“Albanian Tourism” revista që promovon produktet shqiptare në Amerikë

E enjte, 25 Prill, 2024

Afërdita Elezi, autore dhe botuese e revistës turistike “Albanian Tourism” (Turizmi Shqiptar), flet për Shqipërinë e për rolin promovues të revistës, në një intervistë për emisionin “URA”.

Revista dygjuhëshe “Albanian Tourism”, e themeluar në New York, i ka dedikuar një seksion të vecantë promovimit të produkteve shqiptare në SHBA. Në këtë mënyrë, kjo revistë mbështet prodhimet shqiptare dhe i ndihmon të bëhen të njohura në tregun amerikan.  Elezi, përtej publikimit të kësaj reviste, shfaqet shpesh në mediat amerikane për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

“Unë reklamoj Shqipërinë për tregun jashtë vendit dhe po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi për ta promovuar revistën jashtë Shqipërisë. Promovimi në Amerikë për Diasporën shqiptare por edhe për vetë amerikanët ka qenë iniciativë e miqve të mi por edhe e imja personalisht, me anë të njerëzve që unë bashkëpunoj këtu në Amerikë. Bashkëatdhetarët tanë këtu janë shumë kuriozë për revistën sepse një pjesë e madhe ka vite që nuk janë kthyer në Shqipëri dhe nuk kanë parë se çfarë ka ndryshuar. Ky është edhe qëllimi ynë: Të tregojmë se çfarë ka ndryshuar në Shqipëri”, shprehet Afërdita.

Gjithashtu ajo përpiqet që në SHBA të marrë pjesë në çdo aktivitet që organizon komuniteti shqiptar në mënyrë që të komunikojë me interesat e tyre. Puna e saj më e madhe është tek shqiptarët që kanë lindur në SHBA dhe t’u tregojë atyre sesa e rëndësishme është që ata të njohin vendin e origjinës.