Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho: Më mungon publiku dhe skena

E premte, 19 Prill, 2024

Pandemia e koronavirusit transformoi brenda natës botën e artit në të gjithë globin. Një nga zhanret që po vuan direkt ndikimin e realitetit të ri, është opera. Një formë arti që i planifikon sezonet me vite përpara tani po mundohet të përballojë sfidën dhe të përshtatet. Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, gjithashtu tregon përvojën e saj personale në këtë kohë të vështirë.

Për Ermonela Jahon çdo gjë u transformua sa hap e mbyll sytë teksa bënte prova në Paris dhe më pas nga pandemia u detyrua të merrte avionin e fundit për në New York pasi opera u anullua. Pas kësaj edhe çdo shfaqje tjetër që ajo do jepte në këtë periudhë u anullua. Sipas saj kjo situatë tregon se sa i brishtë është profesioni i artistit. Është hera e parë që Ermonela qëndron një kohë kaq të gjatë pa dalë në skenë dhe ajo shprehet se është shumë e vështirë për të që të qëndrojë larg saj.

“Në një moment kur ti mendon se çdo gjë shkon mirë dhe është e bukur, në atë moment çdo gjë mbaron. Në fillim mendova se do kem pak kohë pushim por tani më duket shumë e vështirë sepse një artist është mësuar me emocione. Më parë unë qëndroja gati 300 ditë të vitit sa në një teatër në tjetrin dhe në këtë periudhë e kam shfrytëzuar për të qëndruar afër familjes. Kjo periudhë na ka sjellë pasiguri për të nesërmen dhe gjithashtu edhe pasiguri financiare por unë jam me fat sepse kam punuar gjithë këto vite dhe mund t’ia lejoj vetes të rri disa muaj pa punuar, por mendoj për kolegët e mi”, shprehet ajo.

Ermonela shpreson se do të kthehet në skenë në shtator por as ajo nuk e di se çfarë forme do të marrin shfaqjet. Në këtë periudhë ajo përveçse është kujdesur për familjen e saj është munduar të lexojë shumë dhe të merret me studimin e gjuhëve për të komunikuar me artdashësit në gjuhën e tyre.

“Në gjithë këtë kohë më kanë munguar ato përqafimet shtrënguese me njerëzit e mi të dashur, më mungon publiku, më mungon skena dhe sa herë që flas për këtë unë prekem”, përfundon ajo.

Burimi origjinal, këtu: