve, që do ta zhvillojnë Shqipërinë në të ardhmen” – u shpreh ekspertja Bruci.
“Code for Albania” ka për qëllim që pas 10 vjetësh Shqipëria të ketë mbi 100 mijë kodues, duke u pozicionuar në hartën e revolucionit të katërt teknologjik.
Programi “Code for Albania” është një nga nismat më ambicioze në mbështetje të rinisë shqiptare.