Legalizimi i të huajve të parregullt në Itali / Pak kërkesa, shumë pikëpyetje 

E enjte, 25 Prill, 2024

Nga 1 qershori, dita e parë e vlefshme për të kërkuar legalizimin e  marrëdhënies së punës dhe të qëndrimit në Itali për qindra mijëra të huaj të parregullt, kërkesat e paraqitura janë vërtet pak. Sipas gazetës “Il Sole 24 Ore”, në 10 ditët e para të qershorit janë paraqitur online 13 mijë kërkesa për legalizim të marrëdhënies së punës me shtetas të huaj e po përgatiteshin edhe 6 mijë të tjera. Veç këtyre, në zyrat e postave janë paraqitur rreth 180 kërkesa për lejeqëndrim të përkohshëm nga vetë të huajt me lejeqëndrim të skaduar. E vërtetë që kërkesat mund të paraqiten deri në 15 korrik e ka akoma një muaj kohë për të përfituar, e vërtetë që nga ministria e Brendshme pohojnë se “numri i kërkesave është në rritje”, gjithsesi duket se hamendësimet e qeverisë se për legalizimin do të ketë 176 mijë kërkesa nga punëdhënës e 44 mijë nga vetë të huajt me lejeqëndrim të skaduar mbeten larg realitetit.

Sipas sindikatave, fondacioneve e shoqatave të njohura që studiojnë dukuritë migratore (ASGI, ISMU etj.), sipas pyetjeve e dyshimeve që shtrojnë shoqatat e migrantëve apo vetë të huajt në portale e rrjete sociale, shifrat e ulëta nuk nënkuptojnë aspak që sanatoria nuk ishte e nevojshme. Ato janë pasojë e faktit që legalizimi mund të bëhet vetëm në pak sektorë, është i ndërlikuar, plot kushte të pakuptueshme për t’u përmbushur e të vështira për t’u dëshmuar, është i shtrenjtë dhe shpesh teksti i normës që e parashikon është i paqartë e lë vend për (keq) interpretim.

Nuk kuptohet pse mund të legalizohet dikush që punon në bujqësi, blegtori, peshkim e bashkëpunëtorët familjarë, por nuk u jepet kjo mundësi të gjithë atyre që punojnë në të zezë në ndërtim, në transporte e magazinim, në hotele e restorante. Nuk është e qartë pse mund të kërkojnë lejeqëndrim të përkohshëm të huajt të cilëve u ka skaduar lejeqëndrimi nga 31 tetori e këtej e jo ata që janë në Itali por leja e qëndrimit u ka skaduar para 31 tetorit.

Ç’kuptim ka që kush kërkon të pajiset me lejeqëndrim të përkohshëm nuk duhet vetëm të gjejë punë në sektorët e paracaktuar nga norma, por duhet të tregojë që ka kryer punë në ata sektorë edhe para skadimit të lejes së qëndrimit?

E 500 € për çdo punonjës që duhen paguar para paraqitjes së kërkesës? Nëse shifra mund të duket e arsyeshme për një ndërmarrje, është e lartë për një familje që kërkon të legalizojë marrëdhënien e punës me një grua që ndihmon me punët e shtëpisë apo për të mbajtur fëmijën për pak orë në javë. Për të mos thënë që, siç ka ndodhur edhe me sanatoret e shkuara, në shumicën e rasteve, kontributin e nxjerrin nga xhepat e tyre vetë migrantët, vetëm e vetëm që të mund të pajisen me dokumente.

E azilkërkuesit, studentët a mund të përfitojnë nga sanatoria? Në rast se i huaji ka pasaportë të skaduar, me ç’dokument aplikon? Ç’fitime vjetore duhet të ketë një person me aftësi të kufizuara që të mund të lidhë kontratë me një kujdestar? E nëse kam ardhur shpesh në itali por tani jam në vendlindje, a mund të vij të përfitoj nga legalizimi? Janë disa nga pyetjet që shpesh bëjnë edhe qytetarë shqiptarë.

E diçka qartësohet nga përgjigjet e shumëpritura që ministria e Brendshme po jep së fundi në bashkëpunim me administrata të tjera kompetente. Si për shembull:

Kush mund të paraqesë kërkesë legalizimi të punës?

Kërkesa mund të paraqitet nga punëdhënësi që do të lidhë një marrëdhënie pune të re me shtetas të huaj të pranishëm në territorin italian, ose që do të deklarojë ekzistencën e një marrëdhënieje pune të parregullt me shtetas italianë, evropianë ose të huaj të pranishëm në territorin italian. Punëdhënësit mund të jenë italianë, shtetas të BE-së, jokomunitarë me lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, jokomunitarë me kartë qëndrimi si familjarë të një shtetasi të BE-së, jokomunitarë me kartë qëndrimi të përhershme si familjarë të një shtetasi të BE-së.

Kush mund të legalizohet?

Kur është fjala për legalizim të marrëdhënies së punës me të huaj apo të lidhjes së një kontrate të re me një të huaj, mund të paraqitet kërkesë legalizimi vetëm për punonjësit të pranishëm në Itali që para 8 marsit 2020 e që nuk janë larguar asnjëherë nga Italia prej asaj date.

Mund ta dëshmojnë me shenjat e gishtërinjve dhënë forcave të rendit, ose me vulën e hyrjes në territorin italian në pasaportë apo përmes “deklaratës së pranisë” që bëhet në kuesturë brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali, ose me çfarëdo dokumenti me datë të lëshuar nga zyra shtetërore apo private që kryejnë shërbim publik (për shembull, kartelë klinike e një spitali, librezë abonimi e transportit publik, apo një dokument shkolle, kur i huaji ka bij të mitur) që duhet të paraqesin këtë dokumentacion kur të thirren në Sportelin Unik për Imigracionin.

Siç u tha më lart. punëdhënësi mund të paraqesë kërkesë legalizimi në favor të një shtetasi të huaj të pranishëm në territorin italian që para 8 marsit. Këtu hyjnë edhe kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare (pavarësisht nga se kur kanë paraqitur kërkesë), ata të cilëve u është mohuar e drejta e qëndrimit, të parregulltit, mbajtësit e një lejeqëndrimi të vlefshëm, të huajt që kanë marrë një masë dëbimi për shkelje të rregullave të hyrjes dhe qëndrimit në Itali, ata që kanë leje qëndrimi që nuk mund të konvertohët në leje pune (për shembull lejeqëndrim për studime, turizëm, trajtim mjekësor, arsye fetare, mbrojtje të veçantë).

Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare, për të kërkuar një leje qëndrimi për punë me legalizimin e tanishëm, duhet të heqë dorë nga kërkesa e parë për mbrojtje?

Për të kërkuar leje qëndrimi për punë përmes procedurës së legalizimit, të huajit nuk i kërkohet të heqë dorë nga kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare. Në rast se, pasi merr lejen e qëndrimit, punonjësit të huaj i njihet edhe mbrojtja ndërkombëtare, ai duhet të zgjedhë një prej dy dokumenteve të qëndrimit.

Një punonjës i pajisur me lejeqëndrim falë këtij legalizimi, mund të punojë vetëm në sektorët e parashikuar nga sanatoria?

Lejeqëndrimi për punë i marrë përmes procedurës së legalizimit i lejon punonjësit që më pas të mund të kryejë çfarëdolloj pune.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 