Giuseppe Gangale, studiuesi arbëresh i kulturave minoritare në Itali dhe Europë

E enjte, 25 Prill, 2024

Giuseppe Gangale është një ndër kontribuesit e parë për ruajtjen e kujtesës identitare arbëreshe. Ai ishte ndër ta parët studiues të kulturave minoritare në Itali dhe Europë, antifashist, teolog dhe etnolog. Lindi më 7 mars 1891 dhe nga e ëma ishte me origjinë arbëreshe.

Ndoqi studimet në liceun arbëresh të Shën Adrianit në San Demetrio Corone, që cilësohet si djep i kulturës edhe i liturgjisë së ritit të krishterë ortodoks të arbëreshëve në Kalabri. Mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, (1915 – 1918) dhe më tej u transferua në Firence, ku u diplomua në filozofi më 1921, duke u specializuar më tej në Historinë e feve, nën drejtimin e Vittorio Machioro.

Në vitin 1924 merr drejtimin e revistës Conscentia, synonte të rivendoste Italinë në bazë shpirtërorem dhe Gangale i dha drejtim kritik ndaj shoqërisë italiane që po përqafonte fshizmin. Bashkëpunëtorët e revistës që iu afruan punës së tij intelektuale ishin të kalibrit të Alfredo Poggi, Ludovico Limentani, Felice Momigliano, Vittorio Macchioro, Mario Vinciguerra, Lelio Basso, Antonio Banfi, dhe mbi të gjitha të intelektualit liberal Piero Gobetti, mikut dhe admiruesit të tij të madh, me të cilin do të ndajë antifashizmin duke nënshkruar së bashku Manifestin e Intelektualëve Antifashistë të Croce në 1925.

Si teolog Gangale shkroi në revistën “Revolucioni Liberal”, broshurën Revolucioni Protestant (1924), dhe më tej esenë e tij të famshme “Rilindja. Ese mbi historinë e Protestantizmit në Itali nga Rizgjimi e deri në ditët e sotme” të vitit 1929. Pasi u vendos në Gjermani dhe bashkëpunoi me me universitetin e Rohlfs, Gangale filloi të japë mësime mbi dialektin arbëresh të Kalabriasë dhe të ndërmarrë udhëtime të shumta për të zbuluar dhe studiuar dialektet zonën e Alto Adige-s, në Hollande, në vendet skandinave dhe balltike.

Në vitin 1937 Gangale u bë shtetas gjerman, dhe më tej dha mësime në Danimarkë dhe në Zvicër. Në vitin 1948 punësohet në Institutin e Glotologjisë në Kopenhagë për të dhënë mësime mbi gjuhën shqipe.

*Material i përgatitur nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 