Për çfarë janë shqiptarët të parët në botë?

E martë, 23 Prill, 2024

Nga Shpëtim Nazarko 

Po e shikoja me kërshëri fjalën që mbajti për librin e fundit të Mustafa Nanos historiani që për mua është më i madhi ndër të gjallët që i ka ngelur ende Shqipërisë, Profesor Pëllumb Xhufi. Fjalimi kishte gjurmën e dashamirësisë njerëzore, por ndoshta ishte dhe i vetmi. Pas kësaj, Mustafait iu turrën nga të tëra anët. Nano thoshte se Skënderbeu ishte i krishterë.

Ca kohë më parë, me stilin e tij provokativ, hapi një temë për myslimanët. Ka kohë që në Shqipërinë e gjorë, që ka nja një mijë halle për ekonominë, kanë zënë dhe e mbysin artikuj të këtij lloji, që duket se provokojnë nga pak edhe konfliktin midis dy besimeve. Që pas një libri të Oliver Shmitit për Skënderbeun, “elita jonë” duket sikur është futur në garë për të ngatërruar sa më shumë punët në këtë lëmë.

Shakara të këtij lloji, edhe kur duket sikur bëhen të rrezikshme apo mobilizojnë turma analistësh, më bëjnë të qesh dhe më kujtojnë vargjet e poezisë së Kadaresë ”Ka patur vite të mamuthëve, por kohë të tyre, nuk pat kurrë”… Në to mbështetet pastaj te mua ajo shprehja që i përket një kolosi tjetër të cilin e adhuroj, Balzakut, që edhe kur këta libra shkruhen bukur, të them… Të tillë njerëz më bëjnë të ndryshoj sjellje, por jo mendim…

Pa hyrë në konfliktin apo diskutimin për librin e fundit të Mustafait, duke dëgjuar ligjëratat mbi të, pastaj sharjet dhe mallkimet më vonë, po mundohesha të zgjidhja mëndërisht një çështje që mbetet mister në pamjen e parë.

Pse Shqipëria, apo vendi që ka qenë, është dhe do të jetë ndoshta dhe për mjaft kohë i prapambetur në shumë drejtime, ka një gjë që ia kalon botës, gjënë që e quajmë tolerancë fetare?

Nuk do të përpiqem të shkruaj asnjë artikull apo studim për këtë punë. Kjo jo vetëm për shkak të paaftësisë simë në këtë fushë. Kam parë studiues të shumtë vendas dhe të huajt, bile edhe Papa Françeskun që e vlerëson këtë tolerancë, por thuajse asnjë nuk e thotë thjesht, jo vetëm burimin e saj, por edhe arsyen, pse ajo mbetet e pacenuar. Arsyen me mëndjen time të varfër, po e paraqes më poshtë, duke bërë dhe katër përshkrime lakonike në ngut e sipër. Lexuesi i kualifikuar mund të gjejë arsye më të holla dhe është i ftuar t’i bëjë.

Në paraqitjen e mëposhtme kemi katër patriarkë të besimeve të ndryshme. Njëri prej tyre, Martin Luteri, duket gati shenjt jo vetëm për gjermanët, por edhe për Evropën e sotme. Tre të tjerët janë shqiptarë. Mund të vësh re një fakt të thjeshtë. Të tre përfaqësuesit e mëdhenj të këtyre besimeve kanë vendosur njëkohësisht edhe themelet e kombit. Noli ortodoks, Naimi bektashi, dhe Fishta katolik, janë realisht edhe themeluesit e kombit. Për mua kjo është arsyeja e tolerancës fetare për Shqipërinë, e cila, siç e theksova edhe më lart, për hir të faktit nuk përmendet thuajse asnjëherë dhe nga të huajt.

Shënjtorët tanë që përmenda nuk i ka asnjë vend në Evropë, a në botë, po të doni. Më thonë ndonjëherë se shkruaj keq për Janullatosin dhe nuk e respektoj këtë figurë të kishës, që është-thonë-edhe nga më të lexuarit e gjithë kishës ortodokse në botë. Nuk e dyshoj, por në të gjitha rastet për mua ai mbetet një nëpunës kishe. Ai nuk mund ta zërë vendin e Nolit, jo vetëm për arsyet që thashë më sipër. Noli, dhe këtë nuk e bëj të më besoni se dua të fyej njeri, është jo më shumë se Janullatosi që rri në krye të kishës ortodokse këtu. Noli rri krah më krah me Martin Luterin për të mos thënë se si intelekt është shumë më shumë se ai.

Mund ta kem gabim. Më thoni çfarë të doni, por besoj në ato që them! Arsyeja pse toleranca fetare në Shqipëri do ngelet e pacenuar, dhe këtë më pëlqen ta përsërit, është e thjeshtë. Patriarkët e saj të besimeve të ndryshme janë edhe themeluesit realë të kombit.

Shënim:

(Më poshtë, për qejf të lexuesit, po i rendit edhe një herë shkurt figurat e veprën e tyre në formë siç i ka vendosur redaktori i portalit, siç e thashë, lakonike. Të tjerët mund të shtojnë shumë më tepër).

Naim Frashëri 

Është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare dhe me të drejtë është quajtur apostull i shqiptarizmës dhe frymëzuesi më i madh i Rilindjes. Naimi do të lindte në 25 maj të vitit 1846 në Frashër të Përmetit dhe studimet e para do t’i kryente në shkollën bektashiane. Mbasi mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”, ku u njoh me themelet e letërsisë klasike greke dhe romake dhe historinë moderne të Evropës ai përcaktoi themelet e botëkuptimit të tij. Virtytet, zakonet dhe mënyra e jetesës së popullit të tij, gjuha, qenë një shkollë e vërtetë për të dhe do t’i jepnin veprës së tij një karakter të theksuar kombëtar dhe popullor.

Mergimi i gjatë bashkë me mallin për Shqipërinë i dhanë rrugë dhe punës së tij në dobi të çështjes kombëtare dhe veprimtarisë se tij poetike. Fillon të botojë poemën e tij të parë me titullin “Shqipëria” dhe të shkruajë shumë prozë, poezi për shkollat e para shqipe.
Në vitin 1886 Naimi botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e bujqësi”, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, një poemë në greqisht, katër libra për shkollat; “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”(në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave “Lulet e verës”, “Mësimet”, proza poetike, “Fjala fluturake”, vjersha dhe së fundi më 1898 poema e madhe epike “Historia e Skënderbeut”.

Ai vërtet jetoi në Turqi, por u bë personaliteti më i madh i kohës dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare.

Gjergj Fishta

Gjergj Fishta ishte një prift katolik, por gjithë jetën e tij ia kushtoi kombit shqiptar. Ai qëndron aq lart ndër poetët e letërsisë shqiptare sa mund të quhet një poet kombëtar edhe si mishërim simbolik i letërsisë kombëtare shqiptare. Ai njëkohësisht është marrë me poezinë epike, lirike dhe dramatike. Me anë të epikës heroikeLahuta e Malcisëai bëhet poet i njohur kombëtar shqiptar, e cila (vepër) brenda një kohe të shkurtër është pranuar në tërë Shqipërinë si epikë kombëtare.

Në vitet rinore ai hyri në rregullin françeskan dhe studioi filozofinë e teologjinë në seminarin françeskan në Bosnjë. Pas shugurimit si prift, ai më 1894 kthehet në vendlindje. Për disa vite fillimisht mëson në kolegjin e françeskanëve të Shkodrës, pastaj veproi si prift për një kohë të gjatë në Gomsiqe. Në vitin 1902 paraqitet në publik pasi emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, ku dhe kishte futur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, për çka në atë kohë ishte një risi që binte në sy. Nga kjo kohë ai ishte një figurë e padiskutueshme në jetën shpirtërore dhe politike të popullit shqiptar.

Është shquar për veprimtarinë e tij në shoqërinë Bashkimi, ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit dhe njihet si themelues i Hyllit të Dritës.

Në përfundim të Luftës Botërore (I Botërore, vër. e përkth.),ai dërgohet në Konferencën e Paqes në Paris si sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar, ku ai pati një rol kryesor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Më shumë se aktiviteti i tij i drejtpërdrejtë politik, Fishta ndikoi në fatin e popullit të tij me poezitë e tij. Kryevepra e tij mbetetLahuta e Malcisnë mënyrë të jashtëzakonshme ka ditur të qëllojë (kapë) zërin e këngës heroike popullore dhe kjo ka bërë që kjo poezi epike ka përjetuar një përhapje mjaft të gjerë te populli shqiptar edhe atë të tre konfesionet – katolikë, myslimanë dhe ortodoksë – si asnjë vepër tjetër në letërsinë moderne shqiptare.

Fan Noli 

Fan Noli është një nga personalitetet më të vyer të kombit shqiptar. Një figurë shumë-planëshe me kontribute të çmuara në letërsi, kulturë, jetën fetare dhe politikën shqiptare. Mund të konsiderohet një nga figurat më të mëdha kombëtare që hyri në historinë shqiptare si njeriu i alternativave, risive, erudicionit dhe kapacitetin e një burri me të vërtet shteti.

Në krijimtarinë e tij të gjerë do të shkruante drama, artikuj të shumtë në gazetën “Drita”, do të përkthente në greqisht veprën e Sami Frashërit, do të shkruajë shkrime të zjarrta në gazetën “Kombi” e do të shquhej gjithë kohën për veprimtarinë e tij në të mirë të Shqipërisë.

Në moshën 27-vjeçare ai do të vishej si prift dhe do jepte dhe në këtë fushë një kontribut të madh për bashkimin e shqiptarëve. Si prift ortodoks në vitin 1908 për herë të parë do mbante liturgji në gjuhën shqipe në Boston në kishën “Knights of Honor”. Dhe kjo do shënonte një akt shumë të rëndësishëm, duke pasur parasysh ndikimin e qarqeve greke ndaj ortodoksëve shqiptarë, ndaj veprimi i tij ishte një hap politik me rëndësi të madhe.

Noli ishte një gjeni i lindur. Ata që e kanë njohur e përshkruajnë si një njeri të gjallë që gjithë kohën shkruante, lexonte, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, luante muzikë, studionte gjithë kohën dhe mbaroi Harvardin në një moshë të pjekur.

Noli do e vizitojë Shqipërinë në vitin 1913 dhe do të shërbejë një shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në prani të princ Vidit.

Nga ky vit deri më 1920-n ai do të bëhej figura kryesore në vendosjen e sistemit demokratik në Shqipëri. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit, më 17 qershor 1924 ai do të vihej në krye të qeverisë së Shqipërisë. U përpoq me të gjitha fuqitë e tij mendore dhe intelektuale të kapërcente krizat e mëdha që kalonte vendi ynë, por mendimet e tij përparimtare të tij nuk do përkonin me vendin tonë, që ishte një vend pa tradita parlamentare. Me rrëzimin e qeverisë së tij nga forcat zogiste, Noli do të largohet nga Shqipëria.

Idetë e tij mbi shtetin demokratik do vazhdonte t’i lëvronte në shkrime dhe fjalime të shumta. Do të drejtojë gazetën “Dielli” dhe më pas do themelonte dhe gazetën “Republika”. / Konica.al