Destinacione shqiptare / Përse duhet zgjedhur Lezha këtë vit

E enjte, 25 Prill, 2024

Ndër vite zona e Lezhës ka “joshur” vizitorë e pushues  të shumtë për shkak, jo vetëm të bregdetit në Shëngjin, por edhe nëpër fshatra ku traditat zënë një vend kryesor.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë natyror e historik si dhe kulinaria e pasur e kthejnë Lezhën në një atraksion turistik. 

Janë një sërë arsyesh se përse duhet të vizitojmë Lezhën:

  1. Ngjarje historike dhe historinë mijëravjeçare 

Lezha quhet qyteti i Heroit Kombëtar. Në këtë vend, Skënderbeu themeloi shtetin e parë të Arbërit me Besëlidhjen e Princave në datën 2 mars 1444. Gjithashtu, Lezha është vendi ku prehet përjetësisht Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

3. Aktivitete të shumta

Në grykëderdhjen e Drinit në Lezhë, mund të ushtroni sportin e peshkimit, të shëtisni me varka e kajakë në lumë dhe në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, mbledhjen e bimëve medicinale që gjenden lehtësisht në natyrë apo festën lokale tradicionale, Dita e Shtegtarit në datën 15 gusht.

4. Kulturë shpirtërore

Zadrima e Lezhës quhet ndryshe Toka e Shenjtorëve. Objekte të shumta kulti përbëjnë ngjarje unike.

5. Arti i thurjes me dorë

Në Lezhë ende vazhdon të ushtrohet artizanati, ndërsa veshjet e larmishme i shtojnë edhe më shumë bukurinë traditave të kësaj zonee. Në fshatin Krajën, ju mund të merrni ndonjë suvenir si kujtim.

6. Qytet krijues

Lezha, qytet i poetëve, një emërtim jo i rastësishëm por për nga numri i shkrimtarëve dhe poetëve. Poeti At Gjergj Fishta mbetet frymëzim për një letërsi që i kalon përmasat edhe të Shqipërisë. Njërëzit e letrave në Lezhë janë të shumtë. Në bibliotekën e qytetit do të gjeni librin e dëshiruar.

7. Bregdeti më i pastër në rajon

Një ndër bregdetet më të pastra në rajon, është edhe bregdeti i Lezhës. Plazhet e saj nga Tale në Vain, Kune, Shëngjin e deri tek Rana e Hedhun përbëjnë disa prej veçorive për të cilat edhe përzgjidhen nga pushuesit.

8. Gastronomi e pasur

Në Lezhë ndodhen restorantet më të mira. Kuzhinierët më të njohur, kanë sjellë pjatat më të mira për turizmin e kuzhinës, arsye për të cilën çdo vit e më shumë Lezha bëhet destinacioni më i kërkuar i kuzhinës që nis nga deti me pjatat e peshkut dhe vijon drejt zonave rurale me produkte fshati.

9. Vende unike
Gjithçka në këtë zonë është mjaft interesante. Në Kallmet natyra është fantastike. Pllana është një tjetër zonë që tërheq vëmendje pasi do të dëshironi të mësuar më shumë për gojëdhënat dhe historinë e saj.

10. Sportet e natyrës

Eksploratorët që duan të zhvillojnë hiking, të udhëtojnë me biçikleta apo me makina do të kenë mundësi të pafundme zgjedhjeje, duke nisur nga Mali i Velës, mali i Kakarriqit, Mali i Rrencit dhe zona e Ungrejit.