Koreja e Jugut / Mësuesi shqiptar flet për masat shtrënguese ndaj Covid

E premte, 19 Prill, 2024

Koreja e Jugut është konsideruar deri tani si një shembull mjaft i mirë për t’u ndjekur, pasi ka treguar se si është e mundur që të rrafshohet kurba e pandemisë globale Covid-19. Megjithatë, ekspertët nuk janë të sigurt nëse rregullat e Koresë së Jugut mund të aplikohen gjerësisht dhe të jenë funksionale edhe në vende të tjera.

Ata mbështeten së fundmi edhe tek përshkallëzimi i numrit të të prekurve me koronavirus, që duket se ka sjellë rikthimin e masave shtrënguese.

Emanuel Rakipllari, i cili jeton dhe punon prej 15 vitesh si mësues i gjuhës angleze në Kore të Jugut, tregon në një intervistë ekskluzive se çfarë masash konkrete ka marrë ky vend për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Koreja e Jugut nuk ka ndërmarrë masa drastike si vendet e tjera. Është ndër të paktat shtete që nuk e ka mbyllur kufirin dhe bizneset, përveç se shkollat dhe muzeumet. Gjithçka po funksionon në mënyrë normale, njerëzit po ndjekin ritmin e zakonshëm të jetës. Koreja është një vend shumë sensitiv përsa i përket shëndetësisë. Që nga momenti kur u tha se nga Kina mund të vinte një virus i ngjashëm me SARS, Koreja e Jugut mori masa të menjëhershme, duke orientuar fillimisht qytetarët për mënyrën se si të mbroheshin”, thotë Rakipllari.

“Regjistrohen rreth 11 mijë të infektuar me koronavirus dhe 10 mijë e 400 të shëruar. Besoj se merita i takon lidershipit të Koresë. Asnjë nuk besoi se qeveria e saj do të ishte transparente në këtë periudhë të vështirë. Por shoqëria ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë, duke u treguar shumë bashkëpunuese, si dhe duke e votuar. Në zgjedhjet e saj parlamentare, në mes të krizës së Covid-19, partia që është në pushtet mori 76% të votave”, shprehet Rakipllari.