Revista holandeze vlerëson gjestin e ambasadës shqiptare në Çeki

E enjte, 28 Mars, 2024

Revista Diplomatike e Holandës ka vlerësuar gjestin e dhurimit të 150 mijë koruna çeke spitalit “Na Františku” nga Shoqata e Grave Diplomatike si shenjë falënderimi për ndihmën në luftën kundër koronavirusit.

“Spitali ishte në rreshtin e parë. Ai ngriti këtu një departament të koronavirusit, ku ata pranuan pacientë të infektuar, sidomos nga rradhët e të moshuarve dhe u kujdesën për ta. Ekipi i spitalit bëri një punë të shkëlqyeshme profesionale në këtë fushë. Ne jemi krenarë që një spital në dukje i vogël, bëri një gjë kaq të madhe,”thotë Petr Hejma, kryetar i Pragës 1.

“Kur spitali hapi derën për pacientët me Covid, ne menduam, se spitali i vogël i vendosur në Pragë 1, ka nevojë për ndihmë, kështu që vendosëm t’u japim atyre diçka,” thotë Nevila Kuka, Presidente e DSA Pragë.

Spitali do të blejë një pajisje të re për këtë shumë. Do të jetë i destinuar për të ju shërbyer repartit të të sëmurëve afatgjatë.

“Kjo do të thjeshtojë punën e infermierëve. Unë nuk dua ta specifikoj këtë, sepse natyrisht gjithçka do të kalojë përmes një procesi të duhur të përzgjedhjes. Megjithatë, ne kemi zgjedhur një pajisje që do të thjeshtojë shumë kujdesin e pacientëve në këtë departament”, thotë David Erhart, drejtor i Spitalit “Na Františku”.

Departamenti është themeluar në Janar 2000. Ai ka 26 shtretër në 2-3 dhoma gjumi dhe është i destinuar gjithashtu për pacientët me nevoja të veçanta.  