Itali / Muzeu Etnografik Arbëresh në Kalabri pikë reference në rajon

E shtunë, 20 Prill, 2024

53 vjet më parë u themelua në Çifti (Qivita) të Kalabrisë Muzeu Etnografik Arbëresh. Në këtë muze, pëvec veshjeve tradicionale arbëreshe, që barten prej shekujsh, gjenden edhe  shumë vegla bujqësore e orendi shtëpiake, si dhe foto familjare të personaliteteve arbëreshe.

Ndër to një foto e shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada, hipur në gomar. Kështu e bënte udhëtimin rilindësi sa herë që shkonte nga vendlindja e tij, Maqi për në Shën Mitër ku ligjëronte në kolegjin italo-shqiptar të Shën Adrianit.

Muzeu ka gjithashtu disa nga punimet e piktorit Ibrahim Kodra, pasi nga ky fshat u frymëzua për stilin e tij.

Muzeu Etnografik Arbëresh, prej dy vjetësh është njohur nga autoritetet drejtuese vendore si pikë reference në sistemin rajonal të muzeve, në të cilat ruhet historia. Njohja u miratua nga këshilli i qarkut me rekomandimin e këshilltares rajonale për kulturë, Maria Francesca Corigliano. Por procesi për njohjen e këtij muzeu si pikë reference në rajon u ndërmor në fund të vitit 2017 nga kryetari Alessandro Tocci me një kërkesë zyrtare pranë Departamentit të Edukimit të Turizimit dhe Trashëgimisë Kulturore të Kalabrisë.

“Të jesh i njohur si një muze me interes rajonal, do të thotë të jesh i lidhur me cilësinë, aksesin dhe kriteret e sigurisë në nivel kombëtar, sepse ne jemi duke standardizuar sistemin rajonal drejt sistemit kombëtar. Do të thotë gjithashtu të jesh pjesë e një rrjeti për sa i përket aktiviteteve, dhe të qenit në rrjet është ndryshe nga të qenit vetëm”, tha këshilltarja rajonale e kulturës, Maria Francesca Corigliano.