181-vjetori i lindjes së atdhetarit dhe personalitetit, Abdyl Frashëri

E enjte, 25 Prill, 2024

Më 1 qershor të vitit 1839 lindi Abdyl Frashëri, ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atdhetar, ushtarak, deputet shqiptar në parlamentin osman. Vëlla i dy emrave më të njohura shqiptare të kohës, Naim dhe Sami Frashëri, Abdyli u shqua si personalitet politik qysh më 1877, kur Kriza Lindore rrezikonte trojet shqiptare.

Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare. Abdyli hartoi platformën e re politike dhe ideologjike me synimin mbrojtjen e interesave kombëtare të Shqipërisë, e cila i kundërvihej platformës që përpunuan qarqet sulltaniste të Stambollit, që  synonte mbrojtjen e kufijve të Turqisë në Europë. Synimi politik i platformës së Abdyl Frashërit ishte: trojet shqiptare të shpërndara në atë kohë në vilajetet e Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës të bashkoheshin në një vilajet të vetëm me emrin “Vilajeti i Shqipërisë” dhe, me krijimin e kushteve të favorshme për shqiptarët, synimi i mëtejshëm i kësaj platforme do të ishte: krijimi i shtetit autonom ose i shtetit të pavarur të Shqipërisë.

Në fund të vitit 1877, duke qenë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll. Abdyli veproi përkrah bijve të mëdhenj të trojeve shqiptare si Pashko Vasa, Sami Frashëri, Ymer Prizreni e Jani Vreto. Këta personalitete të kulturës, politikës e veprimit atdhetar, pranuan platformën e re politike dhe ideologjike të Abdyl Frashërit dhe ishin pikërisht ata që e zgjodhën si kryetar të këtij komiteti.

Abdyl Frashëri u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës, në janar të viti 1879, i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë.

Në prill 1881 Abdyli u arrestua në Elbasan. Vitet e rënda në bodrumet e burgut të Prizrenit dhe të internimit në Balikesër e Bandërma si dhe të izolimit në Stamboll ia rënduan shëndetin, por ato nuk e thyen vullnetin, guximin dhe vendosmërinë e Abdylit.Më 23 tetor të vitit 1892, Abdyli vdiq në Stamboll në moshën 53-vjeçare, një vit më i ri se Naimi dhe Samiu, por mbeti një figurë e shquar e patriotizmit.