Austri / Eksperti shqiptar: Covid dhe problemet e sigurisë me aplikacionin ZOOM

E enjte, 18 Prill, 2024

Besmir Semanaj, Inxhinjer IT PlaytechBGT, rrëfen përballjen e shtetit austriak me pandeminë globale, siguria dhe problemet e komunikimit në aplikacionin ZOOM, 5G dhe konspiracioni Covid-19, situatën e shqiptarëve në Austri etj.

Austria në betejën ndaj Covid-19

Në momentin që flasim kemi diku tek 16854 persona të infektuar me Covid-19 ndër të cilët vetëm 622 janë aktiv. Austria është ndër shtetet me menaxhimin më të mirë të kësaj krize globale. Shteti me ndërhyrjet që ka bërë hap pas hapi, i ka dhënë frymë ekonomisë duke ndihmuar biznesin për personat e punësuar me subvencion në rroga dhe në mbështetje direkte. Gjithashtu Austria në asnjë moment nuk ka pasur një Lock Down tipik por më shumë është këmbëngulur në distancim social. Lëvizja e lirë dhe transporti publik bashkë me shërbimet bazë ka qenë funksional si në ditët normale para pandemisë. Aktualisht mund të themi që në Austri janë hapur të gjitha aktivitetet dhe jeta është kthyer në normalitet. E vetmja gjë që ndryshon nga koha para Covid-19 është mbajtja e maskës në transport publik dhe në qendra tregtare.

Shqiptarët në Austri

Fatmirësisht nga të dhënat zyrtare nuk kemi asnjë të prekur me covid-19 nga komuniteti ynë. Ambasada Shqiptare vazhdimisht na ka mbajtur të informuar dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Për zhvillimet dhe masat që duhet të merren. Duke qenë se nuk kemi pasur një Lock Down klasik siç e theksova dhe më lart kemi vazhduar takimet në mënyrë normale por kësaj here më shumë në parqe duke shmangur ambjentet e mbyllura.

Covid -19 dhe 5G, një konspiracion i madh

Një gjë mund të them me bindje të plotë si nga ana profesionale gjithashtu dhe njerëzore, 5G dhe Covid-19 nuk kanë asnjë lidhje dhe është thjesht një fake news. Gjatë Covid-19 kemi pasur një mori me “Fake News” që e lidhin Corona Virus me 5G. Këto janë lajme keqdashëse, të cilat kanë çuar në një histeri kolektive. Në shumë vende të botës janë djegur dhe antena të telefonisë mobile, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me 5G duke nxjerrë jashtë përdorimit edhe shërbimet e emergjencës. Një ndër personat e parë që ngriti një teori të till ishte Prof. Dr. Thomas Cowan, video e tij u përkthye në 5 gjuhë të botës dhe u bë virale. E gjithë kjo teori ishte e ngritur mbi mashtrim dhe keqpërdorim të dhënash. Cowan pretendonte që Covid-19 u shfaq në Vuhan, sepse atje ishte bërë implementimi i parë i 5G, ndërkohë implementimi i parë dhe shteti me numrin më të lartë të 5G është Koreja e Jugut, që është një ndër shtetet që e ka menaxhuar më së miri pandeminë. Nga ana tjetër, kemi Iranin i cili nuk ka 5G, por është një ndër shtetet me të prekura dhe me një vdekshmëri të frikshme. Në shumë vende të botës gjithashtu edhe në Austri 5G po implementohet në kampuse universitare ku pedagogët dhe shkencëtarët e këtyre institucioneve kanë dhënë miratim të plotë. Ajo që më vjen keq është keqpërdorimi i teorive konspirative dhe nga persona që mbajnë grada shkencore. Ky është një fenomen që po ndodh rëndom në Shqipëri, persona që e mbajnë veten si koka të ndritura gënjejnë popullin dhe përhapin panik me fakte të shtrembëruara dhe shifra të pa vërteta. Ajo që na takon neve si ekspertë të fushës është marrja për bazë e studimeve shkencore dhe hedhja e hapave në çdo teknologji duke u bazuar aty. 5G do sjellë shumë benefite dhe jam i sigurt që përdoruesit e parë do jenë ata që sot po e sulmojnë.

Problemet e sigurisë në aplikacionin ZOOM

Shpërthimi i pandemisë së Covid-19 i kapi të papërgatitura shumë shtete, që iu drejtuan teknologjisë për të mundësuar takime të cilat s’mund t’i zhvillonin më si dikur në tryezë të përbashkët. Kësisoj gjatë kësaj kohe nisi përdorimi masiv i aplikacionit “Zoom” që mundësoi video-konferenca nga më të ndryshmet, duke nisur nga kurset e Jogës, deri te takimet mes mësuesve dhe nxënësve, apo takime të kabineteve qeveritare. Mjafton të përmendim këtu faktin që ZOOM ka pasur vetëm gjatë muajit Prill me shume se 200 milionë përdorues ditorë, përkundër 10 milionë që kishte në vitin 2019, për të kuptuar rritjen e shpejtë të përdorimit të tij. Por gradualisht shumë vende nisën ta ndalonin përdorimin e “Zoom”-it për shkak të të metave që paraqet ai për sa i takon sigurisë. Në Shqipëri aplikacioni nisi të përdoret që nga zhvillimi i orëve mësimore në shkolla e universitete, e madje në mbledhje të tilla të rëndësisë së veçantë si Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë presidenti Meta, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ruçi, kreu i PD-së Basha, dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të qeverisë. Shqetësimi lidhet me të dhënat që “Zoom”-i merrte dhe shpërndante me palët e treta, si “Facebook”-un dhe të tjera, duke ndarë me këto platforma të dhëna personale. Gjithashtu gjatë kësaj kohe kemi pasur dhe mbi 10 thyerje të sigurisë tek ky aplikacion. Për shembull Shteti i New York e ndaloi përdorimin pasi zbuluan që një pjesë e trafikut kalonte në serverat të cilët ishin të hostuar në Kinë. Për përdorim biznesi dhe përdorim privat Zoom është një ndër aplikacionet më të mira, por kur vjen puna te mbledhjet e Sigurisë Kombëtare është një shkelje e çdo protokolli shtetëror dhe nuk duhet të realizohet, kjo ka qenë dhe arsyeja që unë si njohës i fushës kam reaguar në shumë media duke e kundërshtuar fuqimisht. Kjo pasi informacioni duhet të jetë i inkriptuar dhe në rrjet të klasifikuar, kjo bën që Shqipëria të humbë besueshmërinë si shtet. Nga ana tjetër mund të themi që zoom pas kaq muajsh ka mbyllur pjesën më të madhe të problemeve me sigurinë dhe shumë shtete që e patën ndaluar kanë nisur ta përdorin sërish. Në kushtet aktuale nuk shoh asnjë problem në përdorimin e këtij programi me përjashtim institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore.

Satelitët në hapësire

Kohët e fundit nga qiejt e gjithë botës mund të shohim disa drita lëvizëse që duken si yje. Ato s’janë asgjë tjetër veçse një mori satelitësh në orbitë të ulët të lëshuar nga kompania Spacex të cilët quhen StarLink. Këto janë satelitë të vegjël të cilët do mundësojnë mbulimin me internet me një vonesë transmetimi të vogël dhe do i japin mundësinë e aksesit në rrjet dhe atyre vendeve që deri më sot e kishin të pamundur. Kjo tregon dhe një herë supermacinë e biznesit Amerikan dhe benefitet që këto kompani do i sjellin njerëzimit. / Dielli