Të mësojmë të jetojmë së bashku, vendas dhe të huaj

E enjte, 18 Prill, 2024

Në fakt këtë titull e huazova nga një projekt i disa viteve më parë në Gjermani, pjesë e të cilit isha edhe unë. Qëllimi: “Të tregojmë së pari se shoqëria e imigrimit është fakt dhe si i tillë duhet njohur e pranuar; se ajo paraqet një shans në rast se trajtohet siç duhet”. Imigracioni afatgjatë me një rritje galopante është në Gjermani më i fortë se në çdo vend tjetër të industrializuar. Kush lë atdheun e tij për të gjetur një jetë më të mirë jashtë, merr gjithnjë e më shpesh rrugën drejt Gjermanisë.

Sipas statistikave zyrtare, në Gjermani jetojnë kaq shumë të huaj sa kurrë më parë. Gati 11 milionë njerëz që nuk kanë pashaportë gjermane jetojnë në Gjermani. Në krahasim me vitin 1990 numri i të huajve  në Gjermani është rritur nga 6,7% në më shumë se13%.  Një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të të huajve është edhe të ardhurit nga vendet anëtare të reja në BE si: Rumania, Polonia, Bullgaria. Shumë evropianë tashmë po i braktisin vendet e tyre të lindjes. Vendin e parë e zënë turqit, pastaj vijnë polakët, sirianët, italianët, rumunët, kroatët, grekët, bullgarët. Vetëm në vitin 2018 janë regjistruar 538 mijë të huaj (refugjatë) që kanë kërkuar mbrojtje në vendet e BE-së, 60 % e të cilëve në Gjermani. Në pesë vitet e fundit edhe numri i shqiptarëve është rritur shumë.

Të gjithë jemi dëshmitarë që qytetarë nga Evropa Lindore pas viteve ’90-të u larguan për të jetuar në vendet e BE-së. Edhe pas viteve 2012-2017 pati një fluks të madh refugjatësh nga vendet arabe dhe Ballkani. Kështu shtetet kombëtare të Evropës Perëndimore, duan apo s’duan, janë bërë e po bëhen gjithnjë e më multikulturore, që nuk mund të integrojnë e aq më pak të asimilojnë atë çka vërshon drejt tyre. Po qe se kjo është e vërtetë, atëherë këto shtete duhet ta përballojnë në një mënyrë të ndershme dhe me dinjitet njerëzor. Duhet të kujdesen që konfliktet të sheshohen, diskriminimi të pengohet dhe që format e ndryshme të jetës ta respektojnë njëra-tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për raportin e vendësve me të huajt, por edhe për konfliktet e të huajve mes njëri-tjetrit. Dhe brenda këtyre grupeve të popullsisë ka minoranca të vogla agresive, që e kanë në dorë nëse mbizotëron paqe apo plasin bomba.

Qëkurse ekziston një kulturë evropiane, sjellja ndaj të huajve vlen si kriter etik. Vetë “Dhiata e Vjetër” mëson se i huaji duhet respektuar, i duhet ardhur në ndihmë, duhet pranuar dhe i duhet bërë vend. Por ajo, natyrisht, nënkupton se ekzistojnë vendës dhe të huaj, pra njerëz që janë në shtëpi, në qytetin apo fshatin e tyre dhe të huaj që, ndoshta, të dëbuar ose në kërkim të një jete më të mirë dhe një atdheu të ri, trokasin në derën e vendësve. Në rast se qëndrojnë, gjejnë strehë dhe punë, atëherë fëmijët e tyre janë më pak të huaj, madje do të ndihen si vendës. Kjo ka ndodhur shpesh edhe në historinë e popullit gjerman. Para njëqind vjetësh erdhën në zonën e Ruhrit turma minatorësh polakë dhe, djemtë e tyre: Shepan, Urban, Kucora ose Tibulksi u treguan bashkëkombësve të tyre të rinj se si luhet futboll në ndeshjet e “Shalke 04”. Të huajt u kthyen në vendës.

Shoqëria multikulturore nënkupton diçka tjetër: që të huajt mbeten në vazhdimësi të kufizuar, ngulin këmbë në gjuhën, zakonet dhe vlerësimet e tyre, dhe i përdorin ato përherë e, në rast nevoje, kundër vendësve ose emigrantëve të tjerë. Shoqëria multikulturore, po t’i shkosh në thelb, nuk njeh vendës dhe të huaj, nuk njeh kulturë që vendos kritere për jetën e përbashkët. Një demokraci e pjekur siç është ajo në Gjermani mund të durojë mjaft larmi kulturore dhe gjuhësore, por jo ama kultura të veçanta, të ndara prej njëra-tjetrës, madje të pozicionuara kundër njëra-tjetrës. Politika demokratike ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm, pra edhe emigrantë, të cilët janë në gjendje të përfytyrojnë se ata dhe fëmijët e tyre do të bëhen qytetarë të tillë.

Te këta qytetarë të Gjermanisë bëjnë pjesë edhe ata njerëz që kanë lindur në Kurdistan apo Afrikën Perëndimore, në Siri apo Irak, në Kosovë apo Marok, në  Afganistan apo në Shqipëri, nga një kulturë tjetër, me një tjetër ngjyrë ose tjetër fe nga ajo e pjesës më të madhe të vendësve.
Dhe ata duhet ta dëshirojnë një gjë të tillë. Gjermania aktualisht po punon intensivisht si t’ia dalë mbanë migrantëve që mbërrijnë çdo ditë në Gjermani. Bashkëjetesa multikulturore dhe integrimi i emigrantëve nuk bëhen vetvetiu por kërkojnë gadishmëri të vullnetit të përbashkët të të gjitha palëve. Kështu shoqëria shumicë nuk duhet të injorojë të ashtuquajturën shoqëri paralele, duke mos e përfillur dhe mos diskutuar apo edhe duke mos e vënë në dispozicion funksionimin e saj.

Nëse shoqëritë perëndimore fokusohen vërtet në përpjekjet për integrimin e emigrantëve, atëherë mund të zvogëlohet izolimi social dhe kulturor i tyre. Kjo nuk është detyrë e vogël, sepse kërkon tolerancë dhe ballafaqim të hapur me probleme që dalin me njerëz të ngjyrës tjetër, besimit dhe gjuhës tjetër Në plan afatgjatë,  pritet që refugjatët ta mbështesin veten. Pavarësisht nga vendi prej ku vijnë, të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re në Gjermani duhet të përdorin të gjitha aftësitë e tyre dhe të gjithë kapacitetin që kanë për të fituar jetesën e tyre. Ai i cili për një kohë afatgjatë dëshiron të jetojë në një vend të huaj, ai duhet t’a tejkalojë faktin e të qenurit “i huaj”. Dhe kjo mund të arrihet me ane të vullnetit për të njohur dhe kuptuar këtë vend më mirë dhe që dëshmon përpjekje për t’u integruar.