Deutsche Welle në shqip në 28 vjetorin e saj

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Të punosh në media gjermane, veçanërisht në “Deutsche Welle”, shkurt DW, është fat dhe privilegj për këdo që ka zgjedhur si profesion gazetarinë. Por, DW për ne gazetarët jo gjermanë në Gjermani, do të ishte edhe një shans për të qenë më pranë atdheut, duke e ndjekur atë hap pas hapi në gjithë rrugëtimin e tij në këto vite të tranzicionit dhe të integrimit. Edhe unë, për mbi 20 vjet, e kam pasur këtë fat. Misioni i kësaj medie është më shumë se sa informativ. Deutsche Welle është dhe kartëvizita e Gjermanisë; e vendit që sot mbahet si zemra e Europës për nga roli dhe fuqia politike dhe ekonomike që ka.

Deutsche Welle ka nisur transmetimin e saj të parë më 3 maj 1953, në Këln. Qëllimi i themelimit të DW në fillim ishte çtensionimi i marrëdhënieve të tendosura të botës ndaj Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe të prezantonte para saj Republikën e re Federale Demokratike. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Por detyra kryesore e DW është të pasqyrojë Gjermaninë dhe vlerat e saj. DW duhet ta përcjellë tek auditori Gjermaninë si një komb të mbrujtur në kulturën evropiane dhe një shtet liberal, demokratik, kushtetues, i bazuar në sundimin e ligjit. Deutsche Welle përfaqëson zërin e lirisë dhe i të drejtave të njeriut. Ajo flet në shumë gjuhë: në radio, në televizion, në internet dhe në mediat sociale.

Kur flasim për Deutsche Welle sigurisht që një vend të posaçëm ka edhe seksioni i gjuhës shqipe i themeluar në 1 qershor të vitit 1992. Nga 15 minuta emision në ditë me anë të shiritave manjetikë në fillim, kohë pas kohe, programi është pasuruar me informacione e trajtime tematike në versionin audio, apo atë “online”, deri tek formati më i fundit televiziv një herë në javë 30 minuta, titulluar “Europa Sot”. E, pikërisht, në një institucion të tillë mediatik fati e solli të punoj edhe unë si moderatore, redaktore, përkthyese dhe autore.

Sa herë që isha në studio para mikrofonit më kaplonte një emocion jo i frikshëm, por shumë i bukur. Magjinë që të krijon mikrofoni unë e kam zbuluar pikërisht nga studiot e DW në Këln. Aty arrita ta prek nga afër, pikërisht aty ku jeta ime në Gjermani do të lidhej pas këtij mikrofoni për vite me radhë, madje u bë gjysma ime. Me qindra dhe ndoshta me mijëra shirita manjetikë kanë regjistruar zërin tim në emisione “live” dhe jo “live” me informacione nga më të ndryshmet nga e gjithë bota. Lajme dhe analiza apo komente, reportazhe dhe intervista nga të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, shkencë, sport etj., do të ishin në fokus të programit tonë radiofonik për gati dy dekada në DW. Mikrofoni për mua ishte më shumë se një mjet teknik…

Ishin kohë të vështira për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ishin kohë krize, tranzicioni jo të lehtë, kohë të përgjakshme si ajo në Kosovë dhe të gjitha do të duhej të hynin e të dilnin nga ai mikrofon, i vogël teknikisht, por shumë i madh në misionin e tij.

Me mikrofon kam vrapuar bashkë me kolegët sa në Bon, Berlin, Bruksel, Vjenë, Rambuje, Paris, Londër, Prishtinë, Shkup, Romë, Den Hagë e kudo ku flitej e diskutohej për fatin e shqiptarëve.

Radio Deutsche Welle u bë shtëpia ime e dytë deri në vitin 2014 ku edhe zëri shqip i Radios gjermane do të shuhej përgjithmonë për t’ja lënë radhën formatit të rionline dhe TV. Por multimedia gjermane Deutsche Welle ka qenë dhe vazhdon të jetë një urë komunikimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Madje ajo vazhdon të ndërtojë ura komunikimi edhe mes Berlinit dhe Prishtinës, Shkupit, Beogradit dhe Podgoricës duke kontribuar në integrimin europian të këtyre vendeve që shpesh konfrontohen mes tyre për shkak të së kaluarës së brishtë dhe ku e drejta për shprehjen e lirë të mendimit nëpërkëmbet çdo ditë. Nga përvoja ime, por edhe duke ndjekur zhvillimet e viteve të fundit mund të them e sigurt se me Deutsche Welle-n, shqiptarët në Ballkan janë shumë më afër Europës. Deutsche Welle konsiderohet po ashtu, si zëri gjerman i të drejtave të njeriut.

Në mikrofonin e DW i ftuar ka qenë shpesh edhe shkrimtari ynë i madh, i cili jep edhe vlerësimin e tij: “Deutsche Welle për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e kudo ka shërbyer dhe shërben si një media që sjell standartet e një vendi të zhvilluar demokratik, siç është Gjermania. Deutsche Welle ka dhënë një kontribut të madh në vetëdijësimin e qytetarëve për demokraci. Ajo mbetet për shqiptarët zëri i së vërtetës dhe zëri i së ardhmes së tyre në familjen e madhe europiane“.