Arbëreshët…krijuesit e atdheut të humbur

E enjte, 28 Mars, 2024

”E ardhmja e kulturës arbëreshe, sfidat”, ishte kjo tema e Seminarit virtual organizuar nga “Albanian Institute New York” me drejtues zotin Dino Korça.

Një panel ku përveç temës së përzgjedhur me kujdes u shpalosën emocione, histori, studime dhe ide me shumë interes mbi komunitetin arbëresh, të shkuarën dhe të ardhmen e tij. Një diskurs me vlera universale mbi modelin kulturor, historik dhe gjuhësor që ky komunitet prezantoi qysh nga shekulli i 14 e deri në ditët tona duke mbajtur gjallë madje edhe rilindur dy kombe; shqiptar dhe atë italian.

Seminarin e drejtoi Dino Korça, i cili theksoi se ky model i mbijetesës kulturore në Europën e lashtë dhe Italinë fqinje me Shqipërinë është shembulli frymëzues i çdo Diaspore të re si dhe sfidat e tyre për të ruajtur vlerat e kombit amë edhe në vend të huaj.

Andrew Kaszynski, reporter i CNN theksoi se krenaria që ndjejnë shqiptarët për kulturën e tyre e kishte nxitur atë gjithmonë të hulumtonte përmes saj çka i kishte bërë të mundur zbulimin e rrënjëve të tij arbëreshe madje ai premtoi se do të mësonte të fliste arbërisht.

Mjaft interesant dhe shumë planësh ishte prezantimi i Profesorit të Universitetit të Milanos, Nicola Scaldaferry i cili e ka njohur dhe studiuar këtë komunitet përmes muzikës arbëreshe. Ai ka shfrytëzuar traditat orale të cilat mishërohen më së miri në këngët e vjetra të cilat sipas tij janë kyçe për të kuptuar identitetin e një kombi. Prezantimi i tij ilustrohet nga veshje e kostume, rituale, dasma, ku përmes këngëve identifikohen marrëdhëniet mes njerëzve brez pas brezi. Në prezantim bie në sy polifonia (kori) por ku mungon isoja.

Kënga e Kostandinit dhe Doruntinës është një aspekt që sjell baladën si pjesë e qenësisë kulturore që mbart gjurmë të botëkuptimit të shoqërisë shqiptare ku virtytet ishin dhe janë baza të saj.

Profesori i Universitetit të Kalabrisë, Francesco Altimari trajtoi në mënyrë të detajuar kulturën e lashtë arbëreshe si dhe rolin e veçantë të arbëreshëve të Italisë në krijimin dhe ruajtjen e një bote autentike ku gjuha dhe kultura e krijuar prej tyre në tokën italiane konsiderohen si një mrekulli antropologjike e botës italiane, ose shtëpia e re e shqiptarëve si e quan ai.

Arbëreshët e arritën këtë mrekulli antropologjike përmes punës dhe sakrificave të tyre ku lashtësia e gjuhës shqipe dhe klima e re italiane rilindi tek ata “Motin e madh” të Skënderbeut dhe madhështinë e tij historike.

Arbëreshët u bënë roje dhe pararojë e një aventure kulturore në Europë, jo si përsëritës por si përtëritës të kulturës së vet të stërlashtë. Sipas Altimarit “Arbëresh lind, por edhe mund të bëhesh”, është kjo një filozofi moderne e sjelljes nga e cila shumë italianë sot ndjehen të tillë jo vetëm për shkak të martesave por edhe pajtimit dhe adaptimit me atë kulturë e cila prezanton vlera në botën italiane. Por profesor Francesco Altimari i shkon edhe më thellë kësaj çështje duke sjellë rastin e dy seminareve italo-shqiptare që i dhanë zë kulturës arbëreshe në Itali duke e institucionalizuar atë;

1.Kolegji Korsini (1752)

2.Seminari italo-greko-arbëresh (1784)

Këto dy seminare nën kujdesin e Papa Klement Albanit të 11-të me origjinë shqiptare e ringjallën kulturën arbëreshe duke e bërë të njohur botërisht përmes veprave dhe autorëve të cilat e shndërruan kulturën arbëreshe në objekt studimi edhe për italianët, evropianët dhe më gjerë. Botimi i fjalorëve dhe studimeve gramatikore e më pas qarkullimi i veprave të korifejve të letërsisë bënë të mundur që ky minoritet të gëzonte një letërsi të pasur rreth viteve 1592.

Prof. Altimari kujton rolin unik të Jeronim De Radës si poet, udhëheqës i Rilindjes Kombëtare por mbi te gjitha si Krijues i Atdheut të humbur ku ëndrrat e lirisë si dhe ëndrrat e kthimit të Shqipërisë në Europë janë aktuale edhe sot.

Me emra të tillë si Anton Santori, kolosi i prozës arbëreshe, Gavril Dara, Zef Serembe, Zef Skiroi, kultura arbëreshe lartësohet dhe shndërrohet në objekt nderimi e krenarie jo vetëm për arbëreshët por edhe për italianët.

Por kulturës arbëreshe nuk i mungojnë as emra të rinj si Gorea Ujko, Enco Skutari, Vinçent Belmonto, etj të cilët bënë të mundur që komuniteti arbëresh të njihet juridikisht si komunitet gjuhësor dhe historik edhe pse e vonuar, gati 50 vjet pas aprovimit të kushtetutës.

Profesor Altimari thekson se shkollat arbëreshe, përdorimi i gjuhës në mediat masive, do ta ndihmonin shumë ruajtjen dhe përhapjen e kësaj kulture tek brezat e rinj pasi projektet gjuhësore, kulturore nuk mungojnë por angazhimet dhe ndërhyrjet për mbështetjen ndaj tyre janë të reduktuara dhe kërkojnë vëmendjen e dy shteteve; atij shqiptar dhe atij italian dhe të gjithë Diasporës së re për Diasporën më të vjetër.

Prezantimi i profesor Mateo Mandalas u përqendrua në fazat e mërgimit të arbëreshëve si dhe sfidat e integrimit të  tyre në Itali. Ai ritheksoi edhe një herë rilindjen e dyanshme që i vjen Italisë mikpritëse kur minoritetet rilindin vetveten. Arbëreshët janë sekreti i ekzistencës së kombit shqiptar madje edhe dëshmi e mbijetesës së tij përmes ruajtjes së gjuhës dhe kulturës.

Kur lufta, pushtimi osman dhe vdekja e Skënderbeut bënë që mërgimi të bëhet e vetmja rrugë zgjidhje për të parët e tyre, arbëreshët me punë e sakrifica dhe dashuri për kulturën e tyre vërtetuan se e shkuara mbahet gjallë edhe përmes të tashmes përmes ruajtjes së gjuhës dhe kulturës.

Rindërtimi historik i komunitetit arbëresh u përball me çështje të asimilimit, zhvendosjet e popullsisë, gjendja e pa qëndrueshme ekonomike gërshetuar me mikpritjen e italianve ishin terreni i cili falë sjelljes së arbëreshëve si një komunitet i qëndrueshëm me integrim të pandalshëm, bënë të mundur që identiteti i tyre të ruhej deri në rikrijimin e një sjellje të re unikale duke krijuar kështu mërgatën e parë dhe më interesanten me plot vlera të cilat sa herë iu kthehesh tregojnë se sa shumë kanë bërë dhe dhënë.

Pastaj seminari vazhdoi me pyetje dhe mbeti i hapur për ndjekësit e shumtë të cilët pas këtij diskursi me siguri kanë mësuar dicka më shumë çka mbetet të thellohet dhe zgjerohet në të ardhmen.