COVID do të nxisë inovacionin, Universiteti duhet tё furnizojё tregun e punёs

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ndryshimet në aspektin ekonomik do të jenë shumëplanëshe. Biznesi, nga njëra anë, ka nevojë emergjente të ristrukturojë veprimtarinë e tij, duke rikonceptuar edhe një herë produktin dhe shërbimet. Numri i subjekteve ekonomike, që zhvillojnë shitje online, duke përfshirë këtu edhe kryerjen e pagesave online, është ende i ulët.

Situata aktuale do të ndihmojë biznesin në këtë këndvështrim dhe, nga ana tjetër, do të nxitë edhe individët në përdorimin e teknologjisë, për të kryer transaksione të ndryshme financiare dhe operacionale. Pandemia shërbeu si një test për të bindur edhe skeptikët në lidhje me të mirat dhe lehtësitë që sjell përdorimi i teknologjisë.

Kjo, patjetër do të shoqërohet, nga njëra anë, me rritjen e kërkesave të biznesit për të ofruar këto shërbime, dhe nga ana tjetër me rritjen e trysnisë ndaj qeverive, për të rregulluar kuadrin ligjor në lidhjen me vlefshmërinë e operacioneve online, si dhe në dixhitalizimin e shërbimeve të ofruara prej tyre.

Mendoj që trendi botëror do të kapë edhe vendin tonë, dhe si rrjedhojë ne mund të gjendemi përpara një fakti ku kërkesa për të zhvilluar dhe për të implementuar teknologji të reja të jetë më e madhe sesa mundësia jonë për ta mbuluar atë.

Problematika është shumëplanëshe, dhe secili prej tyre do vëmendje të veçantë.

Së pari, duhet të pranojmë që jemi një vend me popullsi të vogël dhe si rrjedhojë, edhe sasia e ekspertizës që mund të ofrojmë për vendet e tjera do të jetë në proporcion.

Faktikisht vitet e fundit, është vënë re rritje e kërkesës së brezit të ri për t’u profilizuar në fusha të teknologjisë së informacionit dhe kjo duket lehtësisht në rritjen e kuotave për degët përkatëse në universitetet e ndryshme publike e jopublike. Por sasia jo gjithmonë do të thotë cilësi. Departamenti ynë e uli numrin e studentëve, që pranoheshin në vitin e parë, nga 500 në 300, pasi u vu re që prurja e pranueshme në vitet e fundit sillej rreth këtij numri. Kjo vjen edhe sepse degët tradicionale si mjekësia apo ekonomiku, parapëlqehen ende prej gjimnazistëve cilësorë.

Besoj se këtu duhet të punohet për të sensibilizuar opinionin e përgjithshëm mbarëkombëtar për mundësitë e punësimit që ka kjo fushë. (Sensibilizimi nga tregu do kohën e vet dhe është më i gjatë). Theksoj që një pjesë e madhe e prindërve, mendojnë që përdorimi i mirë i rrjeteve sociale të bën ekspert në informatikë dhe që nuk ka kuptim të studiosh për një fushë të cilën mund ta mësosh me kurse, duke bërë një analogji me gjuhët e huaja.

Së dyti, hapja e kufijve sjell edhe dukurinë e emigracionit, i cili në fushën e Teknologjisë së Informacionit ka qenë i lartë, pasi ekspertët informatikë integrohen menjëherë në tregun europian e botëror. Ky fenomen është i pashmangshëm dhe u ndodh edhe vendeve më të zhvilluara prej nesh, si Italisë p.sh. Këtu do t’u sugjeroja kompanive të ndryshojnë mënyrën e sjelljes ndaj punonjësve, duke iu ofruar me tepër se vetëm një pagë të mirë. Përmirësimi i kushteve të punës, përfshirja në pronësi me kuota të vogla, ofrimi i benefiteve sociale si edhe shoqërimi i këtyre me lidhjen e fortë familjare e shoqërore të individit shqiptar, mendoj se do ta ulte fenomenin e emigracionit.

Gjithashtu sot ka një debat shumë të madh midis biznesit dhe universitetit. Biznesi akuzon që universiteti nuk nxjerr produkt të gatshëm për tregun e punës dhe që ata duhen të investojnë përsëri në këta studentë që diplomohen.

Kërkesa e tyre është rrjedhojë logjike e trendit konsumist që mbizotëron sot në botë. N.q.s do të bëja një analogji, biznesi kërkon teknikë të lartë ndërtimi, ndërkohë që universiteti përpiqet të prodhojë inxhinierë. Dua të theksoj, se universiteti nuk prodhon fuqi punëtore, por individë të formuar e të aftë të analizojnë probleme dhe të përshtaten kudo nëse u jepen hapësirat e duhura.

Një zgjidhje për këtë mund të jenë shkollat profesionale ose akademitë, prej nga ku mund të dalin programues me shumicë dhe të aftë menjëherë për tregun e punës. Por duhet të theksohet, që shumica e këtyre do të jenë vetëm programues dhe nga shumë pak prej tyre mund të presësh që të rriten profesionalisht e të përdoren si analistë e arkitektë sistemesh. Gjithsesi mund të shihet si një treg “fason” i mirëfilltë, me mundësi pune të madhe dhe me aftësi pagese të mirë.

Nga këndvështrimi im, mendoj që biznesi ngatërron pritshmëritë. Masivizimi i kuotave, gati 20 herë më i madh këto 15 vitet fundit, ka ulur nivelin e studentit mesatar dhe kjo përkthehet në më shumë punë për integrimin e kësaj force në biznes. Gjithashtu biznesi punëson studentë, të cilët janë ende në vitin e tretë Bachelor apo vitin e parë master, dhe si rrjedhojë, edhe pjekja e tyre intelektuale është në proces.

Universiteti i ka të gjitha mundësitë të prodhojë në nivelin e kërkuar nëse ofrohet mbështetja e duhur nga biznesi. Kjo pasi pedagogëve u është dhënë mundësia të jenë pjesë e projekteve të mëdha informatike të prodhuara në vendin tonë, duke i bërë këta të fundit më afër industrisë.

Nga ana tjetër, biznesi pret produkt të gatshëm, duke mos investuar vetë. Pra ose biznesi do afrohet me universitetin dhe të jetë pjesë integrale e formimit të këtyre studentëve, ose do t’i duhet të investojë vetë më vonë personalisht tek ata. Aktualisht nuk ndihet një afrim i biznesit, por përkundrazi një pjesë e tyre nxisin një frymë jobashkëpunuese, duke mos u dhënë leje punonjësve të tyre të ndjekin mësimin apo edhe të japin ndihmesë, si pedagogë të jashtëm gjatë orarit të punës.

Nga Dr. Denis Saatçiu i Departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT 

Burimi origjinal, këtu: