SHBA / “Vatra” e Floridës në kohën e koronavirusit

E enjte, 28 Mars, 2024

Shoqata “Vatra” ka vijuar aktivitetin e saj edhe pse koronavirusi ka imponuar kufizim të përgjithshëm dhe ka ndaluar grumbullimet e mbledhjet. Kryesia e Federatës ka ruajtur kontaktet me anëtarët e saj, por edhe me degët nëpër shtetet e Amerikës së Veriut e Kanada. Ka ndjekur jetën në komunitet dhe në trojet kombëtare, ka mbajtur qëndrime për zhvillimet në Atdhe përmes deklaratave dhe ka zhvilluar video-konferencë për ngjarje të tilla siç ishte Përvjetori i Revoltës së Spacit dhe asaj të Qafë Barit.

Nё njё intervistё dhёnё pёr gazetёn “Dielli”, Kryetar i Degës së Vatrës në Tampa-Clearеwater, Florida, z. Tasim Ruko ka folur pёr punёn e Vatrёs gjatё kёsaj periudhеe tё vёshtirё tё pandemisё.

Ruko si po e kaloni këtë kohë të Pandemisë? Si është gjendja shëndetësore juaja dhe e familjes? A ka njeri nga rrethi juaj familjar apo miqësor të prekur nga COVID-19?

Faleminderit Zotit, gjendja shëndetësore imja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie deri tani është shumë e mirë. Edhe rrethi im familjar e miqësor, si ketu ne SH.B.A, vendlindje e Evropë gëzojnë shëndet të plotë.

Si paraqitet situata në Florida në tërësi dhe në veçanti në Tampa-Clearwater?

Situata ne Florida relativisht mendoj se duhet konsideruar jo shumë e rënduar, po të kemi parasysh New York-un. Kohët e fundit është ulur shkalla e infeksionit në Florida, ndërsa jeta e pacientëve të infektuar është nën kontroll mjekësor. Me 24 Maj Florida regjistroi vetëm 4 të vdekur, ndërsa në total kanë humbur jetën rreth 2 mijë e 237 pacientë. Të dielën e 24 majit u njoftuan 740 të infektuar të rinj, ndërsa në total shteti ka raportuar rreth 51 mijë të infektuar. Po vazhdohet t’i tregohet kujdes testimeve. Deri tani janë kryer rreth 873 mijë testime.

A u morën aty masa kufizuese? Janë të hapura bizneset?

Fillimisht po, por tani situata po shkon drejt normalizimit. Tampa & Clearwater, ku ne jetojmë, thuajse gradualisht po kalon në jetën normale. Restorantet kane filluar punën, plazhet thuajse janë 100 për qind të hapura. Kërkohet respektimi i rregullave, por deri tash gjithçka duket mirë.

Masat kufizuese, fillimisht edhe tek ne ishin të forta në përgjigje të urdhrit të guvernatorit të shtetit, ashtu siç u morën në të gjithë Shtetin e Floridës, por sektorë të tillë si: ndërtimi, transporti, shoferët, pizeritë, supermarketet, dyqanet ushqimore, ku punojnë shumica e shqiptarëve, nuk e ndërprenë aktivitetin.

U bënë tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtur lidhjet me kryesinë e degës dhe me anëtarët e saj?

Kryesia e degës së Vatrës në Tampa-Clearwater gjatë këtyre tre muajve izolim ka funksionuar në përshtatje me kushtet e izolimit. Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, me vatranët por edhe me komunitetin. Në një farë mënyre e kemi përcjellë jetën në komunitet, me gjithë kufizimet e diktuara nga koronavirusi.

A ka pasur të prekur nga dega juaj prej COVID-19?

Fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur asnjë të prekur me COVID-19, si nga radhët e vatranëve, por as nga pjesa tjetër e komunitetit. Ka pasur të sëmurë nga sëmundje të tjera njerëzore, po ashtu kemi përjetuar edhe vdekje në komunitet, por ato kanë qenë të moshës së tretë, dhe nuk kishin si shkak Koronavirusin.

A keni pasur mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët. Po me qendrën?

Po, patjetër. Unë personalisht, bashke me kryesinë e degës, kemi pasur komunikim te vazhdueshëm me njeri-tjetrin, edhe me anëtarët e Vatrës e familjet vatrane, si me telefonata, mesazhe, e-mail etj.

Gjithashtu kemi pasur komunikim me kryesinë e Federatës, në qendër dhe miq vatranë. Gjej rastin ti falederoj për interesimin qe kane treguar, kryetari z Elmi Berisha, Presidenti i nderit z Agim Rexhaj, ish nënkryetari Asllan Bushati, që na ka telefonuar çdo ditë, dhe shumë të tjerë që nuk po i përmend.

Cila është gjendja reale e degës tuaj. A e keni ruajtur anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rinj?

Gjendja aktuale e anëtarëve të degës së Vatrës në Tampa-Clearwater pas Kuvendit, është shumë e mirë, nuk kemi askënd të larguar, bile kemi rritur rrethin e simpatizantëve, që kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në Vatër.

Dega juaj ka bërë një punë të shkëlqyer me shkollën shqipe. Si do të jetë e ardhmja e saj në kushtet e Koronavirusit?

Shkolla shqipe me emrin e bukur dhe simbolik” Vatra”, si të gjitha shkollat e tjera në sistemin arsimor në Amerikë, u mbyll, për arsyen e COVID-19, dhe do të hapet përsëri sa të fillojë sezoni ri për vitin 2020-2021, që besoj se do të jetë Shtatori. Dua t’i falenderoj si trupën mësimore ashtu edhe prindërit e nxënësve. Për këtë vit, kemi një staf të kualifikuar mësimdhënës, patriotë që e duan Kombin ,që po presin me pa durim, hapjen përsëri të vitit të ri shkollor, që të japin kontributin e tyre maksimal për shkollën shqipe. Përmend znj. Meri Kodra, qe është organizatore kryesore e shkollës shqipe, z. Haki Veliu, z Armand Zacelici, e zonjën Gitjana Gjyshi.

Si është gjendja e bizneseve të vatranëve?

Në përgjithësi, sipas informacioneve që kam, gjendja e bizneseve të vatranëve në Tampa Bay, Florida është e mirë deri tani. Të gjithë janë duke ushtruar aktivitet e tyre. / Dielli