Zvicër/ Mjeku shqiptar hap dyert e klinikës për bashkatdhetarët

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nuk janë të paktë shqiptarët nëpër botë që kanë dhënë kontributin e tyre në kohën e pandemisë globale Covid-19. Një prej tyre është kardiologu dhe gastroenterologu Vullnet Odai, 43 vjeç, i lindur dhe i rritur në Tetovë, ndërsa prej më shumë se një dekade jeton në Zyrih, Zvicër.

Odai ka vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Sofje, ndërsa specializimin e ka përfunduar në Gjermani.

Ai sapo ka hapur dyert e klinikës së tij në Spreitenbach, për t’i shërbyer në veçanti komunitetit shqiptar në Zvicër. Dëshira dhe malli për vendlindje e ka nxitur që këtë vit të hapë po ashtu një klinikë në Tetovë me emrin “Praxis dr Odai”.

Në në një intervistë për albinfo.ch, Odai rrëfen se si e ndërmori këtë nismë, si dhe ndalet në zgjedhjen e tij për të jetuar dhe ushtruar profesionin e mjekut në Zvicër.

“Gjithmonë kam pasur dëshirë dhe synim të hap një klinikë timen dhe këtë synim e realizova, duke krijuar ekipin e nevojshëm mjekësor. Mendoj se me hapjen e kësaj klinike do të krijohen kushte ideale për një numër të madh të pacientëve që do të trajtohen me mjetet dhe pajisjet mjekësore më moderne”, thotë Odai duke shtuar se ka zgjedhur qytetin e Spreitenbach për të qenë pikërisht pranë komunitetit shqiptar, të cilët nuk janë të paktë në këtë lokacion. “Edhe pse të gjithë pacientët i trajtoj njësoj, pacientët shqiptarë i trajtoj më me zemër dhe shpirt”, shprehet Odai.

“Sinqerisht, do të dëshiroja që profesionin tim ta ushtroja në vendin e origjinës, pra në Tetovë. Megjithatë jeta ka valët e saj dhe ato të bartin gjithandej. Unë veproj njësoj sikur të jem në vendin tim. Këtu kam të bëj me një sistem vlerash që s’i gjen diku tjetër. Jam adaptuar gjithsesi”, thotë më tej Odai. “Maqedonia më mësoi shumë gjëra por atje nuk e kam arritur atë që planifikoja. Ndërkaq, Gjermania dhe Zvicra më kanë ofruar kushte optimale që të ushtroj profesionin tim. Nuk kam arsye të mos jem i kënaqur me shtetin zviceran. Për njeriun punëtor, këtu gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë punë.”

“Kolegët vendas dhe i gjithë personeli mjekësor më kanë pranuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtu nuk bëjnë dallime etnie, fetare, race apo mbi ndonjë bazë tjetër. Të gjithë ata që kanë një profesion, janë të profesionalizuar, mund ta ushtrojnë profesionin e tyre, pa pasur kurrfarë pengesash. Mund të them se këtu në Zvicër më kanë pranuar dhe mbështetur që në fillim, kurse tani që kam një përvojë të duhur, gjërat po shkojnë edhe më mirë.”

Odai thotë se si në shumë shtete të tjera evropiane, edhe në Gjermani e Zvicër ka një numër të konsiderueshëm të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. “Të gjithë ata gëzojnë respekt të madh, jo vetëm nga pacientët, por edhe nga strukturat vendore e qendrore të shtetit. Jam krenar që shumica e mjekëve shqiptarë që punojmë këtu në institucione të rëndësishme mjekësore, gëzojmë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, madje jo vetëm në fushën e mjekësisë”, shton ai.

Odai ndalet gjithashtu tek situata aktuale e pandemisë Covid-19 në Zvicër, si dhe tek mënyra që qeveria zvicerane ka zgjedhur të përballet me të.

“Mjekët po bëjnë punën që u takon, për t’u dalë në ndihmë të gjithë pacientëve, dhe kryesisht atyre që kanë simptoma të kësaj epidemie”, thotë Odai. “Duke qenë se për herë të parë po ballafaqohemi me këtë lloj virusi, qeveria e Zvicrës është treguar e kujdesshme në hartimin e strategjisë për të dalë nga kjo situatë. Masat nuk janë ekstreme, ato mund të përballohen nga të gjithë banorët, siç edhe ka ndodhur deri tani”, përfundon ai.