Arbëresh / Publikohet dorëshkrimi i rrallë i Dhimitër Kamardës

E enjte, 18 Prill, 2024

Arbëreshi Francesco S. Marchianò, studiuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe ka publikuar një botim të rrallë të Dhimitër Kamardës.

Botimi ngjan me një fletore që mban mbi koopertinë titullin, “A Dora d’Istria gli Albanesi”. Kjo vepër është botuar në vitin 1870 nën kujdesin personal të Kamardës.

Teksti lavdërues i është dedikuar princeshës me prejardhje shqiptare që emri i vërtetë i së cilës është Elena Gjika. Në brendësi të tij përfshihen poezi të Zef de Radës, Jeronim de Radës, Zef Serembes, F. A. Santorit, Zef dhe Dhimitër Kamardës.

Dhimitër Kamarda (1821-1882) ishte gjuhëtar e atdhetar arbëresh, botues i folklorit, me formim shkencor edhe në fushën e gjuhësisë indoevropiane.

Vepra e tij kryesore, “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe”, është vepra e parë shkencore nga një studiues shqiptar, i cili trajton faktet e gjuhës shqipe në planin historik-krahasues.

Vepra ka një leksik të pasur e të përpiktë nga gjuha shqipe dhe një varg vëzhgimesh për gramatikën dhe për etimologjinë e shqipes.

Kamarda dha një kontribut të rëndësishëm duke botuar në vitin 1869 “Alfabetin e përgjithshëm të shqipes”.

Po ashtu, ai la në dorëshkrim një gramatikë shqipe.