Fuqia e referencës letrare dhe autoriale në njësimin e shkrimtarit Adnan Mehmeti

E premte, 29 Mars, 2024

“Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)” është një libër me rreze veprimi më të gjerë sesa një reference tavoline, për lexuesit shqiptarë, të interesuar për ecurinë e letërsisë së Diasporës në Amerikë. Ai nuk mund të përkufizohet as vetëm si esencë biografike, apo pasqyrim bibliografik. Këtu kemi të bëjmë me shtresa shtesë oportunitetesh, sepse ballafaqohemi me një hapësirë të pasur referimi, të cilën përmbledhësi dhe njëkohësisht autori i këtij libri, Adnan Mehmeti, e ka perceptuar atë më tepër si një burim interaktiv, sesa një rezervuar informacioni statik.

Ndaj ne, si lexues të tij, si studentë të përhershëm të letërsisë dhe historisë, duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha labirintet grabutiane në favor të idealeve tona, për të qenë sa më të edukuar dhe sa më përçues të kulturës sonë kombëtare, nga origjina për tek platformat nga ku mund të shijohet më tërësisht ajo. Në akord me konceptimin dhe diapazonin e mundësive personale dhe kolektive që kemi, krijimtaritë e formave më të larmishme letrare, që referohen këtu, është mirë t’i trajtojmë si përfaqësuese esenciale të lartësisë dhe si gravitet kolatik i mendimit dhe kulturës mbarë-shqiptare. Ato mund të konsiderohen pa hezitim si dukuri protoniste të drejtpërdrejta të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Ndonëse po bëhen gati dy dekada nga dita e themelimit të saj, një pjesë e përmbajtjes bibliografike dhe krijimeve letrare që pasqyron këtu, e kanë gjenezën e tyre para krijimit të këtij institucioni. Ky fenomen vetëm sa e shton interesin e lexuesit, duke fuqizuar faktin se shumica e prurjeve janë “krijime” letrare të formuara brenda orbitës së veprimtarisë së kësaj shoqate.

Adnan Mehmeti, si president (për disa nga ne si udhëheqës shpirtëror) i këtij grupi të rëndësishëm krijuesish, shpalos edhe një herë identitetin e tij, si novator në jetën e komunitetit letrar dhe intelektual të këtyre shkrimtarëve, poetëve, historianëve, dramaturgëve, gazetarëve, dhe autorëve të formave të tjera të artit letrar. Ai e bën këtë pa zhurmë, më thjeshtë si dhe pa pretendime autoriale. Kjo është mënyra e tij e veprimit. Roli e tij prej katalizatori ofron, shpejton dhe lehtëson rrjedhën e informacionit dhe prodhimtarisë letrare të anëtarëve të shoqatës së tij për tek lexuesi shqiptar dhe i huaj.

Adnan Mehmeti

Adnan Mehmeti e bën këtë duke e parë botën e anëtarëve të shoqatës që drejton nga brenda kontureve të realitetit të tyre krijues me vështrim të hedhur jashtë vijave të padukshme, që ndan raportet e krijueseve me lexuesit. Avantazhi i tij si njohës nga brenda i kontributit letrar të shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, shndërrohet në mision për ndryshimin e status quosë. Tashmë jehona e punës së shkrimtarëve, nuk mbetet më në heshtjen e një udhëtimi të largët si dikur, ku turbinat politike e shoqërore krijonin interferencë konstante dhe prishin natyrshmërinë e jetës bashkëkohore letrare. Si rezultat, qëllimi tradicional i letërsisë së diasporës nuk është më as në pikëpyetje as në mëshirën e zotit, ndonëse akoma nuk është vënë plotësisht nën autoritetin e një sistemi profesional e të organizuar të botimeve të librave.

Kjo ka krijuar frymëzim dhe kurajë tek autorët e shumtë, të përfshirë në këtë libër. Vetëbesimi i tyre, për të bërë letërsi, që i qëndron kohës është evident kudo. Po të studiohen me kujdes poezitë, proza, apo fragmentet e formave e tjera letrare, që çdo autor ka përzgjedhur për të përfaqësuar vetveten, vihet re se ekziston një përpjekje e vetëdijshme, apo e pavetëdijshme për ta zhvendosur fokusin e jetës letrare nga fundamentalizmi konservator i së kaluarës, pa i humbur principet themelore në kërkim të cilësisë. Por lirshmëria e fituar krijuese, nuk ka sjellë qetësi të plotë dhe të gjithanshme. Siç vihet re, ajo akoma shkon paralelisht me ritet dhe filozofinë bashkëkohore, në kërkim të përgjigjes së pyetjes, se cili është misioni i vërtetë apo kuptimi i jetës letrare në shekullin e 21-të.

I njëjti përqendrim në titujt e librave të autorëve në fjalë, do na ndihmonte për të kuptuar më thellësisht linjat e mendimit në udhëtimin e tyre drejt zbulimit të domethënies së jetës krijuese dhe përshtatjes së saj për lexuesin. Titujt na japin hapësirë të mjaftueshme interpretimi, sepse funksionojnë si të dhëna në ekuacionin e angazhimeve të autorëve në ndjekje të përparimit shoqëror. Një prej konstatimeve të shumta është se krijuesit në mënyrë konstante i mënjanojnë disa nga gëzimet e jetës për të arritur përsosurinë morale si krijues asketikë, duke refuzuar lakminë e vlerave materiale, madje edhe duke sakrifikuar një pjesë të rëndësishme nga jeta e tyre familjare, për hir të besimit që kanë tek fuqia dhe premtimi, që rrjedh nga penat e tyre. Titujt e librave kërkojnë vëmendje, sepse nuk janë tituj rastësisht.

“Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)” na jepet si një lloj centurie, që shtrihet përtej faktit se çdo titull përfaqëson një autor dhe paraprin një tekst. Ai bëhet epiqendër e një reference antologjike, që na drejton për tek krijimtaritë letrare, mendimet, njohuritë dhe biografitë e shumë figurave të rëndësishme letrare në Amerikë. Megjithëse paraqiten së bashku si një trup tekstesh dhe janë një degë e trungut të letërsisë sonë kombëtare, materialet që referon libri, nuk mund të konsiderohen tërësisht si pjesë e një tërësie, si kapituj të së njëjtës jetë letrare. Secili autor përbën një entitet të plotë dhe të pavarur. Ata nuk përfaqësojnë një filozofi, apo botëkuptim të qëndrueshëm, por më tepër përvojat, mendimet dhe mësimet individuale në kërkim të formimit të identitetit personal dhe autorial.

Por, me gjithë respektin që ka për individualitetin krijues, Adnan Mehmeti na sugjeron të mos harrojmë se harmonia dhe respekti reciprok midis krijuesve është një sfidë në vete. Ai ka të drejtë, sepse kur forca e përbashkët e një shoqate letrare merr jetë përtej këndvështrimeve të ngushta, divergjencave apo xhelozive individuale, forca e mendimit kthehet një akt adekuat për të kuptuar më mirë kompleksitetin e realitetit të njerëzve, për të cilët shkruajmë.

Një tjetër koncept paralel me këtë linjë mendimi është drejtimi i vëmendjes tek fakti se veprimet tona kanë pasoja dhe se të gjithë kemi detyrime morale dhe shoqërore ndaj njëri-tjetrit. Çdo shkrimtar, me apo pa vetëdijen e tij, përfaqëson më shumë se veten e vet në çdo fjalë që shkruan. Ky është një realitet statik dhe i pafuqishëm për të ndryshuar me kohën. Thënë ndryshe, duhet pranuar se nganjëherë qetësia jonë shpirtërore është e rrënjëzuar në faktorë që gjenden përtej mundësive tona, për ta rinovuar apo mbrojtur atë.

“Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)”, siguron burimin bazë për shumë tema të rëndësishme të letërsisë së diasporës. Duke u nisur nga numri i madh i autorëve të përfshirë këtu si dhe nga rëndësia e tyre, mund të themi se shumica e temave kryesore, që kanë lidhje me shoqërinë tonë janë të mbuluara denjësisht. Si të tilla, ato nuk mbeten neutrale as në interpretim as në përmbajtje, ngaqë secili autor përpiqet të integrojë esencën e pikëpamjeve personale, në lidhje me shqetësimet bashkëkohore të kombit tonë.

PhD. Gjekë Marinaj është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, themeluar në vitin 2001 dhe ka botuar disa libra me poezi. Në vitin 2008  është vlerësuar me çmimin letrar Pjetër Arbnori nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve