Covid në SHBA / Sipërmarrësi shqiptar ofron ushqim falas për njerëzit në nevojë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët kanë ofruar kontributin e tyre nëpër botë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Mediat janë përqendruar kryesisht tek mjekët dhe infermierët e vijës së parë të frontit për punën e tyre profesionale, por nuk kanë munguar iniciativa humanitare edhe nga sipërmarrësit shqiptarë.

Një prej tyre është Aleks Dako, pronar i restorantit “Amici” në New Jersey të Shteteve të Bashkuara. Ai ka shpërndarë gjatë pandemisë Covid-19 ushqim falas për njerëzit në nevojë. Në një intervistë televizive, sipërmarrësi shqptar flet rreth kësaj iniciative të ndërmarrë dhe zhvendosjes së tij prej 20 vitesh tashmë në SHBA.

“Kam emigruar nga Shqipëria në vitin 1998. Kam shumë vite jashtë. Fillimisht ika në Greqi, më pas në Itali. Shkollën e mesme e kam kryer në Shqipëri, studimet e larta i kam ndjekur në Itali dhe Amerikë, ku kam tashmë 20 vite që jetoj. Këtu e kam filluar punën në kuzhinë. Restorantin tim e kam hapur përpara 8- 9 vitesh”, tregon fillimisht Aleks Dako.

“Pandemia Covid-19 bëri që restoranti të mbyllej, duke na lejuar vetëm shpërndarjen me porosi. Kështu vendosëm që të ndihmonim sadopak njerëzit në nevojë të zonës, duke publikuar fillimisht një status informues në rrjetin social “Facebook”. Ishte edhe një mënyrë e të bërit biznes, u rrit shumë kërkesa përsa i përket ushqimit falas”, thotë sipërmarrësi shqiptar

“Muaji i parë ishte i vështirë sepse kishte shumë njerëz në nevojë, pavarësisht se New Jersey është shtet shumë i fuqishëm. Ne, i referohem këtu 15 punonjësve të restorantit, ndihmuam gjithashtu doktorët të cilët ishin në vijën e parë të frontit, policinë dhe zjarrfikësit”, vijon ai duke shtuar se nuk kanë qenë të paktë njerëzit që e kanë falenderuar.