Austri 1917, gazeta Vëllazënija boton lajmin për vdekjen e Dom Nikollë Kaçorrit

E martë, 23 Prill, 2024

Më 29 maj të vitit 1917 ndahej nga jeta Dom Nikollë Kaçorri, atdhetar, klerik, diplomat, nënshkrues i aktit të Pavarësisë dhe zëvendëskryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit.

Lajmi për vdekjen e tij botohet edhe në gazetën “Vëllazënija” të Shoqnisë Dija në Vjenë.

Teksti origjinal:

Nji lajm të tmershëm po i rrefejmë sot me zemër të thyeme lexuesavet t´onë: Emzot Nikollë Kacorri, nji ndër ma të ndritcmit Shqypëtarë, ndera e lulzimi i kombit t´onë vdiq me 29 maj në kohën ma të mirën pa i mbushë 49 vjet!

Emzoti i ynë i përmbledhte në vedi vehtësitë ma të mirat, qi ka populli shqyptar. Aj ish trim e besnik. Dashtënin e vet për kombësinë e vet e tregoj jo vetëm me fjalë, por edhe me të bame tuj u përpjekë me gjithë fuqit´e veta për përtrimjen e fatbardhësin´e popullit të vet. Me nji gjakftoftësi të pashoqe, gjithmonë gadi me ju ba ball trimnisht anmiqve u mundue që sa mot për të mirë të popullit shqyptarë. As salvimi, as të këqijat qi hoq e as burgu qi bani nuk j´a ndërruene menden qi mos me i mprojt ma të drejtat e popullit të vet; por si luftar trim deri në ma të mbramin sahat të jetës së vet e mbajti nalt flamurin e kombit të vet e vdiq si bir besnik i popullit të vet. Oh! sa gëzim të madh pat zemra e ti e sa herë e tregoj kënaqësin´e vet tuj e pa agimin e nji pritmjes së lume të dashtunës Shqypni.

Ideali ma i larti i këtij meshtari shpirtmadh ishte me i pa të gjithë Shqyptarët të bashkuem, për te ishin të gjithë Shqyptarët vëllazen. Kur para nji vjete e gjysë duel në dritë fletorja jonë, u gëzue fort përmbi emnin “Vëllazënija” qi e zgodhme për titull. Jetëshkurti tha atëherë këto fjalë: “Në dashtë populli shqypëtar me pa ditë të lume, lypset qi t´ë kuptojnë se jemi të gjithë vellazën”

Emzot Kacorri ishte në kler katolik përfaqësonjësi ma i dëgjuar i idesë kombjare. Si nacjonalist besnik si burrë pa frigë, tuj pasë gjithmonë para sysh të mirën e popullit të vet i vu të gjithë shpresët e veta në Monarkinë austro – hungareze; sepse e dite hollë se veprimi i Monarkisë ishte mprojtja ma e mira, ma e thjeshta e ma e fuqishmja për me e vu Shqypëninë n´udhë të mbarë.

Mjerisht, ky prift i ndritcëm, qi pa ndërlikim feje, kje dasht´e cmue prej të tanë Shqyptarëvet, i msheli syt´e vet para kohe e të gjithë ata qi e kanë njoftë vepren e ti kanë me vajtue e me mbajtë zi për të. Trupi i këti atëdhetarit të flaktë po pushon tash në dhe, por emni i ti s´ka me u harrue kurr në zemra të gjithë Shqypëtarvet e miqvet t´Arbnisë. Luftoj kurdoherë për nji qëllim shejt e psoj vetëm për dashtëni të pamasë, qi kishte për popullin shqypëtar. Atëdhetare të dashtun, t´a nderojm ket meshtar shpirtmadh tuj marrë mbrapa githë herë idealin e ti, të cilit j´a kushtoj krejt jetën e vet, e ky ideal i lartë kje: BASHKIMI E VELLAZENIJA E TE TANE SHQYPETARVET.  / Kortezi e Pjeter Logorecit