Kanada/ Ana Golja: Si më frymëzoi stërgjyshja ime shqiptare për të bërë një film

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Publiku shqiptar do të dëgjonte për herë të parë për Ana Goljan në vitin 2018, kur artistja shqiptaro-kanadeze do të ngjitje në skenën e Pallatit të Kongreseve për të prezantuar në krah të Viktor Zhustit Festivalin e 57-të të Këngës në RTSH. Pak kush e dinte që ajo ishte një artiste e afirmuar në Kanada. Pjesë e një prej serialeve më të njohur për adoleshente si aktore, me një album muzikor si këngëtare dhe me pjesëmarrje të panumërta në eventet artistike.

Ndonëse e lindur në Kanada, Ana Golja gjithmonë ka pasur një lidhje me vendin e origjinës, teksa arrinte majat e suksesit në serialin “Degrassi”, dhe shndërrohej në idhullin e  adoleshenteve kanadezë dhe amerikane, ishte e pranishme edhe në takimet e komunitetit të vogël shqiptar, organizuar në Toronto nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze.

Po me të njëjtën thjeshtësi Ana u ngjit edhe në skenën shqiptare, ku foli me një shqipe të rrjedhshme të mësuar falë dashurisë për vendlindjen e prindërve.

Për gazetën “Diaspora Shqiptare” ajo rrëfen për projektin e fundit kinematografik dhe marrëdhëniet e saj me Shqipërinë.

Keni luajtur role të ndryshme në disa filma kanadezë, ndërsa në filmin e fundit “The Cuban”, pos si aktore, jeni edhe producente. Sa ka qenë ndryshe puna me këtë film krahasuar me të kaluarit?

Po kam qenë me fat që kam pasur role të ndryshme si aktore, por sigurisht “The Cuban” ishte ndryshe. Si aktore, je e përgatitur, shkon në skenë, dhe ke orar të caktuar. Si produciente, koha e punës është shumë më e gjatë. Ky film më mori rreth katër vjet. Edhe gjatë xhirimit duhej të punoja para dhe mbrapa xhirimit. Gjithashtu, nganjëherë, duhet të hiqja kapelen e aktores dhe të veja kapelen e producientes, kështu që stresi ishte shumë me e madhe.

Si producente e filmit “The Cuban” keni fituar dy çmime në Festivalin e Filmit Kanadez (Canadian Film Fest) për “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”. Pse mendoni që u zgjodhën pikërisht këto kategori?

Filmi ka fituar edhe çmimin e jurisë dhe “People’s Choice Aëard” në Los Angeles dhe “Best Cinematography” në Ëhistler. Në radhë të parë, është ngjarje shumë e bukur, tema e kohës, e realizuar bukur, muzika e bukur dhe ajo që është e rëndësishme të theksohet është se filmi u xhirua me “lense antike”. Unë mendoj që të gjitha këto krijuan një art të bukur, atë çfarë kërkon një film i arrirë artistikisht.

Përpos punës profesionale, ju gjithmonë keni qenë aktive edhe në komunitetin shqiptar në Kanada. Ju mbaj mend si e re duke prezentuar në aktivitetet e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos.  Çfarë do të mbetet në kujtesën tuaj nga kjo?

Për mua, të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate, dhe të gjitha ngjarjet shqiptare këtu kanë vlerë të veçantë. Për t’u përgjigjur konkretisht në pyetjen tuaj mund të them se më kanë lënë mbresa dy ngjarje të veçanta; simbolika e “Shtëpisë së Shqiptarit” e projektuar nga kjo shoqatë para disa vitesh, pra nisja e procedurave për ndërtimin e një qendre komunitare shqiptare në Toronto dhe Koncerti për  Mbledhjen e Fondeve për të varfërit në Shqipëri.

Çfarë mund të na thoni për prejardhjen tuaj? Nga vijnë prindërit? Kur kanë ardhur nga Shqipëria në Kanada?

Të dy prindërit e mi janë nga Tirana. Dua ta theksoj se të dyja familjet e tyre kanë vuajtur nga komunizmi, nërsa mami im është rritur në internim. Ata kanë ardhur në Kanada në janar të vitit 1991, pra pas rënies së komunizmit atje dhe pas hapjes së Shqipërisë.

Keni udhëtuar për herë të parë në Shqipëri më 2018. Si u ndjetë kur e patë për herë të parë tokën shqiptare? 

Kisha shumë emocione dhe kjo për dy arsye: e para, sepse më kishin folur prindërit dhe e dyta, sepse kisha shumë kohë që doja të shkoja në Shqipëri. Kur zbrita, u ndjeva si kur e njihja vendin. Gjatë gjithë vizitës sime atje kam kaluar siç është më së miri.

Në të njejtën kohë ne Tiranë keni prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, që është ndër ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Shqipëri. Po aty keni kënduar edhe një këngë. Si u ndjeve para publikut shqiptar? Si të pritën shqiptarët? 

Unë them që më pritën shumë mirë. Publiku shqiptar ka shumë jetë!

I kthehemi edhe njëherë filmit “The Cuban”, ku mesazhi kryesor i tij është t’i respektojmë pleqtë. Gjithandej nëpër intervista e thoni se frymëzim për këtë film është stërgjyshja jote. Çfarë mesazhi të ka dhënë stërgjyshja ty, e çfarë do na jepje ti neve? 

Po, stërgjyshja ishte frymëzimi. Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe  të kujdesemi sa më shumë për ta.

Para disa vitesh keni lancuar albumin tuaj të parë muzikor të quajtur “Epilogue”. A e ka arritur albumi pritshmërinë tuaj?

Albumi arriti qëllimin, dhe solli mesazhin që unë doja të percillja.

Në Toronto, ka disa vite që Shoqata e Filmit Shqiptar (Albanian Film Association) shfaq filma me tematikë shqiptare. A i keni përcjellur? Në këtë kontekst sa e përillni industrinë e filmit shqiptar?

Fatkeqësisht, unë nuk kam qenë në aktivitetet e kësaj shoqata asnjëherë. Por sigurisht, do mundohem ta ndjek nëqoftëse jam këtu dhe kam kohë.

Këngetaret shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha pos paraqitjeve nëpër botë, here pas here e bëjnë edhe nga një paraqitje “patriotike” në Shqipëri e Kosovë. Kur do të perfermojë Ana Golja në atdheun e të parëve të saj?

Edhe unë e bëra më 2018 edhe për passion, por edhe për kombin shqipptar. Megjithatë, po të më ftojnë, do shkoj me kënaqësi!

Në fund një pyetje personale; filmi apo muzika? Cilin nga këto e doni më shumë

Kjo është sikur të zgjedh fëmijën e preferuar. Unë i dua të dyja shumë!

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 