SHBA / Mjeku shqiptar: Sa e rrezikuar është popullsia gjatë procesit të rihapjes

E enjte, 25 Prill, 2024

Dr. Gani Abazi, Magjistër i Shëndetit Publik, Universiteti i Harvardit tregon rrezikun përballë të cilit gjendet bota aktualisht, për masat dhe kujdesin për rihapje dhe kthim në normalitet, lehtësimin e masave parandaluese dhe për kujdesin e shtuar të qytetarëve në betejën ndaj Covid-19.

Covid-19 si kërcënim global

Sipas Qendrës për Shkencat e Sistemeve dhe Inxhinierisë së Universitetit të John’s Hopkins, sot në botë janë mbi 7 900 000 të infektuar dhe mbi 430 000 të vdekur nga Korona Virusi SARS-COV2 dhe sëmundja e COVID-19. Mirëpo, numri i rasteve ditore i të infektuarve është duke pësuar rënie të dukshme në shumë vende, dhe shumë shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, janë duke marrë hapat e parë të hapjes së zhbollkimit të qarkullimit dhe hapjes së aktiviteteve ekonomike. Megjithatë, duke marrë parasysh që virusi është akoma i pranishëm në shumë vende dhe komunitete dhe akoma janë duke u paraqitur raste të reja, duhet të kihet shumë kujdes që lehtësimi i masave parandaluese të mos bëhet shpejt, mirëpo në koordinim të ngushtë me institucionet e shëndetit publik.

Covid-19, a do ketë valë të dytë?

Nëse do të bëhet një rihapje e koordinuar dhe e kujdesshme, mund të parandalohet një vale e dytë e pandemisë me. Mund të ketë rritje sporadike të rasteve të infeksioneve, mirëpo shumë virologë nga institucione të shumta thonë që një valë e dytë nuk është e paevitueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të mos ngutet në procesin e rihapjes, dhe të mos ngutet në heqjen e masave parandaluese të shpërndarjes së infeksionit, si distancimi social, mbajtja e maskave të fytyrës dhe dezinfektimi i sipërfaqeve lehtë të kontaminueshme që mund të përhapin infeksionin. Në të ardhmen parashikohet që përpos terapisë Remdesivir, që tani për momentin është terapia e vetme e treguar pjesërisht efektive ndaj Korona Virusit (në Amerikë është tani STANDARD OF CARE), të zhvillohen edhe terapi të tjera antivirale që mund të jenë më efektive kundër Korona Virusit sesa Remdesivir. Gjithashtu, është duke u punuar shumë në zhvillimin e një vaksine efikase kundër Corona virusit, SARS-COV2.

Vaksina, dritë në fund të tunelit?

Procesi i zhvillimit të vaksinës është një proces që në kushte normale merr kohë, pasi që vaksina duhet të jetë efikase në stimulimin e mbrojtjes adekuate imunologjike kundër virusit, vaksina duhet të jetë e sigurt dhe të mos ketë efekte anësore për pacientin dhe vaksina duhet të jetë në gjendje të prodhohet në masë, për miliona njerëz, me nje çmim të përballueshem. Ka disa lloje të vaksinave, mirëpo në përgjithësi procesi konsiston në përpunimin e virusit, ose pjesë të virusit, në atë formë që virusi e humb patogjenitetin (mundësinë që të shkaktojë sëmundje), mirëpo e ruan imunogjenitetin (vetitë e tij që të stimulojë mbrojtjen imune të organizmit të njeriut). Zhvillimi i vaksinës është një proces shumë delikat dhe i ndërlikuar, i cili e kërkon kohën e duhur si proces. Shfaqja e Korona Virusit SARS – COV2 dhe sëmundjes së COVID-19 nuk është teori konspiracion dhe është tërësisht brenda kufijëve të asaj çka është natyralisht e mundur në evolucionin e viruseve dhe në të dhënat historike të shfaqjeve të pandemive të ngjashme në të kaluarën. Duke marrë parasysh që bota ka afër 8 milionë njerëz të infektuar dhe afër një gjysëm milioni të vdekur nga kjo sëmundje, gjithmonë duke u bazuar në të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins, kjo pandemi duhet të merret me seriozitetin më të madh të mundshëm, me fokus në parandalimin e përhapjes së infeksionit, në kujdesin shëndetësor për personat e infektuar, në implementimin e masave dhe sugjerimeve nga ekspertët e shëndetit publik dhe institucionet përkatëse, si dhe në zhvillimin e terapisë dhe vaksinës efikase kundër këtij virusi. Ndërkohë që kjo pandemi ka ndikuar në shumë aspekte të jetës së qytetarëve tanë, në aktivitetet sociale, ekonomike, edukative dhe arsimore, janë paraqitur shumë teori të ndryshme në raport me pandeminë. Unë i lutem lexuesve tuaj që të e marrin në konsideratë që shumica e teorive të ndryshme që qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta dhe ata duhet të dëgjojnë profesionistët shëndetësor dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe institucionet e shtetit. Dielli