Raporti / Të diplomuarit në arsimin profesional zgjedhin sektorin privat

E enjte, 25 Prill, 2024

Sektori privat është më tërheqës për të rinjtë që diplomohen në arsimin profesional në vend. Sipas raportit të publikuar së fundmi, i mundësuar nga GIZ dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit,  lidhur me punsueshmërinë e nxënësve që mbarojnë shkollat profesionale, vihet re se shumica e të anketuarve të cilët deklaruan se ishin të punësuar në momentin e intervistës, deklaruan se janë të punësuar në 83% të rasteve në një kompani private.

Ky tregues përfaqëson një kategori të ndërmarrjeve, të cilat janë në gjendje të plotësojnë në një farë mase kërkesën për punë në Shqipëri, dhe është një tregues i cili ka mbetur në afërsisht të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Sa i takon sektorëve të ekonomisë në të cilin maturantët kishin gjetur mundësi të punësohen, shumica e të anketuarve zgjodhën “Tregtinë me shumicë dhe pakicë, restorante dhe hotele”.  Sipas raportit, ky është një trend i vërejtur përgjithësisht në Shqipëri.

Ndërsa zgjedhje të tjera përfshinin “Transportin, magazinimin dhe komunikimin”, dhe “Energjia, gazi dhe uji”, “Ndërtimi”, “Shërbimet komunitare dhe shoqërore”, “Financimi, sigurimi, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet e biznesit “, duke dhënë kështu një pamje të sektorëve të ekonomisë që mbajnë potencialin më të madh për punësim në vend. E njëjta prirje vihet re edhe në raportin e vitit të kaluar. / Scan