Dhoma e Biznesit të Diasporës: Ja ndikimi i Covid te sipërmarrjet shqiptare

E premte, 29 Mars, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, me mbështetjen e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, ka studiuar situatën dhe sfidat e biznesit në Diasporë dhe Shqipëri, në kontekstin e krizës të shkaktuar nga Covid-19,  si dhe impaktin afatgjatë në investimet potenciale.

Me anë të një pyetësori për sipërmarrjet anëtare të Dhomës së Biznesit, si dhe për sipërmarrje të tjera, është konstatuar një pjesëmarrje më e gjerë e biznesit të vogël dhe të mesëm, me 71.4%. Një indikacion i rëndësishëm ekonomik ky për të kuptuar impaktin negativ të kësaj situate për këtë kategori por dhe në tërësi në Shqipëri, duke konsideruar se 64.2% e bizneseve operojnë në Shqipëri.

Rezultatet konfirmojnë se rreth 93% e bizneseve që kanë plotësuar pyetësorin janë prekur nga Covid-19 pavarësisht përpjekjes së një përshtatjeje të menjëhershme në përgjigje të tregut. Dy rezultojnë mënyrat kryesore në të cilat është prekur biznesi; aspekti financiar (rënie mbi 50% të xhiros) si dhe qasja e ndryshuar ndaj klientëve.

Ndër problemet kryesore të zinxhirit të furnizimit listohet mbyllja e kufijve ndërsa masat e marra nga shumica e bizneseve për lehtësimin e situatës janë kryesisht prezantimi i modeleve të reja të biznesit dhe kërkimi i zgjidhjeve alternative të zinxhirit të furnizimit.

Vendet ku operojnë 78.6% e bizneseve të intervistuar kanë ndërmarrë paketa financiare për t’i ndihmuar bizneset duke dhënë mundësinë e shtyrjes së afateve kohore të detyrimeve financiare për ta, mundësi kreditimi, apo subvencione të tjera. Për 21.4% të bizneseve, paketat kryesore financiare në vendet ku operojnë përmbajnë kreditë me interesa të ulët si masë kryesore.

Shqetësimet kryesore për bizneset në kuadër të situatës së shkaktuar nga Covid-19 janë të ardhurat e munguara, produktiviteti i ulët si dhe ndërprerja e mundshme e aktivitetit. Së fundmi, të pyetur se si kanë menduar të përshtaten ndaj situatës së Covid-19 në aktivitetin e tyre, shumica e bizneseve shprehen se po mendojnë të riorganizojnë mënyrën e të punuarit si dhe kanë konsideruar alternativën e investimit në një shtet tjetër.

Bazuar në këto rezultate dhe në nevojën për t’u shtrirë më gjerë, po aq sa të krijohen ura bashkëpunimi mes tregjeve potenciale, Dhoma e Biznesit të Diasporës është institucion mbështetës për këtë zhvillim ekonomik.