Kanada / Mjeku shqiptar: Shqipëria dhe Kosova e menaxhuan mirë situatën e COVID

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dr. Agron Alija u vendos në London të Kanadasë në vitin 1999. Kur shpërtheu lufta në Kosovë ai ishte mjek në Spitalin e Mushkërive në Prishtinë dhe të njëjtën kohë punonte me OSBE-më (Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) po në Prishtinë. Dr.Aliaj tregon për “Diaspora Shqiptare” rrugëtimin e vështirë profesional dhe personal.

Si do ta përkufizoje rrugën e integrimit tuaj profesional në Kanada? Ku jeni shkolluar dhe kur keni marrë licencën e mjekut në Kanada?

Rruga e integrimit profesional në Kanada ishte mjaft e vështirë për shumë arsye. Së pari, më mungonin dokumentet e shkollimit në Kosovë, sepse kur e lëshuam Kosovën nuk kishte kohë e as mundësi t’i merrnim ato me vete. Së dyti, Kanadaja është e njohur në botë për vështirësitë që i paraqet emigrantëve për integrim profesional e kjo veçanërisht ka të bëjë me mjekësinë, ku psh as mjekët e diplomuar në SHBA nuk mund të fillojnë të punojnë si mjekë pa i plotësuar një numër të madh kriteresh. Së treti, integrimi profesional është një proces shumë i shtrejtë, e për mua t’i paguja gjithë ato ligjërata universiteti dhe në të njëjtën kohë ta mbaja familjen nuk ishte fare e lehtë, dhe po të mos ishte puna e jashtëzakonshme e bashkëshortes sime, Besës, e cila punonte gjatë gjithë kohës derisa unë isha duke i përgatitur provimet, integrimi im profesional do t’ishte i pamundur. Së katërti, Kanadaja në atë kohë pranonte një numër shumë të kufizuar të mjekëve të huaj, kështu që konkurrenca ishte e jashtëzakonshme. Unë specializova në Mjekësinë Familjare nga University Of Western Ontario në London dhe natyrisht me sukses e përfundova, dhe që nga atëherë punoj Mjek i Emergjencës dhe Mjekësise Familjare.

Ju shohim aktiv në komunitetin shqiptar këtu, sidomos në aktivitetet e shoqatave serioze. Sa mendoni që është i organizuar komuniteti shqiptar në Kanada?

Komuniteti shqiptar në Kanada është mjaft mirë i organizuar, ndaj edhe jam i lidhur me të. Ndoshta shkrirja e shoqatave lokale në një shoqatë federale do të ishte një ide, rreth së cilës do të duhej të punohej në të ardhmen.

Si mjek, çfarë mendimi keni për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19 në Kanada?

Unë punoj në Emergjencë dhe në një klinikë të Mjekësisë Familjare. Po ta krahasoja me shtetet tjera, Kanadaja me të vërtetë ka menaxhuar shumë mirë pandeminë COVID- 19. Kanadaja në përgjithësi ka një sistem shumë të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës të mjekësisë dhe ky ishte faktori kryesor për suksesin e treguar gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shikuar nga distanca hapësinore, por edhe nga prizmi profesional, si po e menaxhojnë shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova pandeminë?
Unë me të vërtetë jam shumë krenar me Shqipërinë dhe Kosovën për menaxhimin e pandemisë COVID- 19. Duhet patur parasysh se të dyja këto shtete kanë buxhete shumë modeste mjekësore, mirëpo falë disiplinës popullore dhe menaxhimit të mirë nga personeli mjekësor mortaliteti ka qenë i ulët krahasuar me shtetet rajonale. Uroj që të vazhdohet me të njëjtin ritëm.

Sa mendoni ka qenë shoqëria jonë e përgatitur psikologjikisht për COVID- 19? A shihni dallim tek sjelljet e pacientëve?
Asnjë shoqëri nuk është e përgatitur psikologjikisht për një pandemi të re, mirëpo secila shoqëri fillon t’i adaptohet realitetit të ri duke ndryshuar sjelljet dhe duke alokuar mjetet aq sa kanë mundësi. Pacientët janë adaptuar mjaft mirë kur e kuptuan rrezikun shoqëror prej këtij virusi të ri.

Kanadaja njihet si ndër vendet me sistemin më të mirë shëndetësor në botë. Megjithatë edhe ky shtet nuk mundi t’i shmangej kësaj pandemie. Sa mund të jemi të qetë me masat që ka marrë qeveria federale për parandalimin e pandemisë në këtë vend?

Siç e theksova më parë, Kandaja ka një sistem mjekësor shumë të fuqishëm dhe të organizuar, mirëpo në kohërat kur personi prej Tokios mund të arrijë në Toronto për më pak se 30 orë është e pamundur ta ndalosh plotësisht një infeksion siç është COVID- 19. Qeveria federale dhe ato provinciale e territorial e kuptuan me kohë rrezikun dhe reaguan shpejtë dhe ashpër qe ta parandalojnë transmetimin masiv të këtij virusi, që ka dhënë rezultate të mira. Besoj se edhe në të ardhemen do të veprojnë njësoj.

Thuajse të gjithë e thonë se bota nuk do të jetë më njësoj pas pandemisë. Si e shihni nga këndvështrimi juaj botën e nesërme?

Bota po ndryshon çdo ditë edhe pa virusin COVID- 19. Njerëzimi gjithmonë i është përshtatur kohërave dhe situatave të reja dhe këtu qëndron aftësia e mbijetimit të civilizimit.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 