Vedat Muriqi mbetet një nga futbollistët shqiptarë që do të ndryshojë me shumë mundësi skuadër në merkaton e verës. Ai pritet të largohet në verë nga skuadra turke Fenerbahçe për të bërë një tjetër hap në karrierë. Emri i fundit që i është shtuar listës së klubeve është Rennes në Francë.
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se klubi francez po mendon që të rrëmbejë sulmuesin, pasi e shohin si të duhurin për sulmin e tyre. Konkurrenca duket se do të jetë e fortë, pasi futbollisti i përfaqësueses së Kosovës synon një ekip më të mirë, ndërsa Lazio po shënon ende sinjale.