Arkitektja shqiptare: Zelanda e Re ka vetëm një rast aktiv me COVID-19

E premte, 19 Prill, 2024

Zelanda e Re një vend me afërsisht 5 milionë banorë dhe ka vetëm një rast aktiv me COVID-19. Taulata Gjerqeku është një arkitekte shqiptare që jeton atje dhe tregon se si situata e pandemisë u përballua nga qeveria e Zelandës së Re.

Ajo gjithashtu tregon edhe për jetën e saj dhe sesi shkoi nga Prishtina në Zelandën e Re. Gjerqeku u lind dhe rrit në Prishtinë ku edhe filloi të merrte mësimet e para për arkitekturë. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 familja e saj u largua drejt Zelandës. Ajo aty vazhdoi studimet për arkitekturë të cilat i kishte lënë përgjysmë dhe madje përfundoi dhe magjistraturën. Puna që ajo bën tani janë projektet e ndërtesave të larta publike.

Për sa i përket Zelandës ajo thotë se është fati i tyre që janë të izoluar prej pjesës tjetër të botës.

“Në kohën kur në Evropë dhe në Azi pandemia kishte marrë vrull ne akoma nuk kishim asnjë rast. Kjo periudhë u shfrytëzua për hulumtime se cila metodë do të ishte e duhura duke u bazuar tek fakti që ekonomia e Zelandës varet shumë nga turizmi. Në këtë periudhë u vendos të mbylleshin kufijtë dhe shumica e aktiviteteve përveç atyre të domosdoshme si spitalet, farmacitë edhe supermarketet. Gjatë gjithës kohës ne kemi qenë të lirë të dalim por vetëm në zonën afër shtëpisë. Në këtë mënyrë i gjithë vendi ishte i zbrazët dhe të gjithë i respektonin rregullat”, shprehet Taulata.

Zelanda është përcaktuar si një vend që e ka përballuar mjaft mirë dhe rezultatet e tregojnë këtë pasi ka vetëm një rast aktiv dhe prej 7 ditësh nuk janë indetefikuar raste të reja. Këto rezultate janë premtuese dhe shpresëdhënëse.

Vendi akoma nuk është hapur plotësisht dhe për këtë po menaxhohet nëpërmjet 4 fazave dhe secila ka specifikat e veta. Momentalisht Zelanda ndodhet në fazën e dytë të hapjes dhe do të qëndrojë në këtë nivel për një kohë më të gjatë. Shkollat janë hapur dhe disa prej bizneseve ku mund të ruhet distancimi fizik por normaliteti është ndryshe.

Burimi origjinal, këtu: