Gratë viktima të dhunës dhe shumë larg barazisë me burrat

E enjte, 18 Prill, 2024

Një studim i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon sa akute janë në të vërtetë problemet në botë: një në tre gra është keqtrajtuar një herë nga partneri i saj. Sipas studimit në rajonet me të ardhura mesatare të larta, ndër të cilat Amerika e Veriut, Evropa, Australia dhe Japonia, rreth një e katërta e grave kanë qenë viktima të dhunës fizike ose seksuale nga partnerët e tyre. Në Azinë Jugore dhe Afrikë, shpesh ato nuk guxojnë të tregojnë se kush është shkaku i plagëve të tyre. Në 28 vendet e BE-së bëhet fjalë mesatarisht për 33% të prekura. Problemi është  mjaft shqetësues për shoqërinë e sotme, por edhe injorimi i këtij fenomeni është po aq i papërgjegjshëm sa edhe mungesa e programeve integruese ku burrat mësojnë se gratë nuk janë pronë e tyre.

Mbi 140.000 viktima të dhunës ka regjistruar policia vitin e kaluar në Gjermani. 82% prej tyre janë gra, 122 prej të cilave nuk e kanë mbijetuar dhunën. Burrat shqelmojnë, grushtojnë, poshtërojnë, më shumë kur janë të papunë, kur paratë nuk mjaftojnë, kur apartamenti është shumë i vogël dhe perspektiva gri. Apo kur ju preket nderi. E pikërisht janë emigrantët ata që jetojnë më shpesh në kushte të tilla. Kjo nuk i justifikon aspak autorët e krimeve, kurrë! Por shpjegon, se arsyet e sjelljeve të tilla nuk janë kulturore. Fakt është: Dhunë patriarkale ka kudo, dhe duhet kujtuar, se kur kemi të njëjtat kushte jetese, ajo paraqitet me të njëjtën shpeshtësi. Fakti që gjithnjë e më shumë gra postojnë #MeToo, tregon, për përmasat mbarëbotërore të sulmeve seksuale ndaj grave.

Në media rregullisht raportohet për fakte rrënqethëse të këtij fenomeni. Dhuna ndaj grave mbetet po ashtu problem serioz dhe i vazhdueshëm si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Për çdo vit bilanci është i njëjtë lidhur me diskriminimin që u bëhet grave të çdo moshe, të çdo ngjyre, feje apo prefesioni në mbarë botën. Ndërkohë që prej 150 vjetësh luftojnë burrat dhe gratë për një barazi gjinore, por me sa duket, duhen edhe 170 vjet të tjera për të qenë ata  vërtetë të barabartë.

Gjermania është një nga vendet e para që i ka dhënë gruas të drejtën e votës. Gratë përbëjnë gjysmën e votuesve, e megjithatë në parlamentin aktual ato nuk përfaqësohen nga gjysma e deputetëve, por nga një e treta e deputetëve, që janë gra. Ndërkohë që  Parlamenti Europian  i është  afruar  më shumë me përbërjen e tij ndarjes së barabartë gjinore. Në krahasim me 2014, përqindja e grave është rritur në 40 përqind. Sot kemi 446 burra dhe 302 gra në Parlament si deputetë. Suedia dhe Finlanda ndodhen në krye për pjesëmarrjen e grave.

Nëpër shkolla e universitete gratë e reja me arritjet e tyre prej kohësh i kanë lënë pas burrat. Por ç’vlerë ka shkollimi më i mirë, kur pjesë të shoqërisë ende kanë mbetur të ngurta duke u kapur pas imazhit të roleve të vjetra? Kush e ka seriozisht me çështjen e gruas, duhet të veprojë, të jetë konseguent dhe të ketë durim derisa barazia të rrënjoset në kokat e njerëzve, e më pas do të duhen edhe të tjera dekada që ajo të bëhet realitet. Hapat konkretë të çojnë drejt qëllimit. Kërkesa: pagë e barabartë për punë të barabartë është një shembull i mirë për këtë.

Grate e kanë ngritur zërin, që kur direktiva e BE-së për barazinë në zënien e vendit të punës dhe ushtrimin e profesionit, nisi të zbatohej edhe në Gjermani. Direktiva ndalon diskriminimin për shkak të fesë, botëkuptimit, gjinisë, moshës, të metave fizike, apo orientimit seksual. Sigurisht që është një problem shoqëror, që diskriminimi vazhdon si fenomen. Shifrat e mëposhtëme na japin një tabllo edhe më të qartë. Dy ndër tre të rritur në mbarë botën, që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, janë gra. 70% e fëmijëve, që nuk shkojnë në shkollë, janë vajza. Kudo në botë gratë fitojnë më pak se burrat, madje edhe në Gjermani. Në Afrikë, në Jug të Saharasë, 59% e të rriturve të infektuar me virusin HIV janë gra. Veçanërisht të nënvleftësuara janë gratë në sektorin e shëndetësisë. Çdo vit vdesin një gjysmë milionë gra për shkak të komplikacioneve në shtatëzani apo gjatë lindjes.

Edhe pse të drejtat ligjore të grave janë zgjeruar, ligjet mbeten në letër dhe nuk përkthehen në drejtësi dhe barazi. Duket se shumë burra në Gjermani apo kudo në botë ende e kuptojnë profesionin si bastionin e fundit për të ruajtur privilegjet, pushtetin dhe influencën drejt një karriere dhe të ardhurash më të mira.