Greqi / Komuniteti shqiptar nismë vullnetare për pastrimin e plazheve në Kretë

E martë, 23 Prill, 2024

Komuniteti shqiptar në Kissamu Hania, në Kretë ka treguar edhe një herë se është mjaft i integruar në shoqërinë greke. Sikurse kishte njoftuar pak ditë më parë, këtë të diel, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, kanë organizuar një aksion vullnetar për pastrimin e ambienteve publike të qytetit.

Kjo nismë e përbashkët vjen pak ditë pas deklaratës së kryeministrit grek për rihapjen e Greqisë për të pritur turistët e huaj. Komuniteti shqiptar u angazhua për pastrimin e disa segmenteve rrugore dhe plazheve të Kissamu Hania-s pikërisht në prag të hapjes së sezonit turistik 2020.

Nisma për të treguar qytetari, sidomos në një kohë të vështirë kur ekziston ende frika nga pandemia globale Covid-19, është mbështetur gjithashtu nga disa shqiptarë të qytetit bregdetar Kastel.

Në total janë bërë bashkë 30 shqiptarë për pastrimin e segmenteve rrugore dhe plazheve të Kissamu Hania. Kontributi i komunitetit shqiptar në Kretë nuk është i pari dhe as i vetmi.

Pak muaj më parë, komuniteti shqiptar i kësaj zone ndihmoi  në riparimin e një shkolle fillore. Gjithashtu i erdhën në ndihmë shqiptarëve pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, si dhe ndihmuan shqiptarët në nevojë në Kretë gjatë periudhës së pandemisë.

Vetëm pak ditë më parë qeveria greke njoftoi që prej datës 15 qershor turistët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe turistët shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Greqisë për të bërë pushimet.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”