Profili i shqiptarëve të Italisë në fotografinë e ministrisë së Punës

E enjte, 18 Prill, 2024

Shifra e analiza mbi proceset e integrimit me të dhënat e përditësuara më 1 janar 2019 në Raportet vjetore të sapobotuara të ministrisë së Punës për secilin prej 16 komuniteteve më të mëdha të të huajve jokomunitarë në Itali. Shqiptarët me rreth 430 mijë persona me lejeqëndrime përbëjnë komunitetin e dytë më të madh, ndër më të vjetrit e më të integruarit

Në Itali jetojnë 428.332 shtetas shqiptarë me qëndrim të rregullt, prej të cilëve 49% janë gra, 25,6% janë të mitur. 70,7% kanë lejqëndrim të përhershëm, 66,6% për motive familjare. Gjysma e tyre jetojnë në Veri të Italisë por janë të shumtë edhe në Puglia apo Toscana.
Këto janë të dhënat zyrtare të përditësuara më 1 janar 2019 të ministrisë italiane të Punës, që së fundi ka botuar raportet vjetore për secilin prej 16 komuniteteve më të mëdha të të huajve jokomunitarë në Itali.
Sipas ministrisë së Punës, në Itali jetojnë 3.717.406 të huaj jokomunitarë e vijnë kryesisht nga Maroku (434.169 persona), Shqipëria (428.332), Kina (318.003) dhe Ukraina (234.058).

Të dhënat demografike dhe shpërndarja gjeografike
Shqiptarët përbëjnë 11,5% të të huajve jokomunitarë në Itali, prej vitesh renditen të dytët pas marokenëve, e megjithatë numri i tyre vazhdon të bjerë nga viti në vit. Edhe shifra e fundit regjistron një rënie me 0,5% krahasuar me atë të 1 janarit 2018.
Mes qytetarëve shqiptarë me qëndrim të rregullt në Itali vërehet ekuilibër mes gjinive (49% janë gra) dhe një moshë mesatare e re, 33 vjeç. Rreth 45% e shqiptarëve janë nën 30 vjeç dhe ajo që bie veçanërisht në sy është rreth një e treta e grave shqiptare janë me moshë nga 18 deri në 35 vjeç.
Komuniteti shqiptar në Itali ka edhe shumë të mitur: 109.441 shqiptarë nuk kanë mbushur 18 vjeç e përbëjnë 13,5% të të miturve jokomunitarë të pranishëm në Itali më 1 janar 2019. Gjithashtu në 8 vjetët e fundit, nga 463 mijë fëmijët e lindur në Itali me shtetësi jokomunitare (me të dy prindërit të huaj), mbi 69 mijë (15%) janë shqiptatë. Numri i lartë i të miturve është tregues i stabilizimit të komunitetit e i numrit të lartë të bërthamave familjare të ngritura në Itali.
Ndër nxënësit me shtetësi jo komunitare, fëmijët e të rinjtë shqiptarë prej vitesh përbëjnë komunitetin më të madh: në vitin 2018-2019 nxënësit shqiptarë – nga kopshti deri në fund të shkollës së mesme janë 116.085, ose 17,3% e 671.239 shkollarëve jokomunitarë. Edhe mes studentëve universitarë shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh: për vitin akademik 2018-2019 ndër 69.339 studentët jokomunitarë, 13,2% (apo 9.129 vetë) janë shqiptarë. Megjithatë duhet thënë se nga viti në vit numri i studentëve shqiptarë është ulur e kjo kryesisht për dy arsye: nga njëra anë sepse universitetet italiane janë më pak të pëlqyeshme se universitetet e vendeve të tjera evropiane për të rinjtë shqiptarë që mbarojnë studimet në Shqipëri, nga ana tjetër sepse të rinjtë shqiptarë të lindur apo të rritur në Itali që studiojnë në universitetet italiane kanë tashmë shtetësi italiane.
Një pikë e dobët e komunitetit është numri i lartë i të miturve të pashoqëruar që ndodhen në territorin italian: janë të mitur që deklarohen të braktisur, për të cilët ligji parashikon që shteti t’i marrë në ngarkim. Më 1 janar 2019 shqiptarët e mitur të pashoqëruar kryesojnë statistikat me 1.520 vetë, janë thuajse të gjithë djem (95,6%) e pranë mbushjes së moshës madhore (55,5% i kishte mbushur 17 vjeç).

Lidhur me numrin e shqiptarëve me qëndrim të rregullt në Itali duhet theksuar që rënia e përvitshme nuk do të thotë aspak që komuniteti ynë në Itali po tkurret. Rënia ka të bëjë me uljen e hyrjeve (thuajse të mbyllura kanalet e ardhjes për punë) dhe në veçanti me faktin që shqiptarët po marrin shtetësinë italiane duke dalë kështu nga radhët e të huajve, të paktën në statistika. Në fakt, komuniteti ynë, i vjetër tashmë dhe i integruar mirë në Itali është i pari për shtetësi italiane të njohura. Nga mëse 857 mijë shtetasit e huaj që kanë marrë shtetësi italiane në vitet 2012-2018, 165.319 janë shqiptarë; vetëm gjatë vitit 2018 nga rreth 105 shtetësi të njohura qytetarësh jokomunitarë, 21.841 (apo 21%) janë për shqiptarë. Kjo përqindja e lartë e shqiptarëve mes italianëve të rinj është tregues i faktit që shqiptarët në një proces të gjatë e të frutshëm stabilizimi kanë hedhur tashmë rrënjë në territor.

Përsa u përket italo-shqiptarëve, një tjetër e dhënë domethënëse është ajo e motivit të marrjes së shtetësisë: në 2018-tën vetëm 15,4% e ka marrë për martesë me shtetas italian, thuajse gjysma janë bërë italianë për natyralizim (ka paraqitur kërkesë pas të paktën 10 vjetëve rezidencë në Itali) e mbi 37% janë të mitur të cilëve shtetësia u është përcjellë nga prindërit apo 18-vjeçarë të lindur në Itali.
Çdo 5 shqiptarë me qëndrim të rregullt në Itali, 3 jetojnë në Veri, e kështu ndodh pak a shumë edhe për komunitetet e tjera të të huajve. Në Jug përqëndrohet 12,7%, dhe këtu dallon në veçanti Puglia ku jetojnë 5% e shqiptarëve që përbëjnë komunitetin më të madh në krahinë. Kushdo kujton lidhjen e fortë e shqiptarëve me Puglian: anijet shqiptare të mbushura me migrantë në portet e Barit e Brindisit në vitet ‘90 janë pjesë e kujtesës historike shqiptare e italiane.
Por krahinat ku përqëndrimi i shqiptarëve është vërtet i madh janë Lombardia (21,3% e shqiptarëve janë rezidentë aty) dhe Emilia Romagna (13%) pikërisht në veri të Italisë. Por komuniteti ynë dallon nga të tjerë edhe për praninë e madhe – 14,9% – në Toscana, krahinë e Italisë së Mesme.

Kohëzgjatja, motivet e lejeve të qëndrimit dhe ardhjet e reja
Stabilizimi i komunitetit shqiptar, theksohet në Raport, duket nga tipi i lejeve të qëndrimit në aspektin e kohëzgjatjes: 70,7% kanë tashmë lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, me fjalë të tjera kanë fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm, kundretjt 62,3% të të gjithë të huajve.
Më 1 janar 2019 vetëm 29,3% e shqiptarëve kanë lejeqëndrim që duhet përtërirë pas një apo dy vjetëve. Ndër lejet me skadencë, mbizotërojnë ato të lëshuara për motive familjare me 66,6%. Në vend të dytë renditen lejet e qëndrimit për motive pune (24,6%), 1,6% janë lejeqëndrime për studime, 1% për motive huamnitare e azil dhe 6,1% për motive të tjera (trajtime mjekësore, arsye fetare etj.).
Përsa u përket lejeqëndrimeve të reja, gjatë vitit 2018 shqiptarëvë u janë lëshuar 23.479 leje, 17,3% më shumë se një vit më parë, dhe më shumë se cilësdo tjetër kombësi.
Edhe mes lejeve të lëshuara shqiptarëve të ardhur në Itali gjatë vitit 2018, spikasin ato për motive familjare, 67,4%, dhe një ndër tre të ardhur për këtë motiv ishte i mitur.
Arsyet e tjera të ardhjeve e të lëshimit të lejeqëndrimit të parë gjatë vitit 2018 janë studimi (2,3%), kërkim strehimi e motive humanitare (2,6%) dhe pjesa tjetër, 20,5%, për motive shëndetësore, fetare etj.
Ardhjet për motive pune përbëjnë vetëm 7,2% dhe kjo është mëse normale po të mbahet parasysh që flukset për punë gjatë viteve të fundit kanë qenë shumë të kufizuara e thuajse vetëm për punë sezonale. Pikërisht për punë sezonale nga 5.646 jokomunitarë që kanë hyrë gjatë vitit 2018, 1.370 kanë qenë shqiptarë.