Supersticioni i Stefan Cvajgut për aktorin e madh shqiptar Aleksander Moisiun

E premte, 29 Mars, 2024

Ka qenë pikërisht pikëtakimi i aktorit të famshëm Josef Kainz me aktorin e ri Aleksandër Moisi, në shfaqjen e komedisë Tartufi, që lançoi karrierën artistike të këtij djaloshi të ri që vinte nga brigjet e Adriatikut. Ishte Kainz që e ndihmoi të shkonte në Pragë dhe të interpretonte në trupën e teatrit gjerman të Pragës “Neuves Deutsches Theater”. Kainz kishte parë në sytë dhe zërin e aktorit të ri, gjeniun e ardhshëm të teatrit të ardhshëm. Por Kainz do të vdiste mjerisht një vit më vonë dhe nuk do ta shikonte me sytë e tij ngjitjen e lavdishme të Moisiut në skenën e teatrit europian dhe botëror.

Ishte viti 1910, kur Kainz ishte kthyer nga një turne dhe Cvajg (Zweig) kishte shkuar ta takonte në “Hôtel Sacher”, ku banonte aktori i madh i “Burgtheater”. Cvajg kishte shkruar një dramë që të interpretohej posaçërisht nga aktori më i shquar gjerman i asaj kohe dhe tani donte të bisedonte me të. Kur e kërkoi në hotel, i thanë se nga turneu teatral ai ishte kthyer tepër i sëmurë dhe e kishin çuar menjëherë në spital. “Të nesërmen ai u operua nga kanceri”, – kujtonte Cvajg. Ai kishte rendur menjëherë që ta takonte në spital dhe në shtrat, ndeshi vështrimin e trishtë të aktorit. “Vallë Zoti, do të më lerë që të mund të interpretoj dramën tënde? – i kishte pëshpëritur Josef Kainz. Disa javë më pas, Cvajg shoqëronte arkivolin e tij në varreza.

Më vonë, me vdekjen e Kainz, aktori që zuri lavdinë e tij si aktori më i mirë i teatrit gjerman ishte pikërisht Aleksandër Moisiu. Pas tre vjetëve që qëndroi në Pragë, ku interpretoi rolet e tij të famshme në vepra si “Edipi mbret”, “Romeo dhe Zhuljeta”, e shumë role të tjera të teatrit të kohës, Moisiu u kthye pranë “Burgtheater”, të cilin atë kohë e drejtonte Max Reinhardt. Por një aktor tjetër do të vdiste pa arritur të luante dramën e tij: ky ishte Matkowsky, një tjetër aktor i dëgjuar i teatrit. Që nga ajo kohë, Cvajg u dëshpërua rreth të ardhmes se tij si dramaturg dhe u bë një njeri supersticioz.

Megjithatë drejtori i një teatri i kërkoi një dramë për trupën e tij dhe Cvajg e shkroi. Ishte drama “Shtëpia buzë detit”. Kur drejtori i paraqiti listën e aktorëve që do të luanin, ai u gëzua që nuk kishte ndonjë emër shumë të njohur, çka e qetetësoi shpirtin e tij. Por 15 ditë para se të fillonin provat drejtori i teatrit vdiq. Megjithatë, Cvajg vazhdoi te shkruante për teatrin dhe dramat e tij “Jeremie” dhe “Valpone” kishin korrur një sukses ndërkombëtar. Në vitin 1931, kur mbaroi dramën e re “Qengji i të varfërit” (L’Agneau du pauvre), Cvajg mori një letër nga miku i tij Aleksandër Moisi, i cili i kërkonte t’i rezervonte atij rolin kryesor. Por duke qenë se Moisiu ishte aktori më i madh i kohës, Cvajg u tremb dhe nuk deshi që Moisiu ta merrte atë rol, edhe pse e dinte që më mirë se ai askush tjetër nuk mund ta interpretonte.

Dhe ashtu bëri: ai refuzoi që atë rol ta luante Moisiu, duke menduar se kjo gjë mund të sillte vdekjen e aktorit dhe njëkohësisht mikut të tij. Ai nuk mund të harronte fatin që kishin patur më parë Kainz dhe Matkowsky me rolet e tij. «Me një aftësi tërheqëse të jashtëzakonshme, inteligjent dhe i gjallë në skenë dhe që dinte të komunikonte aq bukur sharmin e tij personal, unë nuk mund të kisha një interpret aq ideal sa Moisiu», – shkruante Cvajg në atë kohë, – pra për miqësinë që kisha me të dhe nisur nga supersticioni im, unë e refuzova atë perfeksion të skenës së teatrit gjerman».

Ndërkohë Cvajg vazhdonte udhëtimet e tij nëpër Europë, duke besuar gjithnjë në krijimin e një komuniteti shpirtëror e artistik europian, ku artistët ta ndjenin veten si në shtëpinë e tyre kudo që të ishin: në Paris, Londër, Berlin, Romë, Vjenë, Pragë, etj. Por ardhja e nazizmit në fuqi, zgjedhja e Hitlerit si kancelar i ri i Gjermanisë, «Nata e kristalit» me pogromet anti-semite dhe djegja e librave të tij në oborret e universiteteve gjermane nga nazistët, i thyen ëndrrat e Cvajgut për krijimin e një Europe të re të kulturës. Europiani i madh u detyrua të largohet nga Gjermania bashkë me të dashurën apo sekretaren e tij, anglezen Charlotte Altmann, me të cilën kur shkoi gjatë luftës në Brazil, në dëshpërimin më të madh për tragjedinë e Europës ai vrau veten bashkë me të, në një hotel të Brazilit. Sidoqoftë, disa vite para kësaj tragjedie personale, Cvajg shkruante romanet e tij dhe udhëtonte midis Parisit, Italisë dhe Vjenës.

«Në vitin 1935 isha në Zyrih, – kujtonte ai në librin e tij «Bota e së djeshmes», – dhe mora një telegram nga Milano, dërguar nga Moisiu. Më njoftonte se do të vinte po atë mbrëmje në Zyrih për të më takuar, duke mu lutur që ta prisja. Çudi mendova me vete. Cfarë ka urgjente për të thënë? Tani s’kam shkruar ndonjë dramë të re dhe prej vitesh jam larguar nga teatri. Por sigurisht, atë njeri të dashur e të përzemërt do ta prisja. Duke zbritur nga vagoni ai nxitoi drejt meje. U përqafuam fort, «alla italiane» dhe në veturën që na mori, me padurimin e tij të zakonshëm, ai më kërkoi se ç’mund të bëja për të.

Kishte një kërkesë të madhe ndaj meje. Pirandelo i kishte bërë një nder të madh, duke i besuar atij një dramë të re që po shkruante Nuk i dihet kurrë (Non si sa mai), jo vetëm që ta interpretonte, por edhe që shfaqja premierë për herë të parë të bëhej në teatrin e Vjenës dhe në gjuhen gjermane. Ishte hera e parë që një mjeshtër i tillë italian i jepte një prioritet veprës së tij që më parë të luhej jashtë Italisë. Madje këtë s’do ta bënte kurrë as për Parisin. Por Pirandelo, i cili nuk donte që gjatë përkthimit të humbiste karakteri muzikor dhe harmonik i dramës të tij përkthimi në gjermanisht të mos bëhej nga një përkthyes i zakonshëm por ai kishte shprehur dëshirën të bëhej nga unë meqë e njihte dijen time për gjuhën e tij.

Pirandelo kishte hezituar të më kërkonte drejtpërdrejt këtë gjë dhe të humbisja kohën time me përkthimin, por ishte vetë Moisiu që e kishte marrë përsipër të më jepte dorëshkrimin e Pirandelos. Sigurisht, prej vitesh, përkthimi nuk ishte më një punë imja Por unë e adhuroja Pirandelon, me të cilin isha takuar shpesh dhe s’mund ta zhgënjeja, duke e refuzuar këtë dëshirë. Nga ana tjetër, ishte një gëzim që t’i dëshmoja mikut tim të afërt një shprehje tjetër miqësie. Për një apo dy javë unë i braktisa punët e mia dhe pak më vonë drama e përkthyer nga unë u njoftua nga Teatri i Vjenës për premierën e ardhme ndërkombëtare, që me sa dukej, nisur nga ana politike do t’i jepej një lloj solemniteti. Pirandelo kishte premtuar se do të ishte i pranishëm dhe meqë atëherë Musolini hiqej si mbrojtësi i Austrisë, e gjithë klasa politike austriake me kancelarin në krye, kishin njoftuar gjithashtu se do të ishin në shfaqje. Kjo premierë duhej të ishte njëkohësisht një demonstrim publik i miqësisë austro-italiane (në realitet i protektoratit italian mbi Austrinë).

Rastësisht unë u ndodha në Vjenë ato ditë kur do të fillonin provat teatrale. Gëzohesha që do të takoja Pirandelon dhe madje isha kureshtar të dëgjoja fjalët e përkthimit tim nën diksionin muzikor të Moisiut. Por e njëjta ngjarje u përsërit si një çerek shekulli më parë, me një analogji fantomatike. Kur një mëngjes të bukur hapa gazetën, mësova se Moisiu kishte ardhur nga Zvicra me një grip tepër të fortë dhe se provat duhej të shtyheshin për shkak të sëmundjes së tij. “Një grip”, mendova, s’do të jetë diçka tepër e rëndësishme. Por zemra po më rrihte fort kur po afrohesha drejt “Grand Hôtel”, ku do të shikoja mikun tim të sëmurë. – Lëvduar Zotit! – i thoja vetes, për t’u siguruar që nuk është në “Hôtel Sacher”, si dikur Kainz, i cili banonte aty.

Mu shfaq menjëherë kujtimi i vizitës time tek Kainz dhe kjo më rrënqethi. Dhe ja, të njëjtat rrethana po përsëriteshin në një interval kohe me aktorin më të madh të asaj kohe, Moisi. Por unë nuk arrita ta shoh Moisiun, pasi ethet e kishin çuar në delir. Dy ditë më vonë unë u gjenda, ashtu si dhe dikur me Kainz, para arkivolit të Moisiut, në vend që ta shikoja atë në provat e përgatitjes së shfaqjes…”

Vdekja e papritur e Moisiut i prishi gjithë planet e teatrit të Vjenës. Gruan e tij Johanna Terwin e la të tronditur humbja e burrit të saj të mrekullueshëm atje në Lugano. Moisiu prehej tani në Marcote. Kritika botërore ngrinte lart kontributin e tij në skenën botërore të teatrit. Mesazhet e ngushëllimit vinin nga e gjithë bota artistike. Pirandello u trishtua jashtë mase, po kështu dhe çifti Pia Cambo dhe aktorja e famshme Wanda Capodalia si dhe në veçanti Stefan Cvajg, i cili më së fundi kuptoi se një force e çuditëshme kishte përcaktuar që dramat e tij asnjëherë nuk do t’i luanin aktorët e mëdhenj, për çka dhe mendoi se nuk do të shkruante më për teatrin. Në universitetin e Milanos ai do të fliste për madhështinë aktoriale të aktorit Moisiu dhe rolet e famshme të tij si Hamleti, Fedja, Jedernann-i, Fausti e të tjerë që mbetën maja të teatrit të kohës. Megjithatë një fat tjetër do ta ndiqte Cvajgun, akoma më tragjik. Në vitin 1942 pas bredhjeve nëpër Europë dhe vdekjes së trishtë të nënës së tij në shtëpinë e tyre në Salzburg, bashkë me gruan e tij Charlotte ata i dhanë fund jetës së tyre. Bota e ngërthyer në luftë kishte shijen e hirit të vdekjes.

Nga Luan Rama / Americaneye