Kush do ta paguajë faturën e Covid-19?!

E mërkurë, 24 Prill, 2024
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kush do ta paguajë faturën e Covid-19?!

Natyrisht që situata e sotme nuk është e lehtë, por edhe nuk duhet ekzagjeruar në të kuptuarin e saj. Njerëzit përditë vazhdojnë të infektohen dhe humbjet e jetës të shkaktuara prej COVID-19 po ashtu. Kjo mbi të gjitha, është edhe një situatë shumë e rëndë emocionale. Por, nën një këndvështrim më të gjërë, kuptojmë se kjo situatë është e përkohshme, dikur do të përfundojë dhe një normalitet i ri do të vijë përsëri.

Megjithë përkeqësimin e këtyre ditëve situata duket se do të vështirësohet, po kjo s’do të thotë se jemi të pashpresë. Në rast se rritjet ekonomike do të jenë më të larta se përqindjet e interesit bankar atëherë defiçitet buxhetore do të jenë të kontrollueshme. Kuptohet që këtu një rol të veçantë do të luajnë ndërhyrjet dhe investimi i shtetit, në mënyrë që familjet në vështirësi të jenë në gjendje të mbijetojnë, të konsumojnë me qëllim që dhe të garantojnë ndalimin e rënies së “kërkesës” në treg.

Sot, pyetja e përditshme që ju bëhet ekspertëve është: kush do e paguajë faturën pas të gjitha këtyre masave që po merren nga Qeveritë?

Ndërkohë që, ky është rezultati, pa njohur burimin. Pra vendimtare është, çfarë strukturash do të ngrenë Qeveritë në mënyrë që ekonomia të normalizohet?!

Tani që duket sikur lufta po fitohet, ekonomia do të fillojë të lëvizë në drejtim të “ofertës”. Nga ana tjetër edhe “kërkesa” do të rigjallërohet. Kjo e fundit ka tre mundësi zhvillimi më konkretisht: investimet nga shteti, investimet nga kompanitë e shëndosha ose më pak të prekura dhe konsumatorët.

Por nga ana tjetër situata është si më poshtë, arkat e shteteve me siguri do të jenë të zbrazura, kompanitë vitet e fundit kanë huazuar para me përqindje të ulët interesi, por edhe investimet që kanë bërë dhe fitimet e tyre kanë qenë minimale. Së fundi edhe individët kanë marrë hua nga bankat dhe në situatën e sotme është pikëpyetje e madhe nëse do të jenë në gjendje të kthejnë detyrimet. Prandaj nuk është ndonjë çudi e madhe nëse do të na kthehet një krizë e re financiare. Për të mbijetuar këtë situatë si kompanitë edhe individët do të kenë nevojë për një injeksion të ri financiar.

Rënia e murit të Berlinit solli “kapitalizmin liberal”. Në këto mbi 30 vite të këtij kapitalizmi ekonomia Botërore ka njohur disa kriza të thella. Besoj se kjo e sotmja pa ekzagjerim do të sjellë një katastrofë fianciare. Të gjitha tregjet financiarë sot janë të shkëputura dhe shumë larg realitetit ekonomik.

Atë që po bëjnë bankat sot për të përballuar COVID-19 nuk është asgjë e re. Këtë ato kanë mbi 10 vjet që po e bëjnë, çka nuk ka rezultuar në eficencë ekonomike. Për vite të tëra është ulur përqindja e interesit bankar për të inkurajuar kompanitë dhe individët në mënyrë që këta të fundit të marrin para hua. Dhe, siç e kemi parë qartë vitet e fundit është hedhur para e madhe në treg. Ndërmjet viteve 2009 dhe 2015 bankat qëndrore Amerikane dhe Europiane injektuan në treg rreth 4000 miliard dollarë “para të re”. Po këto banka sot në kohën e COVID-19 injektuan respektivisht 700 miliard dollarë dhe 750 miliard euro.

Po ku shkoi e gjithë kjo para?! Për gati 12 vjet bursat rriteshin dhe përditë vendoseshin rekorde të reja në një moment që rritja ekonomike nuk e justifikonte një zhvillim të tillë. Të gjithë po e prisnim se kur do të pëlciste kjo flluckë e re. Dhe ja siç dhe po e përjetojmë, COVID-19 ishte momenti suprem.

Një teori relativisht e re e viteve të fundit, Modern Monetary Theory (MMT) është zhvilluar me një shpejtësi të paparë. Sipas kësaj teorie Qeveritë mund të financojnë strukturat e tyre pa asnjë problem nëpërmjet Bankave Qëndrore të cilat prodhojnë vazhdimisht “para të re”. Pikërisht kjo veprimtari do të krijonte një super inflacion në rast se ekonomia do të zhvillohej me ritme të larta. Në periudhë krize ky super prodhim parash nuk ndjehet, sepse thithet menjëherë nga ekonomia e etur. Natyrisht që kjo nuk është e kollajtë të kuptohet nga popullsia dhe ndaj dhe rreziku nënvleftësohet. Bankat Qëndrore po rrezikojnë me këtë lojë dhe patjetër që në një moment kjo flluckë e krijuar do të plasë. Ministri Hollandez i Financës Hoekstra ishte i pari që mori guximin dhe foli qartë për këtë situatë, por siç vihet re, zgjoi dhe reagimet nga më të fuqishmet pikërisht nga shtetet më të infektuara të Komunitetit Europian.

Megjithatë më e keqja duket sikur po kalon. Atmosfera rreth e rrotull duket shumë më ndryshe se sa disa javë të shkuara. Tani të gjithë mendojnë se si mund të fillojë rihapja apo rindërtimi dhe se sa kohë do të zgjasë ky proces. Sytë i kemi drejtuar tek e ardhmja. Natyrisht që rihapja nuk do të thotë se do të zgjidhen problematikat, përkundrazi do të shtohen hallet. “Coronashock” po lë dhe do të lërë plagë shumë të thella. Një gjë është fare e qartë, që Qeveritë nuk mund të udhëheqin të ardhmen e ekonomisë me planet e ndërtuara para COVID-19 dhe me siguri nuk do të jenë në gjëndje të realizojnë premtimet e bëra para votuesve të tyre.

Sot po flitet per një fond riaktivizimi apo rindërtim të ekonomisë. Në 18 maj 2020, Kancelaria Gjermane, Merkel, dhe Presidenti i Francës, Macron, lançuan planin e tyre të përbashkët prej 500 miliard eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë të vendeve Europiane më të lënduara nga COVID-19 me qëllim nxjerrjen e Europës nga kriza me një mesazh të qartë të “unitetit dhe solidaritetit”. Reagimet e Hollandës, Danimarkës, Suedisë dhe Austrisë tregojnë fare qartë se nuk janë dakort me këtë plan. Shqetësimi im këtu është vetëm çështja e inflacionit. Për vite të tëra kemi një defiçit buxhetor. Nuk mund të vazhdosh të printosh para e t’i hedhësh ato në treg, pasi rrezikon të përfundosh si Venezuela, Argjentina apo Zimbabve që kaluan në hiperinflacion. Kur tregu nuk ka kërkesë dhe rriten çmimet nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër qeveritë vazhdojnë të hedhin para në treg, patjetër që do të ndeshesh me stagflacion-in, që nuk është gjë tjetër veçse kombinacion i mosrritjes ekonomike, degradim i saj dhe inflacion i lartë. Ndaj edhe disa herë kam sugjeruar krijimin e një agjencie që do të kontrrollojë tregun e brendshëm dhe rregullat e lojës tregtare që do të rrjedhin nga strategjia e rimëkëmbjes ekonomike e projektuar nga ekspertë dhe profesionistë.

Në Diasporë ka specialistë shumë të mirë dhe me goxha eksperiencë që mund ta mbështesin këtë proces padyshim nën kujdestarinë e Qeverisë dhe padiskutim në bashkëpunim me ekonomistët vendas duke parë se ata e njohin tregun e brendshëm akoma më mirë. Kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Ky është një investim për gjeneratat e ardhshme.

Kjo krizë nxorri në pah edhe njëherë se sa i rëndësishëm është shërbimi mjekësor edhe për vetë ekonominë. Siç u duk fare qartë ekonomia është e lidhur me shëndetin si binjakët Siemezë, që së bashku e përforcojnë njëri tjetrin, në të kundërt e dobësojnë atë. Qeveritë sot ndodhen në fazën më të rëndësishme me vendimet që do të marrin në drejtim të shëndetësisë dhe ekonomisë për vitet që vijnë. Shtete si Singapori, Koreja e Jugut, Danimarka, Suedia dhe Austria po tregojnë disa modele shumë interesante integrimi dhe rihapjeje të ekonomisë. Duket sikur këto shtete e kanë gjetur balancën e vërtetë midis shëndetit dhe ekonomisë. Pse të mos mësojmë nga ata. Asnjë vend dhe asnjë politikë sot, nuk zotëron çelësin magjik për rimëkëmbjen, por nëse krahasojmë edhe masat dhe hapat që marrin shtete të ndryshme, mund të kuptohet fare mirë, se çfarë efektesh dhe çfarë ndikimi ka secili prej tyre. Ndaj më shumë se kurrë, politika nuk mund të funksionojë si e vetme, qoftë edhe me konsulencë ndërkombëtare. Politika sot kërkon struktura profesionale të qëndrueshme, për të prodhuar politika ekonomike.