KKD / Adriana Bejko: Fuqia e votës së Diasporës

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prej disa ditësh, Këshilli Koordiues i Diasporës ka botuar një peticion lidhur me të drejtën kushtetuese qytetarëve të Diasporës për pjesëmarrje në votimet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Duke besuar në fuqinë institucionale të kësaj hallke e cila do të shërbejë si një urë lidhëse mes qeverisë dhe komunitetit shqiptar të kudondodhur, u ndërmorën hapa konkretë për realizimin e disa objektivave. Në një bisedë telefonike për Albanian Montreal Press me DR. Adriana Fishta- Bejko (Sekretare e Këshillit Koordiues të Diasporës, Ambasadore e Kombit, specialiste e gjuhës angleze pranë Universitetit të Calgary-t), ajo na tregon një kronologji të të gjitha takimeve mes anëtarëve si dhe vënien në dijeni të institucioneve kompetente shqiptare kryefjala e së cilës do të ishte njohja e votës së Diasporës.

Zonja Fishta, ditët e fundit qarkullon një peticion për të drejtën e votës së Diasporës, cili është objektivi i saj?
Prej dhjetorit të vitit që lamë pas, në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Këshillit Koordiues të Diasporës u realizuan disa takime të gjata me fokus të rëndësishëm “Vota e Diasporës” me të gjitha forcat politike në Shqipëri. Gjatë diskutimeve tona në takimet me zyrtarë nga të gjitha partitë që janë sot pjesë e Këshillit Politik u siguruam për vullnetin e tyre të mirë lidhur me këtë problem. Anëtarët e KKD-së janë secili ekspert në fusha të ndryshme, përfaqësojnë komunitetet shqiptare në të gjitha kontinentet dhe nuk ka qenë e lehtë të kontakoheshim për të gjitha takimet, por secili ka dhënë kontributin e tij dhe subjekti i të gjitha takimeve ka qenë vota e Diasporës. Të gjitha forcat politike na premtuan se vullneti i mirë ekziston dhe se nuk ka asnjë problematikë për zgjedhjet e ardhshme dhe se Diaspora do të votojë në zgjedhjet parlamentare 2021, dhe vetëm do të diskutohet ana teknike sesi do të dërgohen votat në atdhe.

Cili është qëndrimi i politikës shqiptare?
Shqetësimi është se u mblodh Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore dhe në asnjë nga pikat e tyre nuk përmendej kërkesa kryesore e KKD-së për votën e Diasporës. Kjo heshjte është fyese. Shqetësimin tonë për këtë neglizhencë e shkruam në një letër që i dërguam Këshillit Politik në datën 25 maj 2020, por pa përgjigje. Tani, ky Këshill Politik e ka shtyrë datën përfundimtare për të bërë propozimet për Kuvendin e Shqipërisë që peticioni ynë i firmosur nga 80 organizata dhe 46 Ambasadorë të Kombit e qindra bashkëatdhetarë, të vihet në tavolinën e diskutimeve sepse aty janë të gjithë ata që na premtuan në dhjetor. Se çfarë ka ndodhur nga dhjetori deri qershor nuk e dimë ende asgjë konkrete.

Cila është fuqia e Votës së Diasporës?
Vota e Diasporës duhet të marrë vëmendjen e shtuar të subjekteve politike si asnjëherë më parë. Më shumë se 1 milionë e gjysmë qytetarë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe na është mohuar një e drejtë kushtetuese. Interesat e Diasporës nuk janë përfaqësuar mirë dhe për këtë është një interesim racional i Diasporës për të qenë pjesë e zgjedhjeve. Po ashtu, Shqipëria nuk ka arritur të përdorë potencialin e Diasporës, qoftë në aspektin ekonomik përmes investimeve direkte, atë intelektual apo në fusha të tjera.

Cila është pritshmëria juaj lidhur me këtë peticion?
Me mbështetjen e Diasporës, mund të bëhemi një zë më i fuqishëm, KKD insiston dhe do të vazhdojë të kërkojë me forma demokratike që Diasporës t’i kthehet e drejta e votës që i është mohuar prej kohësh, në kohë normale në Shqipëri mund të kishim një Gjykatë Kushtetuese, dhe hapi tjetër është që mund t’i kërkonim ndihmë asaj, por në kushtet kur nuk ka një të tillë ne i jemi kthyer gjykatësit më të ndershëm që është populli. Është e rëndësishme të mbledhim 1000 firma për të na mbështetur që në këtë nismë nuk jemi vetëm.
KKD është zgjedhur nga qeveria shqiptare por deviza jonë që për çështje të tilla serioze siç ishte vota e Diasporës, ne jemi zëri i Diasporës pranë qeverisë apo institucioneve shqiptare. Të gjithë anëtarët e KKD jemi vullnetarë, që bëjmë një investim kohor të jashtëzakonshëm, pa asnjë model për t’iu referuar dhe duke shkelur shtigje të reja për herë të parë. Përkushtimi ynë nuk është ndaj qeverive por ndaj kombit shqiptar. Në zgjedhjet e 2021, mund të ndërrohet qeveria, por mandati i KKD është të gjejë mënyrat që Diaspora dhe vendi amë të kenë objektiva të përbashkëta. E theksoj se ne sjellim zërin e Diasporës tek qeveria. Ne nuk duam të na identifikojnë me qeverinë shqiptare, por si zëri i Diasporës në veshin e qeverisë shqiptare. / Albanian Montreal Press