Kanada / Artistja shqiptare: Racizmi është një çështje që na prek të gjithëve

E enjte, 25 Prill, 2024

Tema e racizmit ka përfshirë shumë njerëz të njohur dhe jo në mbarë botën, një pjesë e tyre kanë preferuar të ndajnë me publikun dhe përvojat personale. Edhe artistja shqiptare Tringa Rexhepi e cila jeton dhe krijon në Kanada ka rrëfyer përvojën e saj personale me shpresën se do të ndikojë në sensibilizimin ndaj kësa çështjeje.

Ajo ka folur për mbi racizmin, por jo vetëm, duke e konkretizuar me përvojën e Kosovës dhe detyrimin e komunitetit për solidaritet.

“Shqiptarët kosovarë kanë mbijetuar nga persekutimi dhe genocidi, dhe ata që erdhën në Kanada si refugjatë kanë pasur mundësinë të ndërtojnë jetë të reja në shtëpinë tonë të adoptuar.

Megjithëse shpëtuam nga persekutimi racor dhe fetar, ne ende paragjykohemi nga ngjyra e lëkurës sonë. Si një person me tipare të çelëta, flokë bionde dhe sy të gjelbër, kam dëgjuar një version të “oh, ti që vjen nga një vend musliman? Por ti dukesh kaq normale”. Dhe për shkak se dukesha “normale” isha trajtuar më mirë sesa miqtë e mi me ngjyrë.

Unë kam qenë dëshmitare e një nënkuptimi të racizmit dhe një ‘ne përballë mentalitetit të tyre’.  Të gjithë kemi lindur në sisteme raciste, por është përgjegjësia jonë t’i çmontojmë ato. Lëvizja “Black Lives Matter” për mua ka të bëjë me sfidimin e gjërave që gjyshërit dhe prindërit tanë mund të kenë thënë dhe besuar pa diskutim.

Është koha për veprim, dhe jo vetëm për empati: shkruani deputetëve tuaj lokalë, nënshkruajni peticione, dhuroni biznesit të personave me ngjyrë. Shqiptarët kosovarë janë pozicionuar në mënyrë unike për të qenë të fuqishëm, aleatë empatikë duke konsideruar se vendi ynë ishte persekutuar vetëm dymbëdhjetë vjet më parë duke luftuar kundër përndjekjes.

Një citim që kam lexuar së fundmi nga Desmond Tutu thoshte: “Nëse jeni neutral në situata padrejtësie, ju keni zgjedhur anën e shtypësit”. Nëse e gjithë bota ishte neutrale në 1999 kur mijëra shqiptarë kosovarë u vranë në duart e forcave të kriminelit të luftës së Sllobodan Milosoviç, unë mund të mos isha këtu sot. Kjo është një nga arsyet që unë zgjedh të mos qëndroj asnjanëse në padrejtësinë me të cilën përballen njerëzit me ngjyrë çdo ditë në duart e policisë në Amerikë, Kanada dhe në mbarë botën. Një botë me drejtësi dhe nëse ka drejtësi do të ishte një botë më paqësore. Kështu, nuk mund të ketë paqe derisa të ketë drejtësi.

Në vitin 1999, kur Tringa ishte vetëm 8-vjeç ajo emigroi së bashku me prindërit e saj në Halifax, Kanada si refugjate e ikur nga lufta që po zhvillohej në Kosovë. Shumë shpejt u integrua në shoqëri ku mori pjesë në evente kulturore dhe studio në shkollat më të mira të artit në Nju Jork dhe Kanada.