Covid-19 / Humanizmi i besimtarëve shqiptarë që mahniti amerikanët në Michigan

E diel, 13 Tetor, 2024

Bujaria, zemërgjerësia dhe mirënjohja janë ndër virtytet më të larta të shqiptarit. Në një kohë kur bota përballet me një virus vdekjeprurës global, nuk kanë qenë të paktë shqiptarët që kanë shprehur me veprime mirënjohje e falenderim për të gjitha ata mjekë dhe infermierë, policë e zjarrfikës, që kanë qendruar me profesionalizëm në vijën e parë të frontit. Së fundmi, në gjest solidar dhe human vjen nga Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan.

Eliton Pashaj, Dervishi i Teqesë Bektashiane Shqiptare në Michigan, në një intervistë për gazetën Dielli, tregon se si u ndërmor përsipër shpërndarja e ushqimit falas për policët dhe zjarrfikësit e qytetit Taylor, që ndahej mes atij amerikan dhe ushqimit tradicional shqiptar.

“Heronjtë e sigurisë dhe shëndetësisë po rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar e shpëtuar jetën tonë. Duke qenë se ne jetojmë, punojmë dhe predikojmë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si çdo qytetar tjetër me të drejta të plota, në bashkëpunim me bordin e Teqes Baba Rexhep dhe në veçanti me kryetarin e bordit Ekrem Bardha, vendosëm që t’i dhurojmë Drejtorisë së Policisë dhe qendrës së Zjarrfikësve të qytetit Taylor, ku dhe Teqeja Bektashiane ushtron aktivitetin e saj klerikal prej 66 vitesh, ushqime në shenjë mirënjohjeje për punën e kryer në veçanti ne këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Bota po përballet me një virus të tmerrshëm. Policët dhe zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit të luftës, duke u shërbyer qytetarëve. Fatkeqësisht puna e tyre nuk vlerësohet sa duhet, por nga vendi ku ne vijmë e dimë mirë ç’do të thotë mungesa e shtetit dhe mungesa e rendit publik”, thotë Eliton Pashaj.

“Fillimisht kur u drejtuam në zyrën e Drejtorit të Policisë Blair John, ai u shmang dhe i habitur pyeti: The Albanian Bektashi Monastery at North line?  Bashkë me shefin e kuzhinës së Teqesë,Dhimitër Skordileva, u përgatitëm një drekë dhe darkë pasi ata punojnë me dy turne të ndryshme. Përveç ushqimeve amerikane ne vendosëm në menu edhe ushqime tradicionale shqiptare”, përfundon ai.

Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan

Baba Rexhepi është themeluesi i Teqesë së parë Bektashiane Shqiptare në Taylor, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Ai u lind në Gjirokastër më 18 gusht 1901, ishte me prejardhje nga një familje nga Gjakova. Vendos t’ia kushtojë jetën fesë që kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç. Pasi shërbeu si klerik bektashi në Shqipëri për mbi 20 vite, u detyrua të largohej nga atdheu pas ardhjes në pushtet të komunistëve më 1944.

Largimi nga Shqipëria ishte i detyrueshëm pasi regjimi komunist kishte synim zhdukjen me çdo kusht të klerit fetar në Shqipëri dhe ndërtimin e një shteti ateist. Si fillim Baba Rexhepi u zhvendos në Itali dhe më pas në Kajro duke mos u shkëputur për asnjë moment nga përkushtimi i tij fetar. Më 1954 hapi teqenë e parë bektashiane shqiptaro-amerikane në Detroit, duke qenë përherë një vatër e ngrohtë besimi dhe atdhedashurie për çdo pjesëtar të komunitetit shqiptar. Baba Rexhepi ndërroi jetë në Detroit më 10 gusht 1995.