Pasardhësja e familjes Schiro : Është një mrekulli që ne flasim ende gjuhën tonë

E martë, 23 Prill, 2024

Ajo është pasardhëse e një prej familjeve më të njohura arbëreshe, dhe sigurisht që pesha e mbiemrit Schiro ka ndikuar në jetën e saj. Megjithatë gjuha dhe kultura arbëreshe për Giuseppina Dhimitra Schiro  nuk është vetëm një detyrim ndaj emrit të madh të paraardhësve, por një lidhje e fortë me rrënjët e saj.

Schiro, flet me gjuhën e saj të pastër amtare, për faqen e “Team Albanian” në rrjetin social Twitter.

Prezantimin e saj e fillon në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ashtu siç e ka të gjithë stilin e rrëfimtarisë.

“Unë jam Giuseppina Dhimitra Schiro dhe jetoj në Horën e Arbëreshëve, në Siçili, e themeluar në 1488… Është një mrekulli që ne flasim ende gjuhën tonë”, vazhdon Schiro, e cila rrëfen se vitet e fundit e ka vizituar shpesh Prizrenin, pasi ka patur dëshirë të përparojë në mësimin e gjuhës tonë.

Kur ka qenë atje herën e parë, një kamarier e kishte dëgjuar tek fliste në arbërisht dhe ishte mallëngjyer nga fakti se si e kishin ruajtur gjuhën dhe ajo arrinte ta fliste aq mirë.

Nga emocionet atij i kishin dalë lotë dhe Giuseppina nuk e harron këtë episod. Më tej tregon atë që i kishte thënë edhe kamarierit se gjuhën e kanë ruajtur brez pas brezi e madje, aq i rëndësishëm është për ta ky kalim zingjir, saqë arbëreshët tashmë e kanë një ndër urimet më të bukura shprehjen: “Brez pas brezi!”.

Përveç përmirësimit të gjuhës shqipe, Giuseppina tregon se ka edhe një element që e tërheq në trojet shqiptare, e kjo është mikpritja.

“Edhe ne jemi mikëpritës”, thotë ajo, “por ju jeni më shumë dhe ne mësojmë nga ju. Unë mallëngjehem nga mikëpritja juaj, i themi ne”, e përmbyll Schiro, duke treguar ndjenjat e saja të sinqerta për tokën e të parëve dhe njerzit e saj.