Teatri Kombëtar prej disa javësh po vazhdon me programin “The show must go on”. Mbrëmjen e kaluar, ishte me artistë dhe autorë që jetojnë në Itali dhe Francë.
Mbrëmja poetike e së premtes ishte me veprat e autorëve të njohur Besim Elezi, Ndue Lazri, Mimoza Leskaj, Luan Rama dhe Mimoza Kuchly, interpretuar nga aktorët Ina Gjonçi, Ola Harizaj dhe Dritan Boriçi. Ato prej vitesh janë pjesë e jetës artistike, duke sjellë para publikut personazhe të ndryshme në dramë dhe komedi, por këtë herë në pamundësi për të qenë në skenë, prezantuan online.
Të ftuar special të kësaj mbrëmje ishin Klara Shehu, Sestetto Novamusica dhe Laureta Cuku Hodah. Më herët, Teatri Kombëtar shprehej se artistëve të tij do i bashkoheshin dhe autorë nga Diaspora.
“Sonte ju presim për një mbrëmje mjaft të veçantë të dashur miq, ku aktorëve të Teatrit Kombëtar do t’i bashkohen autorë e artistë nga diaspora jonë në Itali dhe Francë”, pohonte teatri.
Mbrëmja poetike e së premtes erdhi në vijim të programit, që po vijon online me aktorët e Teatri Kombëtar. Në mbrëmjet e mëparshme poetike nuk kanë munguar dhe autorë arbëreshë apo arvanitas.
Programi online dhe me vepra teatrore
Pandemia e Covid-19 solli pezullimin e aktiviteteve në skena artistike. Edhe Teatri Kombëtar përmes programit “The shoë must go on” po sjell për publikun edhe shfaqje të ndryshme teatrore, të dhëna me herët në skenë.
Mbrëmjen e së dielës do të vijë për artdashësit shfaqja teatrore “Familja Tot”. Vepra e autorit Orkeny Istvan është me regji nga Andia Xhunga.
Rolet në vepër luhen nga aktorët Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndriçim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toçe dhe Xhevahir Zeneli. Ngjarjet e veprës zhvillohen në një fshat, në veri të Hungarisë. Familja Tot, jeton në ankth për fatin e djalit të tyre që ndodhet ushtar në luftë. Ditën që ata i viziton komandanti i djalit, nis një kalvar nënshtrimesh përballë kërkesave të pazakonta të Majori. Vepra do të jetë për publikun mbrëmjen e së dielës në orën 20:00.
Skenografia është nga Genc Shkodrani. Kostumet nga Berina Kokona sjellin imazhin e një familje hungareze të kohës, që Orkeney Istvan tregon. Para kësaj shfaqje nga Teatri Kombëtar për publikun u risoll dhe vepra teatrore “Galaksia”, që u ndoq online nga publiku. Me regji nga Rovena Lule, drama e autorit britanik Hoëard Barker luhet nga një kast aktorësh të njohur.
Hoëard Barker është autor i shumë veprave, ku zhvillohen tematika si dhuna, seksualiteti, dëshira për pushtet dhe motivimi njerëzor, por drama “Galaksia” (skena nga një ekzekutim) është e cilësuar si më e mira e tij. Teatri Kombëtar për këtë shfaqje teatrore, më herët shprehej se është një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullit XVI, ajo flet edhe sot po njësoj. Sot