Luigj Gurakuqi, të pathënat për ekonominë e Shqipërisë!

E enjte, 28 Mars, 2024

Luigj Gurakuqi  ka lindur në Shkodër në një familje tregtarësh të njohur. Shkollën fillore e të mesme ai do t’i kryente në kolegjin saverian, në profilin tregtar. Shkollën e mesme do ta përfundonte në Itali, ashtu sikurse edhe shkollën e lartë, duke u diplomuar për mjekësi.

Ishte poet, shkrimtar e gjuhëtar e një ndër hartuesit e firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë.

Roli i tij në çështjen kombëtare e sidomos në çështjen e zhvillimit të arsimit në Shqipëri është i njohur gjerësisht. Por ka një anë tjetër, pak e njohur e tij është kontributi për ekonominë.

Gurakuqi ishte një nga politikanët më të njohur e të arsimuar të kohës.

Ai u emërua Ministër i Financave gjatë periudhës së qeverisjes së vendit nga Fan Nolin në periudhën qershor-dhjetor 1924.

Gjatë drejtimit të ministrisë së Financave, vlerësohet mirëadministrimi i tij. Gurakuqi ishte ministër i kabinetit të drejtuar nga Fan Noli. Ai gjeti 4 milionë franga ari të papaguara dhe në administrimin e tij, arriti që buxhetin e ri ta mbyllte më një surplus prej 1 milionë franga ari.

Ai mundësoi shlyerjen e të gjtiha detyrimeve të papaguara që kishte shteti në atë periudhë, përfshirë pagat e administratës që kishin vonesa 3-4 mujore. Barazimin e buxhetit ai e bëri vetëm përmes mirëadministrimit pasi nuk preku fondet për arsimin, punët publike apo xhandarmërinë.

Konsiderohej si ‘fanatik’ i kursimit të parasë publike, deri në atë masë, sikurse shkruan atë Anton Harapi, që edhe pse ishte Ministër i Financave, nuk kishte para as për të paguar biletat për udhëtimet.

Në ditët e fundit të qeverisjes së Nolit, ai po diskutonte me Mehmet Konicën dhe Mark Kakarriqin për të sjellë në Shqipëri një prej bankave më të njohura britanike. Gurakuqi në fakt konsiderohej si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, pas Fan Nolit.

Pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit dhe ikjes së Fan Nolit, ai shkoi në Itali.  Me 2 mars të vitit 1925, Gurakuqit iu bë një atentat në Bari duke dalë nga ora 21:00 e mbrëmjes nga restoranti “Cavour” ku kishte ngrënë darkën me disa të njohur të tij.

Shqiptarët e Italisë grumbullohen duke krijuar një komitet për ceremoninë e varrimit të tij. Në varrimin e tij marrin pjesë e mbajnë fjalime arbëreshi Zef Skiro, Hasan Prishtina, Llazar Fundo, Beqir Valteri  etj.

Ngjarja shkaktoi debate të shumta edhe në shtypin e kohës. Referuar dëshmive të kohës, pas vrasjes, në xhepat e tij policia italiane do të gjente vetëm 5 lira…

Konferencat publike për ekonominë

Në fillimet e viteve ’20, kur Shqipëria kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore, në vend kishte diskutime të shumta për mënyrën sesi duhej të zhvillohej ekonomia e vendit.

Diskutimet në këtë periudhë u përqendruan në marrjen e një huaje zhvillimore nga jashtë, në krijimin e kompanive të reja që do të shfrytëzonin pasuritë natyrore apo edhe në dhënien e koncesioneve për kompanitë e huaja. E në këtë periudhë nuk mungojnë as organizimet e mëdha si Kongreset Tregtare në Tiranë apo edhe Konferenca publike për ekonominë, si ajo që mbajti në vitin 1923 Luigj Gurakuqi.

Para se të bëhej Ministër i Financave,Gurakuqi është aktivizuar shumë në diskutimet publike për çështjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Janë të famshme debatet e tij në parlament dhe në shtypin e kohës në vitet ’20 dhe ’30, kohë kur diskutohej për mënyrën e zhvillimit ekonomik të vendit, koncesionet e huaja dhe peshën që duhej të mbanin shqiptarët në aksionet e kompanive që merrnin koncesione për shfrytëzimin e pasurive natyrore, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Por përveç këtyre, Gurakuqi mund të cilësohet si shqiptari i parë që nisi një seri leksionesh publike të hapura për ekonominë.

Praktika e leksioneve të hapura nëpër universitete apo salla të mëdha për marketingun, ekonominë apo karrierën kanë qenë shumë të famshme në ato vite kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje sallat mbusheshin plot ndërsa lektorët “shëtisnin” nga një shtet në tjetrin duke u konsideruar një event ku duhej marrë pjesë nga të interesuarit.

Edhe në Shqipëri u tentua një praktikë e ngjashme, sipas modelit amerikan e europian. Në mars të vitit 1923, Luigj Gurakuqi mbajti para arsimtarëve në Tiranë Konferencën publike të emërtuar “Mbi kuptimin dhe karakteret e Ekonomisë Politike”.  Ekonomia politike sot emërtohet ekonomiks dhe është shkencë shoqërore që studion prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e mallrave dhe shërbimeve.

Kjo konferencë u botua te “Hylli i Dritës”.

Gurakuqi kishte planifikuar të zhvillonte një seri leksionesh të hapura për këtë temë. Megjithatë, mungojnë të dhënat nëse janë realizuar konferencat e tjera pas kësaj.

Në këto leksione, ai mbështeste tezën e konkurrencës së lirë. Konferenca e parë që u mbajt me arsimtarët në Tiranë ishte me temë “Prodhimi i Pasunive”. Tema e dytë ishte “Të përndamit e pasunive”,  tema e konferencës së tretë “Qarkullimi i pasunivet” dhe konferenca e katërt “Konsumimi i pasunivet”.

Në konferencën e parë, vetë Gurakuqi njoftonte se do të kishte edhe një konferencë tjetër përmbledhëse me temën “Shteti dhe Financat publike”.

Qendrimi i Gurakuqit për koncesionet

Luigj Gurakuqi ka qenë një nga deputetët më aktivë në parlamentin shqiptar në fillimin e viteve ’20. Në këtë periudhë,Shqipëria sapo kishte dalë nga Lufta dhe diskutohej gjerësisht mënyrë e zhvillimit ekonomik.

Opsionet për Shqipërinë në këtë periudhë ishin vetëm 2; ajo e marrjes së një huaje nga jashtë dhe tjetra, ajo e dhënies së koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Në këtë këtë mënyrë mund të siguroheshin të ardhurat për të mundësuar ndezjen e motorit ekonomik të vendit.

Opsioni i parë, ai i një huaje nga jashtë nuk u arrit e si rrjedhojë, u kaluan në opsionin e dytë. Ajo që duhet evidentuar është se Shqipëria nëkëtë periudhë i druhej mundësisë së një pushtimi nga një vend tjetër dhe sapo kishte konsoliduar pavarësinë territoriale të saj.

Ndaj edhe në dhënien e koncesioneve, tregohet shumë kujdes me qëllim që në Shqipëri të mos vinin kompani nga shtete që mund të cënonin këtë pavarësi të rifituar.

Në këtë periudhë, interesi kryesor ishte për pasuritë natyrore të vendit; kryesisht naftën dhe pyjet.  Shumë kompani të huaja britanike, franceze, italiane, jugosllave etj afrohen në Shqipëri për të marrë koncesione të ndryshme.

Ndërsa këto kontrata koncesionare paraqiteshin për votim në Kuvend, Luigj Gurakuqi shfaqet si një nga deputetët më të zellshëm në diskutime.

Formimi i tij ekonomik dhe informacion i gjerë që ai kishte për teoritë ekonomike dhe për situate të ngjashme në vende të tjera do të bënin që ai të mbante një qendrim analitik lidhur me efektin e këtyre kontratave në ekonominë dhe të ardhmen e saj në Shqipëri.

Në diskutimet publike, Gurakuqi  mbështeste parimet e konkurrencës së lirë në dhënien e koncesioneve, edhe pse në fakt jo pak herë kritikohej se ishte kundër tyre.

Ai këmbënguli shumë që në dhënien e koncesioneve të mos aplikohej parimi i eskluzivitetit  dhe kërkonte të ndalonte parimin e monopolist në tregun shqiptar për fusha të caktuara me argumentin se do të “mbysnin” zhvillimin e industrisë dhe tregtisë.

Në diskutimet e kontratave që bëhen në Kuvend ai mbron tezën e vendoses së afateve të më të shkurtëra të koncesioneve duke e cilësuar si shumë të gjatë periudhën 20-35 vjeçare që jepeshin ato.

Këtë tezë ai e mbron në fillimin e viteve ’20 kur u diskutuan në parlament marrëveshja e qeverisë shqiptare për dhënien e koncesionit të duhanit për një kompani britanike, koncesioni i pyjeve apo kur u diskutua koncesioni i vajgurit.

Po ashtu, Gurakuqi kërkon vazhdimisht që të tregohet kujdes me shtetet të cilave u jepeshin koncesionet në Shqipëri dhe që Parlamenti i Shqipërisë të mos ndikohej nga influencat e ndryshme të cilat mund të sillnin pasoja negative në ekonominë e vendi.

Në këtë rast, sipas Gurakuqit, koncesionet duhej t’u jepeshin fuqive të mëdha ose shteteve që nuk kishin interesa politike në Shqipëri dhe që nuk rrezikonin sovranitetin e saj.

Një kërkesë tjetër e përsëritur nga Gurakuqi ishte ajo që të mos lejohej shitja e aksioneve të kompanive të koncesioneve nga njëri shtet në tjetrin. Madje, në listën e propozimeve të tij janë ato që aksionet të jenë nominale, në mënyrë që të dihej se kush ishte zotëruesi real i aksioneve.

Po ashtu, Gurakuqi në shumë diskutime per koncesionet mbështeti tezën e pranisë së shqiptarëve në listën e aksionerëve të kompanive që krijoheshin nga dhënia e koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore apo për qëllime të tjera ekonomike.

Madje, Gurakuqi në propozimet e tij ngulmon që përqindja e shqiptarëve pjesëmarrës në aksione të ishte mbi 50 përqind, duke përbërë shumicën e duke pasur në këtë mënyrë edhe peshën vendimmarrëse.

Edhe pse jeta e tij fizike në Shqipërinë e pavarur ishte shumë e pakët, Gurakuqi la një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Scan Tv