Pedagogu shqiptar në Tokio flet për sukesin me COVID-19

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Medlir Mema, pedagog në Tokio ka treguar për situatën në Japoni dhe COVID-19. Sipas tij edhe pse duket se tashmë Japonia e ka kaluar rrezikshmërinë mund të jetë thjesht një periudhë qetësimi para se të vijë një valë e dytë infektimesh. Japonia është shteti i parë që ka dalë nga gjendja e jashtëzakonshme por sipas ekspertëve nuk mund të thuhet se ka shpëtuar.

“Është e vërtetë që kryeministri ka njoftuar mbarimin e gjëndjes së jashtëzakonshme dhe tani jemi në fazën e parë dhe të dytë të zhvillimit pas hapjes. Nxënësit do të kthehen nëpër shkolla pak nga pak nga java e ardhshme dhe lokalet kanë filluar të hapen. Por në këtë situatë nuk duhet të mësohemi shpejt me normalitetin sepse mund të ketë edhe një valë të dytë infektimi. Në fakt mund të themi se Japonia ka dalë shumë mirë nga kjo situatë në krahasim me vendet e tjera. Po të krahasojmë popullsinë e Japonisë me vendet e tjera të prekura nga virusi, shkalla e vdekshmërisë është shumë e ulët”, shprehet Mema.

Deri tani në Japoni kanë humbur punën ose janë lajmëruar se do të humbin vendin e punës 10,000 persona. Sistemi japonez i shëndetësisë është i pari ose i dyti në botë dhe bashkë me kultura dhe higjiena personale që ky vend ka mund të ketë ndikuar në përballimin e mirë të situatës.

“Unë isha në qëndër të Tokios para dy ditësh dhe të gjithë në tren ishim të veshur me maska dhe mbanim distancën nga njeri-tjetri. Në media kohët e fundit është folur se japonezët nuk e kanë kaluar rëndë virusin sepse hanë fasule të fermentuar. Për këtë gjë nuk ka pasur diskutime serioze dhe unë mendoj se është thjesht një mit. Kjo lloj fasuleje këtu në Japoni përdoret kudo madje edhe në ëmbëlsira, por jo çdo japonez i ka qejf”, përfundon ai.

Burimi origjinal, këtu: