Kristi Kono dhe historia e operetës së parë shqiptare “Agimi”

E enjte, 18 Prill, 2024

8 qershori i vitit 1937 do të shënonte realizimin e një prej koncerteve më të veçanta në qytetin Korçës. Ishte puna e kompozitorit dhe dirigjentit Kristo Kono me Liceun Kombëtar të Korçës, ku 60 vajza dhe djem ekzekutuan mjeshtërisht pjesë muzikore shqiptare dhe të huaja. Shumë prej tyre u përsëritën jo pak herë si pasojë e kërkesave të larta të publikut.

Kompozitori Kristo Kono, autor i pjesë së njohur “Kur më vjen Burrin nga Stani”, pasi përfundoi studimet në Itali u kthye në vendlindje ku dha një kontribut të madh fillimisht në Liceun Artistik të Korçës, në Korin Lira etje.

Një aspekt tjetër i punës dhe kontributit të Konos ishte mbledhja dhe përpunimi për kor i shumë këngëve popullore, duke iu dhënë atyre cilësi dhe vlera të reja kombëtare.

Fryt i studimeve dhe hulumtimit mbi motivet popullore ka qenë edhe kompozimi prej tij i dy rapsodive korale. Gjatë kësaj kohe vlen të përmendet kompozimi i “Rapsodisë shqiptare nr.1”, që u ekzekutua me sukses të madh në Tiranë më 28 nëntor 1942.

Pas çlirimit të vendit veprimtaria krijuese artistike e Konos njohu përmasa të reja, muzika e tij u ekzekutua nga orkestra e ansamble profesioniste, u transmetua nga radio, u incizua nëpër pllaka e u botua nëpër libra. I frytshëm ka qenë bashkëpunimi me këngëtaren e mirënjohur Tefta Tashko Koço e cila nga krijimtaria e Konos interpretoi me shumë sukses këngët; “Kur më vjen burri nga stani”, ”Fol e qesh moj sylarushe”, ”Fryn veriu në Mal të Thatë” etj.

Pas një pune intensive plot pasion dhe këmbëngulje, kompozitori i njohur Kristo Kono, arriti që vështirësitë e tij t’i finalizojë me vënien në skenë të operetë “Agimi” e cila u shfaq premierë në 30 prill të vitit 1955.

Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se “Agimi” është opereta e parë shqiptare. Kompozitor Kono kishte edhe bashkëpunëtorë të tjerë, libreti nga Kolë Jakova, regjia nga Pandi Stillu, dirigjent ishte mjeshtër kori Kostandin Trako dhe koreograf Panajot Kanaçi.

TOB shprehet se kjo operetë ka vlerat e saj historike si e para vepër muzikore skenike shqiptare, e cila u vendos në një skenë profesioniste”, shprehet TOB.