70 vjet Teatri Korçës, një muze për trashëgiminë e tij kulturore

E premte, 29 Mars, 2024

Një nga institucionet më të rëndësishme artistike në Korçë, është padyshim edhe teatri i këtij qyteti.

22 qershori i këtij viti ka shënuar 70 vjetorin e krijimit të teatrit në qytetin juglindor. Bashkia e Korçës, ndau ditën e sotme foto-dëshmi të historikut të tij 70-vjeçar teksa shpreh mirënjohjen në këtë ditë të madhe të artit korçar për të gjithë artistët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionist në jug të Shqipërisë.

Veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapsirë. Kjo veprimtari më parë zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë “Otello” e cila u luajt rreth vitit 1890. Përndryshe teatri i qytetit në Korçë ka qenë dhe mbetet si gurrë e pashtershme e teatrit në kryeqytet, në Tiranë.

Si gurthemel i teatrit merret drama e parë “Përmbysja” me regji të Sokrat Mios, e shfaqur në Korçën e pas Luftë së dytë botërore.

Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve ’60, me vendim të Ministrisë së Kulturës, u vendos zgjerimi i veprimtarisë së teatrit në shfaqje të estradës dhe për shfaqje kukullash.

Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë amatorë.

Pas ndërrimit të sistemit shtetëror, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarinë, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godinë e kulturës në të cilën zhvillonin aktivitete e tyre. Këto aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës edhe u kurorëzuan me Festivalin e Teatrove të Komedive “Ballkan 2000”.