Përgjatë historisë shqiptarët kanë ditur të tregojnë vlerat e tyre në çdo vend ku kanë punuar dhe jetuar. Një nga rastet më të njohura është kontributi që ata kanë dhënë gjatë dy luftrave të mëdha botërore, duke qenë pjesë e ushtrisë amerikane.
Kontributi i tyre është i pasqyruar në mjaft dokumente që gjenden në institucionet e shtetit amerikan, organizmat e shumta të emigrantëve si shoqatat, sindikatat, shoqëritë e biznesit, të kujtimeve dhe ditarëve të mjaft pjesëmarrësve aktivë.
Ky kontribut është kujtuar dje në Ditën e të Rënëve, në shenjë nderimi të të gjithë atyre veteranëve shqiptarë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në librin e studiuesit Viron Prodani, “Kontributi i Emigrantëve Shqiptarë në SHBA, në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, rreshtohen emrat e plot 3441 shqiptarëve që luftuan me ushtrinë amerikane.