Ish-kapiteni i Kombëtares, Bledar Kola do të jetë edhe për një vit pjesë e gjigantëve qipriotë të APOEL Nicosisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njotimi në faqen zyrtare.
Kola iu bashkua skuadrës qipriote në muajin shkurt, teksa është ndihmës i trajnerit Marino Ouzounidis. Shqiptari së bashku me pjesarët e tjerë të stafit teknik kanë firmosur kontratë deri në maj të vitit 2021.
Kujtojmë që APOEL-i këtë sezon u rendit në vendin e 3-të, teksa objektivi për sezonin e ardshëm do të jetë fitimi i titullit kampion dhe grupet e Ligës së Europës./ Panorama Sport